Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Federico Berger ?Formiche.net?
Ballkani Perëndimor është një rajon historikisht kompleks për t?u lexuar dhe interpretuar,
një çështje që i ka rrënjët pjesërisht edhe tek ndikimet e shumta që kanë prekur rajonin.
Duke filluar nga Perandoria Bizantine, duke kaluar përmes dominimit osman dhe hegjemonisë Austro-Hungareze (vetëm sa për të përmendur disa) deri në ditët e sotme,ky rajon ka qenë për shekuj me radhë një kaleidoskop jo vetëm i traditave dhe kulturave, por edhe i mosmarrëveshjeve rajonale dhe i mpleksjes së interesave të huaja.
Por cilët janë lojtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare, që po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor përmes mjeteve ekonomike, diplomatike dhe luftës informative?Së pari, është e pamundur të mos përmendësh Kinën.
Pasi ka fituar statusin e një fuqie të madhe botërore, vitet e fundit ?Dragoi? ka lëvizur me vendosmëri në skenën ndërkombëtare, duke ndjekur interesat e veta ekonomikë dhe njëkohësisht, aktivitetet e diplomacisë publike edhe në gadishullin ballkanik.
Nuk është rastësi investimi prej mbi 15 miliardë dollarë investime në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 2005-2019, apo ndërhyrjet e Pekinit në peizazhin mediatik të rajonit,që janë intensifikuar në disa mënyra.
Kështu, agjencitë e saj të lajmeve (si Xinhua apo China Radio International), kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për shpërndarjen e përmbajtjeve pro-kineze në vende të ndryshme të rajonit, duke dërguar gazetarët e tyre për një qëndrim afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
Siç u pa edhe nga veprimtaria e Kinës në fillim të pandemisë, objektivi kryesor mbetet ai i të vepruarit si një aktore dashamirëse dhe bashkë-biseduese e privilegjuar në rajon, kryesisht në dëm të demokracive të mëdha perëndimore dhe institucioneve euro-atlantike.
Dhe ai që përfiton më shumë nga kjo retorike anti-perëndimore është sigurisht Kremlini. Gjatë viteve të fundit, Rusia e ka treguar vazhdimisht gatishmërinë dhe aftësinë e saj për të ndërhyrë në hapësirën informative të këtij rajoni.
Prania e agjencisë qeveritare ?Sputnik News? (në variantin e saj Sputnik Serbia) dhe e mediave të tjera të financuara nga Moska (si Russia Beyond dhe NewsFront), e kombinuar me veçoritë kulturore dhe gjuhësore të zonës, përfaqësojnë pjesën kryesore të aktiviteteve pro-ruse të dezinformimit.
Duke filluar nga Serbia dhe e ndihmuar nga kanalet dixhitale, informacioni me origjinë në gjuhën serbe nga mediat pro-Kremlinit shtrihet midis Beogradit, Malit të Zi dhe Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës.
Pra një rrjedhë narrativash (potencialisht keq-informuese) që nuk njohin kufij, dhe në një zonë të banuar nga gati 9 milionë njerëz. Retorika, e harmonizuar me interesat strategjikë të Moskës, u forcua akoma më tej gjatë pandemisë.
Reagimi i vonuar i Bashkimit Evropian ndaj krizës shëndetësore, u ka dhënë një frymëmarrje të re narrativave kundër procesit të zgjerimit të BE-së, që është fajtore për dobësimin për shkak të ndarjeve të saj të brendshme të pretenduara.
NATO dhe Shtetet e Bashkuara, tregohen si aktorë armiqësorë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka pasur një fushatë propagandistike të madhe për të promovuar epërsinë e vaksinës ruse mbi atë perëndimore. Njëkohësisht, media pro-ruse u përpoq të rindizte tensionet etnike, mosmarrëveshjet e pazgjidhura dhe ato rajonale që nuk janë qetësuar asnjëherë.
Është pikërisht Covid-19 dhe menaxhimi i krizës shëndetësore, që mund të shërbejë si një pikënisje ku institucionet euro-atlantike mund të zhvillojnë një qasje më pro-aktive në trajtimin e retorikës anti-perëndimore.
Prej më se 20 vjetësh, NATO me misionin e KFOR-it ka kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ku mund të mbështetet tek 3 vende aleate. Në terma ekonomikë, Bashkimi Evropian është aktualisht huadhënësi dhe donatori më i madh në rajon.
Që nga fillimi i pandemisë, BE-ja ka dhënë 3.3 miliardë euro për rajonin. Por kjo paketë e madhe ndihme ka pasur një mbulim shumë të kufizuar të medias lokale. Për të parandaluar që aktorët e jashtëm t?i shfrytëzojnë këto boshllëqe komunikimi, nevojiten fushata të forta, të vazhdueshme dhe të përhapura të informacionit mbi iniciativat dhe aspektet konkrete të pranisë së BE-së dhe NATO-s në Ballkan, duke e diferencuar mesazhin në lidhje me kontekstin dhe audiencën e synuar.
Për më tepër, promovimi dhe bashkëpunimi me agjencitë e pavarura të lajmeve dhe mediat në zonë do të siguronin një dukshmëri më të madhe për të dyja institucionet, duke siguruar zhvillimin e një ekosistemi mediatik pluralist dhe të ekuilibruar në shkallë lokale./CNA.al
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Nga David Gardner “The Financial Times”Presidenti i plotfuqi...
Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të ci...
Nga Christian Kemp “The Conversation”Pajisja përgjuese më e ...
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ajo ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me...
Bota jonë do të marrë fund një ditë. Pyetja e vetme është se...
Nga Martin Pengelly“The Guardian”Javën e shkuar, “The Guardi...
Nga Ross Clark “The Spectator”Greta Tunberg ka deklaruar se ...
Nga Helen Andrews “The American Conservative”Profesoreshë Kr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...