Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Nga Andrew May, ?Livescience?
Këtë vit, Toka ka hyrë në një epokë të zymtë. Sipas ?Met Office?në Britaninë e Madhe, përqendrimi i dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë arriti në nivelin 150 për qind të sasisë që kishte në epokën para-industriale.
Për të parandaluar efektet më të këqija të ndryshimit të klimës, bota duhet të çojë në zero emetimet neto të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050. Por edhe nëse do ta arrinim këtë synim, kjo gjë nuk do të frenonte menjëherë ngritjen e temperaturës globale, pasi do të duhet të kalojë disa kohë për të parë efektet e zvogëlimit të CO2.
Ndikimet negative të ngrohjes globale do të vazhdojnë për dekada. Por a ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për të ulur më shpejt temperaturën globale?Një grup studiuesish në Universitetin e Harvardit, mendon se mund të jetë e mundur të arrihet një ulje e përkohshme e temperaturave globale duke rregulluar përbërjen e atmosferës së sipërme të Tokës. Studiuesit shpresonin që të testonin një pjesë të kësaj teknologjie ? dhe qëndrueshmërinë e teorisë së tyre ?që këtë verë, në atë që ata e quajnë Eksperimenti i Kontrollit të Turbullimit të Stratosferës (SCoPEx). Edhe pse testimi është pezulluar, ekipi shpreson ende që eksperimenti të vazhdojë në një të ardhme jo shumë të largët.
Burimi përfundimtar i nxehtësisë së Tokës është Dielli, që emeton drejt planetit tonë një fluks të vazhdueshëm rrezatimi me rreze infra të kuqe. Rreth 30 për qind e tyre reflektohet sërish në hapësirë ??nga atmosfera, ndërsa pjesa tjetër e ngroh planetin gjatë ditës, dhe rrezatohet sërish në hapësirë gjatë ??natës.
Në ekuilibrin delikat që ekzistonte në kohërat para-industriale, nxehtësia që hynte në Tokë kompensohej saktësisht nga sasia e humbur e saj në hapësirë, duke siguruar qëndrimin konstant të temperaturës mesatare globale.
Sot problemi është se emetimet e CO2 e prishin këtë ekuilibër, duke thithur një pjesë të nxehtësisë që duhet të rrezatohet përsëri në hapësirë, përmes bllokimit të saj brenda atmosferës. Sa më shumë dioksid karboni të ketë në atmosferë, aq më shumë rritet temperatura e planetit.
Në planin afatgjatë, njerëzit duhet të zvogëlojnë sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë, për të parandaluar efektet më të këqija të ndryshimit të klimës. Por proceset e tjera mund të prodhojnë rënie afatshkurtra të temperaturës globale.
Për shembull, shpërthimet vullkanike shpërndajnë retë e grimcave të pluhurit lart në stratosferë, një shtresë e sipërme e atmosferës, duke formuar një mburojë mbrojtëse që e parandalon një pjesë të nxehtësisë së Diellit të arrijë në sipërfaqen e Tokës.
Për shembull, shpërthimi i malit vullkanik Pinatubo në Filipine në vitin 1991, bëri që temperatura mesatare në Hemisferën Veriore të binte me rreth 0.5 gradë Celsius gjatë 15 muajve në vijim. Ekipi SCoPEx dëshiron të ndjekë të njëjtin shembull duke injektuar grimca në atmosferën e sipërme në mënyrë që të ulë temperaturën globale.
Ideja themelore ? e quajtur injeksioni aerosolik stratosferik, ose SAI ? është e thjeshtë.
Një avion i lartësive të mëdha ose një balonë me helium do të shpërndajë tufa grimcash mikroskopike të quajtura aerosole në stratosferë në lartësinë 20 kilometra ose më shumë, pra shumë më lart sesa fluturojnë zakonisht avionët.
Aerosolet do të qëndrojnë pezull në ajër. Ato janë shumë të vegjël për t?u parë si retë nga toka, por mjaftueshëm të errëta për të reflektuar sërish në hapësirë një pjesë të energjisë së diellit përsëri në hapësirë. Në simulimet teorike, SAI duket të jetë një koncept i zbatueshëm.
Raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPÇ) i vitit 2018, zbuloi se një flotë avionësh të lartësive të mëdha mund të depozitojë aerosole të mjaftueshme për të kompensuar nivelet aktuale të ngrohjes globale.
Por aerosolet duhet të plotësohen çdo disa vjet, dhe kjo metodë trajton vetëm një nga simptomat e ndryshimit të klimës, në vend që të adresojë shkakun e saj rrënjësor, efektin serë. Në rastin më të mirë, ajo është një masë parandaluese e përkohshme, që kundërshton rritjen e temperaturave ndërsa vendet ulin në të njëjtën kohë emetimet e tyre të dioksidit të karbonit.
Deri më tani, kërkimi mbi SAI ka qenë teorik, i plotësuar nga një sasi e kufizuar e të dhënave në botën reale nga shpërthimet vullkanike. SCoPEx dëshiron të bëjë matje në botën reale në kushte të kontrolluara me kujdes, duke mundësuar një kalibrim më të mirë të modeleve kompjuterike.
?Nëse duam t?u sigurojmë vendimmarrësve informacione të dobishëm se kjo skemë mund të funksionojë, ne duhet të vërtetojmë modelet tona?-thotë drejtuesit i projektit, Frenk Keutsh, nga Departamenti i Kimisë dhe Biologjisë Kimike në Universitetin e Harvardit.
Vullkanet nxjerrin kryesisht përbërje të bazuara tek squfuri. Ato jo vetëm që e ftohin atmosferën, por gjithashtu e dëmtojnë shtresën mbrojtëse të ozonit të Tokës, e cila na mbron nga rrezatimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, UV.
Prandaj ekipi i SCoPEx është duke u përqendruar tek një aerosol më pak i dëmshëm, karbonati i kalciumit, ose siç njihet në përditshmëri pluhuri i shkumësit, për të cilin studiuesit shpresojnë se do të prodhojë efektin e dëshiruar të ftohjes globale pa e dëmtuar shtresën e ozonit. / bota.al
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Nga David Gardner “The Financial Times”Presidenti i plotfuqi...
Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të ci...
Nga Christian Kemp “The Conversation”Pajisja përgjuese më e ...
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ajo ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me...
Bota jonë do të marrë fund një ditë. Pyetja e vetme është se...
Nga Martin Pengelly“The Guardian”Javën e shkuar, “The Guardi...
Nga Ross Clark “The Spectator”Greta Tunberg ka deklaruar se ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...