A do të jetë dyshja Makron-Dragi udhëheqëse e Evropës pas largimit të Merkel?
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Nga Nancy Qian ?Project Syndicate?
Përveçse u shtynë me 1 vit, Lojërat Olimpike të Tokios 2020 janë shoqëruar nga debate të forta. Sipas një sondazhi më të fundit, 78 për qind e qytetarëve japonezë mendonin se Lojërat duhet të anuloheshin, për shkak të shqetësimeve që ka sjellë pandemia.
Që nga ai moment, mediat japoneze kanë vënë në qendër të vëmendjes faktin se jo të gjithë atletët pjesëmarrës (përfshirë 100 nga Shtetet e Bashkuara), janë të vaksinuar kundër Covid-19. Në krye të këtyre shqetësimeve të pashembullta të shëndetit publik janë çështjet politike shumëvjeçare, si për shembull ankesa e zakonshme se Lojërat Olimpike inkurajojnë nacionalizmin ose shovinizmin.
Çdo ngjarje e këtij lloji prodhon një garë mbi numrin e parashikuar të medaljeve midis pretendentëve të mëdhenj si SHBA-ja, Kina, Japonia, Britania e Madhe dhe Rusia (e cila po merr pjesë në Lojërat e Tokios si ?Komiteti Olimpik Rus?, pas ndalimit të vendit për doping).
Regjimet politike në mbarë botën, e pranojnë se sportet mund të forcojnë identitetin kombëtar dhe se në veçanti Lojërat Olimpike, mund të të japin një lloj statusi në skenën botërore. Qeveritë i kanë përdorur prej kohësh Lojërat Olimpike për t?u thënë qytetarëve të tyre:?Ne i organizuam ato!?.
Në vitin 1936, Hitleri përfitoi shumë nga Lojërat Olimpike të Berlinit, vend që ishte përzgjedhur që në vitin 1931, 2 vjet para se të ngjiteshin në pushtet nazistët. Në vitin 1964, japonezët i përdorën Lojërat Olimpike të Tokios për t?i treguar botës rehabilitimin e tyre të plotë pas Luftës së Dytë Botërore.
Dhe në vitet 1980, ato u shndërruan në një armë të Luftës së Ftohtë, me SHBA-në që bojkotoi Lojërat Olimpike të Moskës të vitit 1980 dhe sovjetikët që bojkotuan Lojërat e në Los Anxhelesit në vitin 1984.
Vlera politike e Lojërave Olimpike, është një nga arsyet pse qeveritë janë të gatshme të paguajnë aq shumë për t?i organizuar ato. Kina shpenzoi 40-44 miliardë dollarë-më shumë se çdo vend tjetër në histori deri në atë kohë-për të pritur Lojërat Olimpike Verore të Pekinit në vitin 2008.
Ajo u tejkalua nga Rusia, e cila shpenzoi rreth 50 miliardë dollarë për të pritur Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014. Thyerja e rekordit të shpenzimeve dhe aneksimi i Krimesë në të njëjtin vit,e rritën ndjeshëm popullaritetin e presidentit Vladimir Putin në mesin e rusëve.
Nuk ka dyshim se ngjarjet sportive ndërkombëtare, mund të përforcojnë aspektet më të pakëndshme të nacionalizmit, si në rastin e Lojërave të Berlinit të vitit 1936. Historikisht, Lojërat Olimpike u kanë kujtuar njerëzve të pushtuar sovranitetin e tyre të humbur.
Kështu deri në vitin 1924, atletët polakë mund të fitonin medalje vetëm duke përfaqësuar vende të tjera. Dhe për breza të tërë, atletët nga Republikat Sovjetike të aneksuara me forcë, si shtetet baltike dhe Ukraina, u detyruan të përfaqësonin Bashkimin Sovjetik ose të mos garonin fare.
Por ndjenjat e frymëzuara nga ngjarjet sportive ndërkombëtare, nuk janë që të gjitha të këqija. Dëshira kolektive për të fituar, mund të zbusë diskriminimin kundër pakicave, si në rastin kur establishmenti amerikan njohu talentin e atletit me ngjyrë Xhesi Ouens, që fitoi 4 medalje ari në Lojërat Olimpike të Berlinit, duke frymëzuar breza të rinjsh afro-amerikanë.
Dhe më së fundmi, aftësia fenomenale e yllit të tenisit Naomi Osaka, ka nxitur shumë japonezë të kapërcejnë paragjykimet tradicionale etnike dhe gjinore. Ndezja nga Osaka e pishtarit olimpik të Tokios do të ketë pasoja të rëndësishme sociale në të gjithë Japoninë, në mos në të gjithë Azinë Lindore.
Po ashtu garat sportive i ofrojnë mundësi një vendi të ri të krijojë ndjenjën e tij të kombësisë. Pjesëmarrja e Nelson Mandelës në Lojërat Olimpike të Barcelonës, simbolizoi daljen e Afrikës së Jugut nga regjimi i Aparteidit.
Në fundin e viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, kroatët u mblodhën për të brohoritur për kampionin e Uimbëlldonit në tenis Goran Ivanisheviç, dhe yllin e basketbollit Toni Kukoç. Ndërkohë sot bjellorusët mund të krenohen me atleten Daria Domraçeva dhe yllin e tenisit Viktoria Azarenka.
Së fundi, ngjarjet sportive ndërkombëtare janë gjithashtu një mundësi unike për ndërtimin e kombit patriotik në vendet që kanë ndarje të brendshme. Për shembull, studiuesit kanë zbuluar se kualifikimi për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Kupën e Botës, e zvogëlon ndjeshëm konfliktin etnik në vendet afrikane Sub-Sahariane, pasi pjesëmarrja në këto kompeticione u jep qytetarëve një përvojë të përbashkët, dhe e zvogëlon mosbesimin midis grupeve etnike.
Sigurisht, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njeh 206 komitete olimpike kombëtare, vetëm 14 vende zënë gati gjysmën e 11.326 atletëve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Dhe të14-ajanë pjesëtare të OECD, përveç Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë PBB-në e 2-të dhe të 11-ën më të madhe në botë.
Nuk është e habitshme, që të njëjtat vende dominojnë në medaljet e fituara dhe lajmet sportive. Gjithsesi Lojërat Olimpike kanë një rëndësi të madhe për 192 vendet e tjera, për të cilat dëgjojmë të flitet pak.
Për këto vende më të vogla, më të reja ose më të varfra, Olimpiada nuk ka të bëjë me fitimin e më shumë medaljeve apo pretendimin e statusit të superfuqisë. Thelbi është thjesht të ndajnë me të tjerët përvojën e pjesëmarrjes. Lojërat ofrojnë vlefshmëri dhe unitet kombëtar, dhe kësisoj një shans për të ndërtuar stabilitetin ekonomik dhe politik.
52 Lojërat që janë zhvilluar që nga koha kur Pier dë Kubertin themeloi Olimpiadën moderne, kanë prodhuar shumë pasoja të padëshirueshme. Por ndërkohë ato janë dëshmuar se janë edhe një forcë pozitive në shumë vende, veçanërisht tek ato vende që duken më pak të rëndësishme për sa i përket medaljeve dhe fuqisë gjeopolitike./CNA.al
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Nga David Gardner “The Financial Times”Presidenti i plotfuqi...
Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të ci...
Nga Christian Kemp “The Conversation”Pajisja përgjuese më e ...
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...