web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të padukshmit”/ Problemi i nënvlerësuar i emigrantëve ilegalë në Evropë

23 Korrik 2021, 06:23, Blog CNA

Nga Lucio Palmisano ?Linkiesta?

Të fundit në radhë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për vaksinimin apo për çështje më të zakonshme, në Evropë ekziston një kategori njerëzish që janë të detyruar t?u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe të gjitha llojeve të shtypjes:emigrantët pa një leje qëndrimi.

Sipas qendrës kërkimore amerikane Pew, në vitin 2017 kishte rreth 4.8 milion njerëz që jetonin në Evropë pa dokumentate të rregullta, një numër që ndoshta është rritur që nga ajo kohë. Gjithsesi, shumë shtete ende vazhdojnë të mos i marrin aspak parasysh të drejtat e tyre, duke mos harruar ndërkohë detyrimet e tyre.

?Atyre që thonë se nuk mund të mirëpresim më emigrantë, ne u përgjigjemi me forcë se mirëpresim shumë pak prej tyre, se është e mundur të mirëpresim më mirë, se nuk është më e mundur që t?i konsiderojmë emigrantët si nën-njerëz duke i lënë të vdesin në det, të enden lakuriq para portave të Evropës, apo të mbijetojmë në trotuaret e qyteteve tona, a thua se ata nuk janë njerëz si gjithë ne të tjerët?- nënvizon një artikull i botuar në të përditshmen franceze ?Le Monde?,me autorë 3 deputetë nga partia e Gjelbër, duke përfshirë francezin Janik Gado dhe 2 akademikë.

Një provë për këtë vjen direkt nga Brukseli, më saktësisht nga kisha Saint-Jean-Baptiste-au-Béguinage, epiqendra e një revolte që po zgjat prej gati 2 muajsh. Këtu mbi 400 emigrantë ilegalë kryesisht nga Nepali, Maroku, Tunizia, Egjipti, Pakistani, kanë filluar një grevë urie kundër masave të ashpra të marrjes së lejes së qëndrimit nga qeveria liberale e Alekandër De Kru.

?Nuk do të ketë më legalizim kolektiv të tyre?- theksoi Sami Mahdi, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë që nga tetori 2020. Mahdi nuk i pëlqen mënyra radikale që kanë zgjedhur emigrantët për të protestuar kundër kësaj qasjeje.

?Unë besoj se është e papranueshme të përdorësh një grevë urie për të anashkaluar rregullat. Kjo do të anashkalonte procesin e gjatë të cilit i janë nënshtruar 8.000 studentë dhe 15.000 të huaj me leje të rregullta qëndrimi?- theksoi Mahdi. Për këtë të fundit, situata rrezikon të jetë shumë e rrezikshme.

Në raste të tilla një pjesë e madhe e besueshmërisë së tij politike është në rrezik, duke pasur parasysh që në Flandër, rajoni i tij i origjinës, partia e tij Demokristianët dhe Flamandët, janë gjithnjë e më shumë nën presionin e rritjes të së djathtës ekstreme Vlaans Belang, një lëvizje që aspiron të luajë një rol kyç në zgjedhjet e planifikuara për në vitin 2024.

Në pritje të një sinjali konkret nga politika, grevistët, të cilët tani kanë kaluar 50 ditë grevë urie, po fillojnë të tregojnë shenja të zbutjes. Organizata si Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij, po përpiqen të ndihmojnë njerëzit që kanë arritur në kulmin e dëshpërimit, duke përfshirë raste të gojëve të qepura me pe, kërcënimeve me grevë dhe të etjes apo përpjekjeve për vetëvrasje.

Dhe precedentët nuk parathonë ndonjë gjë të mirë. Në vitin 1981 në burgun Maze të Belfastit në Irlandës e Veriut, të burgosurit irlandezë hynë në një grevë urie për njohjen e statusit si të burgosur politikë. Më i famshmi nga të gjithë grevistët, Bobi Sands, vdiq pas 66 ditësh, ndërsa një tjetër pas vetëm 46 ditësh grevë urie.

Edhe këtë herë arsyeja e këtyre gjesteve ekstreme është shumë e qartë. ?Nëse largohemi nga këtu, të gjithë do të mbetemi të pastrehë?- u tha një banor gazetarëve të ?Le Monde?.

Për këtë arsye, të gjithë grevistët refuzuan takimin në një zonë neutrale të propozuar nga Sekretari i Shtetit, duke e parë si një lloj kurthi. Nëse në Belgjikë, ku vlerësohet se ka 100-150 mijë emigrantë ilegalë, çështja është shumë politike, përjashtim nuk bën as pjesa tjetër e Evropës.

Një shembull është Danimarka, ku një ligj i miratuar në qershor parashikon zhvendosjen e azilkërkuesve në një vend të tretë jashtë Bashkimit Evropian, një episod që shënon një kthesë të fortë tek e djathta ekstreme e qeverisë së Mete Frederiksen.

Por nuk është vetëm Kopenhageni. Po aq i pahijshëm ishte trajtimi i autoriteteve greke ndaj një duzine emigrantësh që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Turqinë. Rezultati? Para se të ktheheshin mbrapsht, ata u burgosën, u rrahën dhe iu morën rrobat e trupit.

Dhe Athina nuk i ka për herë të parë sjellje të tilla. Në marsin e vitit 2020, ajo ia ktheu Ankarasë emigrantët vetëm me të brendshme, ndërsa në dhjetor po të vitit të kaluar ajo kishte refuzuar ankorimin e disa gomoneve në brigjet e saj, pavarësisht nga fakti se ishte natë dhe nëbord kishte edhe fëmijë.

Sjellja e Danimarkës dhe Greqisë, nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera, të cilat deri më tani kanë injoruar shumë emigrantë ilegalë në fushatat e tyre të vaksinimit, të përdorura shpesh si një justifikim për t?i raportuar ata tek zyrtarët e emigracionit.

Pa dokumentet e duhura, një njeri nuk mund të shkojë askund. Është ky realiteti i trishtë i shumë njerëzve, që në mungesë të dokumenteve që vërtetojnë vendbanimin e tyre, nuk mund të vaksinohen dot ndaj Covid-19.

Kjo theksohet në një raport të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në fillim të qershorit, që thekson se në kontinent, emigrantët janë më të rrezikuar nga infektimi ose shtrimi në spital krahasuar me vendasit.

Megjithëse Komisioni Evropian e theksoi që në muajin mars se edhe emigrantët kanë nevojë të vaksinohen, shumë shtete evropiane e injoruan këtë apel. Ndërsa Holanda, Belgjika dhe Portugalia kanë zhvilluar sisteme që i mundësojnë emigrantëve të pastrehë të marrin një dozë vaksine, e njëjta gjë nuk zbatohet kudo.

Për shembull,në Britani ku mjekët shpesh refuzojnë të vaksinojnë ata që nuk kanë një adresë banimi, apo në Gjermani, ku një ligj administrativ ende në fuqi, i detyron autoritetet publike që t?i raportojnë emigrantët pa dokumente tek zyrtarët e emigracionit./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga