Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Christian Kemp ?The Conversation?
Pajisja përgjuese më e sofistikuar që gjendet sot në tregun botëror, mund të jetë subjekt i abuzimeve. Kjo sipas një investigimi nga 17 organizata mediatike nga 10 vende të botës. Dekonspirimet nga të dhënat e shërbimeve sekrete dhe analizat e telefonave, tregojnë se softueri i mbikëqyrjes, Pegasus, është përdorur për të shënjestruar dhe spiunuar telefonët e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve investigativë, politikanëve, studiuesve dhe akademikëve.
NSO Group, kompania izraelite e inteligjencës kibernetike që e ka krijuar Pegasus, këmbëngul se licencon softuerin e tij që klientët e saj, që janë zakonisht qeveritë të kenë aftësi mbikëqyrëse për luftën ndaj krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.
Kompania i ka etiketuar raportet nga gazetarët investigativë si një ?fushatë të egër shpifëse?, mbi të cilën nuk do të komentojë më. Megjithatë, themeluesi dhe kreu ekzekutiv i NSO Group, ka pranuar më herët se ?në disa rrethana, klientët tanë mund ta keqpërdorin sistemin?. Duke qenë se kjo kompani e ka shitur softuerin e tij në 40 vende të botës, duke përfshirë disa prej atyre vendeve që mbajnë rekord për korrupsion dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, pretendohet se Pegasus është keqpërdorur në mënyrë të konsiderueshme, duke e minuar lirinë e shtypit, lirinë e mendimit dhe demokracitë e lira dhe të hapura.
Këto zbulime, janë treguesi më i fundit se industria e mbikëqyrjes është tashmë jashtë kontrollit, pasi klientët e licencuar janë të lirë të spiunojnë këdo, si qytetarët e zakonshëm ashtu edhe kriminelët e dyshuar. Ne mund të jemi duke ecur drejt një bote, në të cilën asnjë telefon nuk do të jetë i sigurt nga sulme të tilla.
Pegasus vlerësohet si përgjuesi më i përparuar në treg. Ai mund të depërtojë tek pajisjet e viktimave, pa qenë e nevojshme që këta të fundit të klikojnë mbi ndonjë link të caktuar që u dërgohet. Sapo futet brenda, fuqia që zotëron Pegasus për ta shndërruar një telefon në një mjet mbikëqyrës, është shumë befasuese.
Softueri hidhet menjëherë në veprim duke kopjuar mesazhe, fotografi, video dhe përmbajtje të shkarkuara për t?i dërguar sulmuesit. Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm tinëzare, Pegasus mund të regjistrojë telefonata dhe të gjurmojë vendndodhjen e një objektivi, teksa aktivizon në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë kamerën dhe mikrofonin e një telefoni.
Me këtë aftësi, një telefon i infektuar nga ky softuer vepron si një përgjues në mur, që sheh, dëgjon dhe raporton në vazhdimësi bisedat intime dhe të ndjeshme të subjektit që është vënë nën përgjim. Prova për keqpërdorimin e Pegasus, ka pasur edhe më herët.
Ai u implikua në hakerimin e pretenduar të telefonit të miliarderit ameirkan Xhef Bezos nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite në vitin 2018. Vitin që pasoi, u zbulua se disa avokatë dhe aktivistë indianë ishin shënjestruar nga një sulm i Pegasus përmes WhatsApp.
Zbulimet e reja sugjerojnë se Pegasus është përdorur për të përgjuar presidentin e Meksikës Andres Manuel Lopez dhe 50 anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, përfshirë miqtë, familjen, mjekët dhe ndihmësit, kur ai ishte një politikan në opozitë.
Po ashtu Pegasus është përmendur për përgjimin e Rahul Gandit, rivalit aktual politik të kryeministrit indian Narendra Modi. Depërtimi i Pegasus është zbuluar tek telefonat që i përkasin familjes dhe miqve të gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashoxhi, dhe ka të dhëna se Pegasus mund të jetë përdorur gjithashtu nga një klient i meksikan i kompanisë izraelite NSO, për të shënjestruar gazetarin meksikan Secilio Pineda Birto, që u vra në vitin 2017.
Edhe pse fuqia e Pegasus është tronditëse, kjo pajisje është larg nga të qenit një dukuri e re. Softueri bazë u krijua që në fillim të viteve 1990. Tani është një industri në lulëzim, me mijëra blerës të interesuar.
Baza e industrisë së mbikëqyrjes, janë mjetet më të thjeshta të përgjimit që shiten për më pak se 70 dollarë në faqet e errëta të rrjetit, të cilat mund të kenë qasje në distancë tek kamerat, dhe të regjistrojnë të dhënat e vendndodhjes së subjektit që përgjohet.
Përdorimi i një pajisjeje të tillë nga maniakët seksualë dhe partnerët abuzivë, është një problem shqetësuese në rritje. Pastaj është sigurisht edhe rrjeti i mbikëqyrjes globale, që u denoncua publikisht nga Eduard Snouden në vitin 2013.
Ndërkohë në vitin 2017, ne mësuam se si një ekip sekret i programuesve elitë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, kishin zhvilluar një armë të përparuar të spiunazhit kibernetik të quajtur ?Eternal Blue?, e cila u vodh nga grupimi i hakerëve ?Shadow Brokers? dhe u shit në rrjetin e errët.
Ishte po ky softuer, që më vonë do të përdorej si shtylla kurrizore e sulmit kibernetik famëkeq të vitit 2017 ?Wannacry?, që shënjestroi sistemin shëndetësor kombëtar dhe qindra organizata të tjera. Kur u publikuan deklaratat e Snouden, shumë njerëz u tronditën kur mësuan mbi shkallën e mbikëqyrjes, që kanë bërë të mundur teknologjitë dixhitale.
Por të paktën ky spiunim masiv ishte zhvilluar dhe kryer brenda agjencive të inteligjencës shtetërore, të cilët kishin një lloj legjitimiteti. Ne nuk jemi duke debatuar më mbi të drejtën e shtetit për të shkelur të drejtat tona vetjake.
Zbulimet mbi Pegasus, tregojnë se kemi mbërritur në një realitet të ri, të pakëndshëm, ku mjete shumë të sofistikuara të spiunazhit po shiten në një treg të hapur. Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e plotë të ndikimi të Pegasus mbi privatësinë dhe demokracinë tonë kolektive.
Pa transparencë, ne nuk kemi asnjë lloj ideje se si dhe në çfarë rrethanash është licensuar Pegasus, kush ka autorizimin për të përdorur atë, në cilat rrethana mund të revokohet një licencë, apo cilat rregulla ndërkombëtare janë në dispozicion të policisë kundër abuzimeve të këtij softueri.
Dëshmitë e deritanishme, sugjerojnë se Pegasus është keqpërdorur, ndaj nevojitet një përgjegjësi dhe mbikëqyrje më e madhe. Ne gjithashtu duhet të përpiqemi të rindezim debate të rëndësishme rreth kontrolleve mbi prodhimin dhe shitjen e sistemeve të tilla./Përshtatur nga CNA.al
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ajo ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me...
Bota jonë do të marrë fund një ditë. Pyetja e vetme është se...
Nga Martin Pengelly“The Guardian”Javën e shkuar, “The Guardi...
Nga Ross Clark “The Spectator”Greta Tunberg ka deklaruar se ...
Nga Helen Andrews “The American Conservative”Profesoreshë Kr...
Nga Nicholas R.Longrich “The Conversation”Njerëzit e ndrysho...
Misteri dhe intrigat janë diçka e natyrshme në Selinë e Shen...
Nga Rachel Anne Gillett “The Conversation”Gjatë gjuajtjes së...
Një studim i ri i jashtëzakonshëm nga një drejtues në njërën...
Historia na ka njohur me siguri me disa përballje të pabesue...
Nga Elisabeth Braw “Foreign Policy”Midis fundit të vitit 201...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...