LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse kaq shumë evropiano-lindorë janë ende nostalgjikë për komunizmin?

20 Korrik 2021, 06:23, Blog CNA
Pse kaq shumë evropiano-lindorë janë ende nostalgjikë

Nga Helen Andrews ?The American Conservative?

Profesoreshë Kristen Godsi e Universitetit të Pensilvanisë në SHBA, e pa veten në telashe në vitin 2017 kur botoi një artikull në ?The New York Times? me titull ?Pse gratë kishin një jetë seksuale më të mirë nën socializëm?.

Godsi vuri në dukje se gratë e Evropës Lindore raportuan në sondazhe se kishin 2 herë më shumë orgazma se sa gratë perëndimore. Reagimi në mediat sociale ishte e shpejtë dhe brutal. ?E kush merakosej se mungonte buka kur në vend të saj mund të bënte seks?- shkroi dikush në Twitter.

?Seks më i mirë? Para,apo pasi burrat e tyre ishin dërguar në gulagë??-pyeste një tjetër. Titulli i shkrimit mund të ketë merituar talljet që mori, por jo vetë studimi i Godsi. Është ironike që kaq shumë kritikë të saj në Twitter deklaruan se nëse Godsi mendonte se komunizmi ishte aq i shkëlqyer,ajo duhet të bisedonte me njerëzit që e jetuan vërtetë atë.

Por është pikërisht kjo puna që bën studiuesja për të jetuar. Etnografe dhe profesore e studimeve ruse dhe të Evropës Lindore, Godsi ka udhëtuar shumë nëpër vendet e ish-bllokut sovjetik, duke intervistuar shumë qytetarë të zakonshëm mbi mënyrën se si ata e shohin regjimin e vjetër dhe pasardhësin e tij kapitalist.

Sado tronditëse që mund të duket për lexuesit amerikanë, shumë prej tyre preferojnë ende të parën. Tani Godsi i është bashkuar politologut Miçëll Orenshtein për një studim gjithëpërfshirës të të gjitha provave pse janë përkeqësuar gjërat për Evropën Lindore që nga viti 1989.

Pesë vende, përfshirë Ukrainën dhe Serbinë, kanë ende sot PBB më të ulëta se sa në vitin 1989. Norma e vdekshmërisë në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë, u rrit me 50 për qind ose më shumë në dekadën e parë pas vitit 1989, për shkak të vrasjeve dhe alkoolizmit, ndër patologjitë e tjera shoqërore.

Edhe sot, nivelet e vdekjeve nuk janë kthyer në nivelin e tyre të vjetër. Asnjë nga vendet nuk ka të njëjtat norma të lindshmërisë. Këto statistika mund të shpjegojnë arsyen pse një sondazh i vitit 2009 i qendrës kërkimore amerikane Pew mbi 9 vende postkomuniste, zbuloi se vetëm në Republikën Çeke shumica thanë se ?njerëzit e zakonshëm kanë përfituar në shumicë nga ndryshimet që ndodhë në vitet 1989-1991?

Kudo tjetër, shumicat thanë se ata kanë përfituar ?jo shumë? ose ?aspak?. Një sondazh i vitit 2006, tregoi se vetëm 30 për qind e evropiano-lindorëve mendonin se situata ekonomike ishte më e mirë në vendin e tyre sesa në vitin 1989.

Në asnjë vend shumica nuk ra dakord se ?një ekonomi tregu, është më e preferueshme nga çdo formë tjetër e sistemeve ekonomike?. Shumica e të anketuarve preferuan një ekonomi të planifikuar ose thanë:?Për njerëz si unë, nuk ka shumë rëndësi!?.

Por varfëria nuk shpjegon sesi ka mundësi që njerëzit të shprehin nostalgji për komunizmin, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. I njëjti sondazh i vitit 2006, tregoi se më pak se 40 për qind e njerëzve, thanë se situata politike në vendin e tyre ishte përmirësuar që nga tranzicioni.

Por vetëm 15 për qind thanë se kishte më pak korrupsion. Në Poloni, kur u pyetën ?Kur ka qenë jeta më e lehtë për ju??, thuajse dy herë më shumë njerëz thanë ?Para vitit 1989? sesa ?Aktualisht?. Edhe besimi që njerëzit kanë tek njëri-tjetri pësoi një rënie të ndjeshme pas vitit 1989.

Po çfarë u mungon njerëzve nga komunizmi? Për disa, janë përfitimet e stilit sovjetik të jetës,si sigurimi i një pune dhe subvencionet për ngrohjen. Për të tjerët, janë elementë si siguria fizike, e cila ishte më e madhe në ditët para se të rriteshin nivelet e vrasjeve, dhe krimi në rrugë të ishte më i toleruar.

Në komunizëm alkooli shitej vetëm në dyqane të caktuara dhe gjatë orëve të caktuara, gjë që e bënte abuzimin më pak të zakonshëm nga sa është tani. Largimi i më të arsimuarve ka qenë shumë i madh. Kur vendet postkomuniste u anëtarësuan në Bashkimin Evropian dhe hapën kufijtë e tyre, u bë befas shumë më e vështirë të gjeje mjek në qytete si Sofja dhe Bukureshti, për të mos përmendur fshatin.

Cilido që ishte mjaftueshëm i zgjuar dhe ambicioz sa për të marrë një diplomë në mjekësi, ishte zakonisht aq i zgjuar dhe ambicioz sa të emigronte jashtë. Por ndërkohë ekzistojnë gjithashtu faktorë më të paqartë si krenaria kombëtare dhe vetë-respekti, të cilët është e vështirë të vlerësohen.

Por Godsi ka gjetur mënyra për t?i bërë ato të dukshme në statistika. ?Rëniet më të lehta në jetëgjatësinë e njerëzve ndodhën në vendet me performancën më të dobët ekonomike si Serbia, Gjeorgjia dhe Turkmenistani?- vëren ajo.

Nacionalizmi e zhyti Serbinë dhe Gjeorgjinë në luftëra vetë shkatërruese me fqinjët e tyre, por nga ana tjetër i pengoi të zhyteshin në anominë e shteteve të tjera postkomuniste. Vendet më pak shoviniste u dominuan nga qetësia,edhe kur ekonomitë e tyre shkuan mirë. Kryeqytetet më të begata të Evropës Lindore sot kanë të njëjtat qendra tregtare që shesin të njëjtat mallra të konsumit dhe shfaqin të njëjtët filma si Londra, Parisi apo Nju Jorku.

Por ajo që në qytetet perëndimore duket si zhvillim,në lindje mund të perceptohet si përfundimi i gabuar i një pushtimi. Shumica e studiuesve e kanë hedhur poshtë ?nostalgjinë e kuqe? si të prapambetur dhe joracionale.

Gati askush nuk beson se ka pasur një rënie të ndjeshme të standardeve të jetesës në Poloni, thotë ekonomisti amerikan Xhefri Saks, që ka qenë mbështetës i ?terapisë së shokut?në cilësinë e këshilltarit ekonomik i qeverisë së Solidarnost.

Si shembull, ai citon ?një bum të vërtetë në pronësinë e produkteve të qëndrueshme të konsumatorëve (makina, TV, video, makina larëse, frigoriferë, kompjuterë personalë dhe gjëra të ngjashme)?. Narrativa zyrtare është se vendet postkomuniste kanë pasur një ?tranzicion të kurbës J?, pra një rënie të përkohshme të standardeve të jetesës, e pasuar nga një përmirësim i qëndrueshëm.

Por kohët e fundit, disa ekspertë kanë filluar ta pranojnë me turp se jo të gjitha gjërat janë rozë. Zakonisht kjo merr formën e një pranimi, sipas të cilit tranzicioni ka pasur?fitues? dhe ?humbës?, dhe këta të fundit meritojnë kompensim për paaftësinë e tyre për t?ia dalë nën kapitalizëm.

Siç shprehej dikur Strob Tallbot, ndoshta Evropa Lindore kishte nevojë për ?më pak shok dhe për më shumë terapi?. Por kjo qasje është thuajse po aq e gabuar sa edhe ajo e Saks. Termi ?humbës? nënkupton se këta njerëz e meritojnë deri diku rënien e tyre në pasuri dhe status. Por ata nuk po ndëshkohen vetëm për përtacinë dhe zakone të tjera të këqija të epokës komuniste. Por edhe për gjëra për të cilat ata nuk kanë faj, si për shembull që nuk janë të përshtatshëm intelektualisht për ekonominë e dijes.

Në disa raste, ata po ndëshkohen për gjëra që në të vërtetë janë të mira, si dëshira për të qëndruar në një vend. A e bën vërtet dikë ?humbës ?të menduarit se evropiano-lindorët më të aftë nuk duhet të emigrojnë që të gjithë në Evropën Perëndimore?

Amerikanët e kanë dëgjuar të njëjtën vijë ndarëse mes ?fituesve? dhe ?humbësve? këtu në SHBA. Ekspertët kanë nisur ta pranojnë se globalizimi dhe ngritja e Kinës ka lënë miliona amerikanë në pikë të hallit. Por sipas tyre, e vetmja gjë që duhet të kishim bërë ndryshe, është të kishin një rrjet më të fortë sigurie për t?i bërë gjërat më të lehta për humbësit./CNA.al

Lajmet e fundit nga