LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza e Afganistanit do të jetë së shpejti edhe e Evropës

16 Gusht 2021, 07:45, Blog CNA

Nga Bruno Maçães ?Politico.eu?

Diskutimet në mbarë Kabulin këto ditë janë kryesisht të zymta, pasi biseda kthehet gjithmonë tek të njëjtat pyetje:A do të bjerë Kabuli? Kur do të ndodhë kjo? Po pastaj çfarë pritet më tej? A të presim apo jo fluturimin e fundit, edhe sepse aeroporti është mbyllur, duke shpresuar të shkojmë në Islamabad apo Tashkent me makinë?

Evropianët duhet ta kuptojnë se tashmë një valë e re e refugjatëve drejt kufijve të tyre duket e pashmangshme. Edhe pse refugjatët afganë po largohen nga vendi në numrin më të madh që nga viti 2015, këtë herë ata nuk do të kenë asnjë zgjidhje tjetër.

?Të gjithë ata që njoh po planifikojnë që të largohen nga vendi. Dhe unë njoh shumë njerëz?- më thotë një ish-ministër afgan. Por kështu nuk mendojnë vetëm elitat. Një mëngjes, bëra një shëtitje të gjatë në tregun e Kabulit, i veshur me rroba afgane.

Këtu mund të blesh gjithçka. Rrugë të pafundme, me tezga të mbushura me pajisje elektronike, rroba, kafshë, pjesë makinash… Më të moshuarit më thonë se nën sundimin e  Talebanëve, këtu nuk kishte më shumë se një apo dy duzina tezgash. Ku do të shkojë ky qytet i ri, i gjallëruar?

Duke shëtitur nëpër qytet, mund të shohësh që tani refugjatë të brendshëm që ngrenë çadra në parqet e Kabulit apo që mbërrijnë në kryeqytet me të gjitha sendet e tyre të lidhura në karroceritë e makinave të tyre. Ata po arratisen nga qytetet në veri të vendit, të cilat sapo kanë rënë në duart e Talebanëve.

Kur të vijë radha e Kabulit, nuk do të ketë asnjë vend ku mund të strehohen.?Por ku do të shkojnë ata? Talibanët nuk do t?i pengojnë ata që të largohen nga vendi. Të paktën kjo është ajo që po shihet për momentin në kufirin me Iranin, dhe pika të tjera të kontrollit që janë vendosur nën kontrollin e Talebanëve.

Grupit radikal i pëlqen me gjasë ideja e zhdukjes së kundërshtimit të brendshëm përmes hapjes së kufijve. Edhe Pakistani ka të ngjarë të ketë pikëpamje të ngjashme. Ai nuk do që të mirëpresë refugjatët nga fqinji i tij, pasi shumica e afganëve që largohen nga vendi i cili e konsideron Pakistanin përgjegjës për tragjedinë që po ndodh këto javë.

Sa i përket Iranit, shumica e dëshmive që kam parë e vlerësojnë tashmë numrin e përgjithshëm të refugjatëve afganë në vend në rreth 3 milionë. Diplomatët në Kabul më sugjeruan se Irani mund të jetë i gatshëm të ndërtojë kampe refugjatësh në kufirin e tij lindor.

Por për këtë gjë do të kishte nevojë për mbështetje, dhe Bashkimi Evropian nuk është ende gati për të hedhur një hap të tillë. Politikisht, mund të jetë jo pak e vështirë të bashkëpunosh ngushtë me Teheranin.

Dhe sanksionet e vendosura nga Amerika, mund ta bëjnë të pamundur sigurimin e mbështetjes në shumat financiare që do të kërkojë regjimi në Teheran. Pastaj është edhe  Turqia, po ajo e ka arritur kapacitetin e saj maksimal absorbues.

Mbi 3 milionë refugjatë sirianë, e quajnë tani Turqinë shtëpinë e tyre, dhe opinioni publik turk është haptazi kundër çdo ardhjeje të mëtejshme të refugjatëve, veçanërisht nga Afganistani, kultura dhe zakonet e të cilit ndryshojnë dukshëm nga ato turke.

Prandaj mund të shihet qartë se ku po çon në mënyrë të pashmangshme kjo krizë. Vala e njerëzve të përvuajtur që largohet nga Afganistani, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të shkojë në Evropë.

Deri më tani, Brukseli nuk ka bërë asgjë për t?i shpëtuar ata nga makthi që po përparon në shtëpi, dhe që vazhdon të përqendrohet në çështjet e tij të brendshme. Për Brukselin çdo gjë që ndodh në Kabul, është njëlloj si të ndodhë në Hënë.

Që nga viti 2015, Bashkimi Evropian ka zhvilluar një qasje të retë ruajtjes së ashpër të kufijve të tij lindorë. Thuajse kudo janë ngritur gardhe me tela me gjemba.

Ndërkohë dronët po përdoren gjithnjë e më shumë për mbikëqyrje. Në shkurtin e vitit të kaluar, forcat greke të sigurisë i bënë përshtypje botës, kur treguan se ishin të gatshme të bënin thuajse gjithçka për t’i mbajtur refugjatët larg. Por a do të funksionojë kjo qasje edhe gjatë muajve të ardhshëm?

E vërteta është se kjo qasje nuk ka funksionuar as më parë. Kur u shfaq pandemia, flukset e refugjatëve u ndalën për një fare kohe. Por ato ishin të detyruara që të riktheheshin, dhe madje me një forcë të përtërirë.?Ndërsa po pinim çaj në kopshtin e tij një diplomat në Kabul më tha: ?Kur numrat e tyre janë shumë të larta, asgjë nuk mund t?i ndalojë. Madje as tanket!?.?

Një tjetër diplomat, që kishte dijeni për të gjitha shifrat dhe faktet që vijnë nga kufijtë me Iranin, shtoi në mënyrë dramatike:?Në fund ata do të marrin rrugën drejt Evropës. Dhe atëherë ne mund të shohim qeveritë evropiane të rrëzohen njëra pas tjetrës?.

Ky ndoshta është një skenar tejet dramatik dhe i ekzagjeruar, por plotësisht i saktë në një pikë:Në shumë vende evropiane, kriza e refugjatëve e vitit 2015 u perceptua si një ngjarje e jashtëzakonshme, që nuk do të përsëritej më. Kështu u justifikuan ngjarjet për publikun evropian.

Ishte një premisë e rreme, e cila tani do të vihet në provë.?A ka ende kohë për ta ndalur këtë tragjedi? Kjo mbetet për tu parë. Por për Evropën, do të ishte një gabim fatal shpërfillja e situatës aktuale si problemi i dikujt tjetër. Rënia e Kabulit ngre shumë pikëpyetje për mbijetesën e tij politike.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga