web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e ndryshuan paratë historinë e njerëzimit

24 Korrik 2021, 06:35, Blog CNA

Nga Jacob Wilkins ?History of Yesterday?

Ato janë një forcë e fuqishme lëvizëse, që na motivojnë dhe diktojnë vendimet tona të përditshme. Ato janë një dukuri e qëndrueshme në të gjithë botën. Kudo që të shihni, qytetarët e shekullit XXI janë të fiksuar pas parave.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet, ka pasur një periudhë në historinë tonë, kur paratë as që ekzistonin. Tregtia mbështetej tek shkëmbimet mall me mall, një sistem që ishte larg ideales. Por paraja e revolucionarizoi shoqërinë, duke u bërë shumë shpejt forma më e mirë e besimit të ndërsjellë që kishte parë bota ndonjëherë.

Një sistem me të meta

Para vitit 10.000 Para Erës Sonë, njerëzit nuk kishin para. Familjet mbijetonin duke u marrë me gjueti, peshkim dhe duke prodhuar ato për të cilat kishin nevojë. Mishi, manaferrat, arrat, veshjet, ilaçet, blerja e të gjitha këtyre materialeve u nxit nga nevoja për të mbijetuar.

Situata ndryshoi kur njerëzit nisën që të jetonin në bashkësi më të mëdha. Në zonat e populluara dendur nisën të shfaqen profesionistë të aftë, si këpucarë, mjekë, marangozë dhe peshkatarë.

Teorikisht, çdo objekt mund të tregtohet nëse të dyja palët bien dakord mbi formën e shkëmbimit. Lëkura e kafshëve mund të tregtohet për disa peshq. Shërbimi mjekësor mund të tregtohej për një sasi lënde drusore. Mollët mund të tregtoheshin për një palë këpucë. Ky sistem ishte i njohur si ekonomia e shkëmbimit.

Por kjo lloj ekonomie kishte jo pak të meta. Kjo pasi nuk ekzistonte asnjë njësi matëse universale për përcaktimin e vlerës së një sendi. Gjithçka bazohej në mendimin subjektiv të individëve të përfshirë në një transaksion të caktuar.

Dhe si për t?i përkeqësuar gjërat më tej, ekonomia e shkëmbimit mbështetej tek të dyja palët që dëshironin diçka që e ofronte tjetri. Prandaj, tregtia mund të ishte shumë e ngadaltë dhe zhgënjyese. Qeniet njerëzore kishin nevojë për diçka ndryshe, dhe përgjigjja ishin paratë.

Të besuara më shumë se asgjë tjetër

Paraja është gjithçka që mund të përdoret për të paguar për mallra dhe shërbime të caktuara, dhe ky koncept i thjeshtë e ndryshoi përgjithmonë historinë e njerëzimit. Ajo na dha mundësi të kuptojmë dhe krahasojmë vlerën e mallrave të ndryshëm, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikase tregtinë.

Shumë kohë para shpikjes së monedhave dhe kartëmonedhave,në vende të ndryshme kanë ekzistuar forma të tjera parash. Kështu, elbi u përdor nga sumerët në Lindjen e Mesme, bajamet u përdorën në Indi, ndërsa guaskat e detit u përdorën në Afrikë, Azinë e Jugut dhe Oqeani. Pavarësisht nga forma që marrin, paratë funksionojnë pasi të gjithë besojnë tek vlera e tyre.

?Paraja është një sistem i besimit të ndërsjellë, dhe jo vetëm një sistem i çfarëdollojshëm i besimit të ndërsjellë:paratë janë sistemi më universal dhe më efikas i besimit reciprok i ideuar ndonjëherë?- shkruan historiani izraelit Juval Noah Harari në librin?Sapiens:Një histori e shkurtër e njerëzimit?.

Me kalimin e kohës, qytetërimet antike nisën që ta përdorin metalin si një formë parash. Pesha e arit, argjendit dhe bronzit u përdor për të blerë mallra. Sidoqoftë, tregtarët e pandershëm mund t?i mashtronin të tjerët duke përzierë në to metale më pak të vlefshme për të rritur peshën. Fatmirësisht, njerëzimi e rregulloi këtë problem duke shpikur diçka që përdorim edhe sot.

Rëndësia e monedhave

Monedhat u prodhuan për herë të parë në 640 Para Erës Sonë gjatë sundimit të mbretit Aliates të Lidisë në Azinë Perëndimore. Monedhat kishin një peshë të standardizuar. Ato ishin prej ari ose argjendi, dhe kishin të shtypur vlerën e tyre.

Edhe qytetërime të tjera, si Perandoria Romake, filluan që të prodhonin  monedha e tyre. Ndërsa bota po vazhdonte që të ndahej nga kultura, gjuha dhe feja, monedhat prej ari dhe argjendi ishin universale. Ata ishin të lehta për t?u ruajtur, transportuar dhe numëruar.

Paratë prej letre u shfaqën për herë të parë në Kinën e shekullit XI, dhe me kalimin e kohës tregtarët në të gjithë globin filluan që ta përdorin këtë metodë, sidomos kur tregtonin jashtë vendit. Monedhat dhe kartëmonedhat, kanë mbetur një pjesë dominuese e civilizimit njerëzor që nga ajo kohë. Por në vitin 1983, një shpikje ndryshoi gjithçka.

E ardhmja

Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën e përdorimit të parave. Në fillim, ishin kryesisht pronarët e bizneseve që e përdorën botën dixhitale për të kontrolluar financat e tyre. Sot ne mund të blejmë dhe shesim artikuj vetëm përmes klikimit të një butoni, dhe të gjithë po i menaxhojnë paratë e tyre përmes internetit.

Sado e habitshme që mund të duket, sot mbi 90 për qind e të gjitha parave në botë ekzistojnë aktualisht në internet. Dhe kjo tendencën po thellohet. Shumë shpejt, monedhat dhe kartëmonedhat do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe paratë do të ekzistojnë vetëm brenda një realiteti dixhital./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga