Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Nicholas R.Longrich ?The Conversation?
Njerëzit e ndryshojnë vazhdimisht botën ku jetojmë. Ne u vëmë zjarrin fushave, i kthejmë pyjet në ferma, dhe shumojmë bimët dhe kafshët. Por me njerëzit diktojmë jo vetëm botën tonë të jashtme. Ne krijojmë botët tona të brendshme dhe riformojmë mendjet tona.
Një mënyrë për ta bërë këtë, është duke e përditësuar ?softuerin? tonë mendor përmes miteve, feve, filozofisë dhe psikologjisë. Tjetra është të ndryshojmë ?harduerin? tonë mendor, trurin dhe e bëjmë këtë përmes substancave të ndryshme.
Sot, njerëzit përdorin mijëra përbërës psikoaktivë, për të ndryshuar përvojën e tyre në këtë botë. Shumë prej tyre e kanë burimin tek bimët dhe kërpudhat, të tjerat i prodhojmë. Disa, si kafeja dhe çaji, rrisin përqendrimin; të tjerat, si alkooli dhe drogat, e ulin atë.
Drogat psikiatrike ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore, ndërsa ato psikedelike e ndryshojnë realitetin. Ne e ndryshojmë kiminë e trurit për të gjitha llojet e arsyeve, duke përdorur substancat për qëllime rekreative, sociale, mjekësore dhe ritualistike.
Ndonjëherë kafshët e egra hanë fruta të fermentuara, por ka pak prova se ato hanë bimë psikoaktive. Ne jemi ?kafshë? të pazakonta për shkak të entuziazmit tonë për t?u dehur dhe për të qenë lart me humorin. Por kur, ku dhe pse nisi gjithçka?
Droga nisi të përdoret që në epokën e Pleistocenit
Duke pasur parasysh dashurinë e njerëzimit për drogën dhe alkoolin, shumëkush supozon se konsumimi i tyre është një traditë e lashtë, madje parahistorike. Disa studiues kanë sugjeruar se pikturat prehistorike nëpër shpella, janë bërë nga njerëzit gjatë kohës që kanë përjetuar gjendje të ndryshuara të vetëdijes se tyre.
Të tjerët, ndoshta të frymëzuar më shumë nga halucinogjenët sesa nga provat e forta, sugjerojnë se drogat kanë shkaktuar evolucionin e vetëdijes njerëzore. E megjithatë ka çuditërisht pak prova arkeologjike mbi përdorimin e ilaçeve parahistorike.
Gjuetarët-grumbullues afrikanë – Bushmenët, Pigmejtë dhe Hadzabet – ka të ngjarë ta jetojnë jetën e tyre në mënyra të ngjashme me kulturat njerëzore paraardhëse. Dëshmia më bindëse për përdorimin e drogave nga njerëz të tillë të hershëm, është një bimë potencialisht halucinogjene.
Kaishe, e përdorur nga shëruesit e popujve Bushmenë, e cila supozohet se i bënte njerëzit ?të çmenden për një fare kohe?. Por teksa ka një debat sesa shumë e kanë përdorur Bushmenët drogën, ka pak prova për përdorimin e drogës nga gjuetarët-mbledhës.
Por pavarësisht bimëve dhe kërpudhave të larmishme që ka Afrika, njerëzit e hershëm e përdornin rrallë drogën, ndoshta vetëm për të kaluar në gjendje transi gjatë ritualeve.
Ndoshta stili i tyre i jetesës nënkuptonte se ata e ndienin rrallë nevojën për t?u arratisur nga realiteti.
Ushtrimet fizike, rrezet e diellit, natyra, kalimi i kohës me miqtë dhe familjen, janë që të gjithë antidepresantë të fuqishëm. Për me tepër drogat janë të rrezikshme. Ashtu siç nuk duhet ta ngisni makinën kur jeni të dehur, është e rrezikshme të ngriheni në këmbë kur luanët përgjojnë nëpër kaçube, ose kur në luginë të pret një fis armiqësor.
Jashtë Afrikës
Kur emigruan nga Afrika rreth 100.000 vjet më parë, njerëzit eksploruan toka të reja duke hasur edhe në substanca të reja. Njerëzit zbuluan lulëkuqet e opiumi në Mesdhe, dhe kanabisin dhe çajin në Azi. Arkeologët kanë gjetur prova të përdorimit të opiumit në
Evropë që në vitin 5.700 Para Krishtit.
Farat e kanabisit janë gjetur në gërmimet arkeologjike që datojnë 8.100 vjet Para Krishtit në Azi, dhe historiani i lashtë grek Herodoti raportoi se Skithët e përdornin rregullisht marijuanën në vitet 450 Para Erës Sonë. Çaji nisi të përdorej në Kinë që në vitin 100 Para Krishtit.
Ka të ngjarë që paraardhësit tanë të kenë eksperimentuar me substanca para kohës që sugjerojnë provat arkeologjike. Gurët dhe qeramika ruhen mirë, por bimët dhe kimikatet prishen shpejt. Për aq sa dimë, Neandertalët mund të kenë qenë të parët që kanë pirë duhan.
Por arkeologjia sugjeron se zbulimi dhe përdorimi intensiv i substancave psikoaktive ndodhi shumë më vonë, pas Revolucionit Neolitik në vitin 10.000 Para Erës Sonë, kur ne shpikëm bujqësinë dhe civilizimin. Kur gjuetarët udhëtuan nëpër urën tokësore të Ngushticës së Beringut 30.000 vjet më parë në Alaskë dhe u drejtuan për në jug, ku zbuluan duhanin dhe kokainën.
Por për disa arsye, amerikanët indigjenë ishin veçanërisht të magjepsur pas psikedelikëve.
Kështu përfshihen kaktus pejote, kaktusi San Pedro, Datura, Salvia, Anadenantera, Ajahuaska dhe mbi 20 lloje të kërpudhave psikoaktive. Po ashtu indigjenët e Amerikës shpikën konsumin hundor të duhanit dhe halucinogjenëve. Ata ishin të parët që përdorën drogën – një praktikë që më vonë u huazua nga evropianët.
Shpikja e alkoolit
Një hap i madh në evolucionin e shthurjes morale ishte shpikja e bujqësisë, pasi bujqësia bëri të mundur prodhimin e pijeve alkoolike. Ajo krijoi një tepricë sheqernash dhe niseshteje, të cilat kur lihen të fermentohen, shndërrohen në mënyrë magjike në pije të fuqishme.
Njerëzit e shpikën alkoolin shumë herë në mënyrë të pavarur. Pija alkoolike më e vjetër daton në vitin 7.000 Para Erës Sonë në Kinë. Vera fermentohej në Kaukaz që në vitin 6.000 Para Erës Sonë. Sumerët e shpikën birrën në vitin 3.000 Para Erës Sonë. Në Amerikë, aztekët prodhonin pije nga të njëjtat agave që përdoren sot për tekilën.
Ndërsa në Amerikë duket se kanë qenë veçanërisht të rëndësishëm psikedelikët, qytetërimet euroaziatike dhe afrikane duket se kanë preferuar më shumë alkoolin. Vera ishte thelbësore për kulturat e lashta greke dhe romake.
Arkeologjia sugjeron që alkooli dhe drogat janë përdorur prej mijëvjeçarësh, që nga shoqëritë e hershme bujqësore. Por ka pak prova se ato janë përdorur nga gjuetarët-mbledhës të hershëm. Kjo nënkupton diçka në lidhje me shoqëritë bujqësore, dhe civilizimet që krijuan për të promovuar përdorimin e substancave.
Por pse? Ka të ngjarë që qytetërimet e mëdha të kenë nxitur inovacione të të gjitha llojeve:në qeramikë, tekstile, metale, dhe në substanca psikoaktive. Ndoshta edhe alkooli dhe droga e ndihmuan gjithashtu zhvillimin e civilizimit, pasi kjo tendencë mund t?i ndihmojë njerëzit të shoqërohen me njëri-tjetrin, perspektivat e ndryshuara nxitin krijimtarinë, dhe kafeina na bën më produktivë.
Dhe mund të jetë më e sigurt të dehesh me alkool apo të pish drogë në një qytet, sesa në savanën e egër. Një hipotezë më e zymtë është që përdorimi i substancave psikoaktive, është zhvilluar si një kundërpërgjigje ndaj sëmundjeve të civilizimit.
Shoqëritë e mëdha krijojnë probleme të mëdha – luftërat, epidemitë, pabarazitë në pasuri
dhe pushtet – ndaj të cilave individët janë relativisht të pafuqishëm. Ndoshta kur njerëzit nuk mundeshin të ndryshonin dot rrethanat e tyre, ata vendosnin të ndryshonin mendje./CNA.al
Misteri dhe intrigat janë diçka e natyrshme në Selinë e Shen...
Nga Rachel Anne Gillett “The Conversation”Gjatë gjuajtjes së...
Një studim i ri i jashtëzakonshëm nga një drejtues në njërën...
Historia na ka njohur me siguri me disa përballje të pabesue...
Nga Elisabeth Braw “Foreign Policy”Midis fundit të vitit 201...
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekziste...
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Marsin e vitit të kaluar, kur n...
Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell....
Nga Judith Miller “The Hill”Xho Bajden dhe Donald Trump nuk ...
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...