LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenjtëria e një lumi/ Çfarë përfaqëson “Gang”, i adhuruar nga miliona njerëz në Indi?

21 Korrik 2021, 20:00, Blog CNA
Shenjtëria e një lumi/ Çfarë përfaqëson

Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të pakufishme, dhe disa nga civilizimet më të mëdha antike kanë lindur pikërisht në brigjet e lumenjve. Por askush prej tyre nuk arriti një famë të tillë si ?Goddess Ganga?, lumi Gang.

Për nga fama ai mund të krahasohet vetëm me lumin Nil, që mbështeti zhvillimin e qytetërimeve të mëdha egjiptiane. Lumi Gang shtrihet në 2.510 km gjatësi në territorin e Indisë. Ai rrjedh nga majat e  Himalajeve deri në oqeanin Indian në Gjirin e Bengalit.

Në këtë udhëtim të gjatë ky lum i shërben një popullsie prej rreth 400 milionë njerëzish.

Ai rrjedh përmes më shumë se 100 qyteteve, të mëdhenj dhe të vegjël, dhe disa prej tyre janëqytetet më të vjetra të mbijetuara në planet.

Po pse ky lum cilësohet i shenjtë? Në besimin Hindu, uji konsiderohet i shenjtë, pasi ka fuqi pastruese shpirtërore dhe natyrore për të hequr mëkatet nga trupi i njeriut. Miliona njerëz që lahen çdo vit në ujërat e Gangut, janë të bindur se kjo gjë do t?i pastrojë ata nga mëkatet e tyre, duke i ndihmuar në rrugën e tyre për tek?moksha? ose shpëtimi i tyre. Ata besojnë se pirja e ujit të Ganguy gjatë frymës së tyre të fundit, do ta çojë shpirtin e tyre në parajsë. Asnjë ?pooja?(ritual) nuk mund të jetë i plotë pa përdorimin e ujit të Gangut.

Gangu, i personifikuar si perëndesha Ganga, ka një pozicion jetik në panteonin Hindu. Paraqitjet e perëndeshës Ganga ndryshojnë, por ajo zakonisht portretizohet si një grua e bukur që mban një kurorë të bardhë . ?Automjeti hyjnor? ose vahana e saj është ?Makara?, një krijesë fantastike me kokën e një  krokodili dhe bishtin e një delfini.

Hyjnesha Ganga shihet në përgjithësi figura e nënës dhe thërritet si ?Ma Ganga? ose ?Ganga Mata? (nënë) nga Hindusët. Për të kuptuar shenjtërinë e lumit Gang, duhet të fillohet me burimin e tij në akullnajën Gangotri në Himalaje, dhe më konkretisht ne qarkun Utarkashi të Utarakhand, ngjitur me Tibetin.

Akullnaja është një nga më të mëdhatë Himalajeve. Afro 31 km e gjatë dhe afro 3.2 km e gjerë. Në disa vende, ajo është edhe më e gjerë, deri në 4 km. Fundi i akullnajës Gangotriështë burimi kryesor i Ganges dhe quhet Guomukh. Në gjuhën sanskrite, Gau do të thotë ?lopë? dhe Mukh do të thotë ?fytyrë?.

Forma e akullnajës mendohej se i ngjante një lope, ndaj mori këtë emër. Rreth 19 km nga akullnaja është qyteti më i afërt fetar, Gangotri. Edhe pse Gaumukh është origjina e vërtetë e Gangut, në fillim ujërat e akullnajave derdhen në lumin Bagirati.

Është kjo arsyeja pse lumi Gang quhet gjithashtu Bagirati në shumë pjesë të Indisë, si dhe historikisht në shkrimet e shenjta antike. Lumi Bagirati është një nga dy lumenjtë që bëhen Gangu i shenjtë, dhe konsiderohet degë kryesore. Në mitologjinë hindu, perëndesha Ganga është e vetmja e lidhur me të tre perënditë e rëndësishme të Triadës:Shiva, Vishnu dhe Brahma.

Në shkrimet e shenjta si Puranas (tekste të shenjta hindu), si dhe disa mite, Ganga është vajza e mbretit Himavat dhe mbretëreshës Menavati, të cilët ishin gjithashtu prindër të Parvatit, gruas së zotit Shiva dhe motrës së Ganga. Në një rast Ganga i kërkoi zotit Shiva të martohej me të, por ky i fundit e refuzoi, duke u martuar me Parvati.

Gjithsesi ai e ndihmoi Gangan të mbetet e shenjtë deri në fund të Universit dhe i dha asaj fuqinë e heqjes së mëkateve. Ndërkohë, ekziston një mit tjetër i famshëm rreth Ganga, historia e të urtit Durvasa dhe mallkimi që ai bëri për Gangan.

Durvasa shfaqet në mitologjinë hindu një perëndi që zëmërohet shpejt, duke mallkuar cilindo që nuk e pëlqente atë. Njerëzit e admironin Durvasan, por vetëm nga frika, dhe perënditë dhe demonët e panteonit hindu kishin frikë nga vizitat e tij. Ata ishin gjithnjë të kujdesshëm të shmangnin ofendimin ndaj tij.

Kur perëndesha Ganga ishte e vogël, ajo ishte plot ligësi. Një herë, kur Durvasa ishte duke vizituar parajsën, një erë i fryu papritmas duka ia rrëzuar një copë pëlhure nga trupi i tij. Të gjithë perënditë, duke e njohur Durvasan si një perëndi që zemërohej, kthyen kokën pas. Askush nuk guxoi të qeshte me të.Por Ganga ishte e vogël dhe nuk mundi ta përmbante të qeshurën. I zemëruar me GanganDurvasa e mallkoi menjëherë, duke thënë se ajo nuk e meritonte të jetonte në parajsë. Përkundrazi duhej të derdhej si një lumë nëpër faqen e Tokës.

Ganga u mërzit kur dëgjoi mallkimin, vrapoi te Durvasa dhe i ra ndër këmbë. Ky i fundit u pendua për atë që kishte bërë. Por nuk mund të bënte dot asgjë. Në vend të kësaj, ai ofroi një bekim për të ndjekur mallkimin. Ganga do të ishte lumi më i pastër në botë, dhe kushdo që lahej në atë lumë do të ishte në gjendje të pastronte të gjitha mëkatet.

Për këtë arsye, Ganga la qiellin dhe erdhi në botë si lumi Gang. Por ka edhe shumë mite të tjera dhe të ndryshme rreth Gangas dhe ardhjes së saj në Tokë, në epopen hindu si RamayanaMahabharata dhe Puranas.

Një nga historitë më të njohura dhe më të qëndrueshme sillet rreth stërnipit të mbretit Sagara,  Bagirat. Ky mit i famshëm flet për një luftë të madhe midis Devave (perëndive) dhe Asuras(demonëve). Pas shumë vitesh luftë, perënditë triumfuan. Ndërkohë demonët u përpoqën të fshiheshin nga perënditë dhe hynë nëntokë ose thellë nëpër dete.

Perënditë u përpoqën t?i gjenin por pa rezultat. Më në fund, ata i gjeti Agaista. Por për ta bërë këtë, ai duhej të pinte të gjithë ujërat e detit. Asurat ishin të pafuqishme për t?u fshehur dhe u vranë nga Indra, mbreti i Devave. Por në kushtet kur Agaista kishte konsumuar të gjithë ujërat e botës, lindi një problem i ri:Si do të mbijetonin njerëzit pa ujë?

Të gjithë iu lutën Indrës, dhe ai urdhëroi të krijohej një lumë, që rrjedh nga qielli në tokë.

Ai e urdhëroi Shivën  ta ndihmonte. Në të njëjtën kohë, një mbret me emrin Sagara u bëpërmes magjisë me 60 mijë djem. Ai kreu një yajna (një ofertë simbolike hindu) në të cilën një kalë u dërgua në të gjithë botën.

Kali u kap dhe u fsheh nga Asuras, dhe të gjithë djemtë e Sagaras e kërkuan të dëshpëruar.

Ata u ndeshën me orakullin Kapila, të cilin e akuzuan gabimisht për fshehjen e kalit. Kjo gjë e shqetësoi meditimin e Kapilës. Ai hapi sytë e tij gjithë inat, duke shkrumbuar të gjithë djemtë e Sagaras.

Më vonë, nipërit e Sagaras gjetën hirin e baballarëve të tyre dhe nisën të kryenin ceremonitë e varrimit. Për këtë, ata kishin nevojë për ujë të shenjtë për ritet funerale, në mënyrë që viktimat të liroheshin përmes ?moksha? dhe të ngjiteshin në parajsë. Sagara dhe nipërit e tij u përpoqën së pari të hynin në lumin e shenjtë Gang nga qielli, por nuk ishin në gjendje ta bënin atë.

Shumë nga nipërit u përpoqën që ta bënin Gangun të derdhej mbi tokë në mënyrë të moderuar, por të gjithë dështuan. Më në fund erdhi Bagirat, një nga stërnipërit e Sagaras, duke shprehur pendesë të thellë për mëkatet e njerëzve të tij dhe e lavdëroi perëndeshën Ganga.

Hyjnesha, e lumtur me këtë shfaqje pendese, u shfaq para tij dhe e nxitit të kërkonte ndihmën e Shivës, për të mbajtur dhe ekuilibruar rrjedhën e lumit Gang. Ende sot, pasuesit e vërtetë të fesë hindu besojnë se Gangu nuk është thjesht një lumë por një perëndeshë e vërtetë.

Larja në Gangesin e shenjtë mund të lajë të gjitha mëkatet, dhe çdo Hindu shpreson të lahet në këto ujëra. Çdo vit miliona pelegrinë vizitojnë HariduarRishikeshVaranasiPatnaKolkataGangasagar, dhe të gjithë lahen në bregun e lumit Gang.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins ? Bota.al

Lajmet e fundit nga