Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë njerëz në Evropë si modeli i stabilitetit politik. Ndërsa vendet e tjera kanë vuajtur nga një papunësi në rritje, nga nivele të pakontrollueshme të borxhit publik apo nga një valë në rritje e mbështetjes ndaj së djathtës ekstreme, kancelarja gjermane Angela Merkel tregoi se talentet e saj si një ekulibruese e politikave ishin superiore ndaj çdo sfide.
Duke mos qenë asnjëherë shumë e etur për të pasur një pikëpamje afatgjatë mbi politikën, ajo kultivoi artin më thelbësor të politikës:mbijetesën. Sigurisht edhe për të ka pasur momente të një rreziku real.
Por natyrisht që për fitore të tilla duhej paguar një kosto. Ndonëse ndërmori një seri veprimesh mbrojtëse përkundër të gjitha përpjekjeve për të zgjidhur krizën e borxhit publik të Eurozonës, ajo e humbi në fund luftën kundër një koalicioni të vendeve jugore të unionit të udhëhequr nga Franca, pa qenë në gjendje të merrte në këmbim ndonjë lëshim të rëndësishëm.
BE-ja fitoi të drejtën për të marrë hua jashtë unionit, dhe është e dyshimtë nëse kjo Kuti e Pandorës mund të mbyllet ndonjëherë. Merkel nuk u përpoq asnjëherë që të reformonte ligjin tejet liberal të azilit në Gjermani (edhe pse ajo arriti marrëveshje me Turqinë dhe të tjerët), teksa refuzoi të trajtojë në publik shqetësimet mbi çështjen e emigracionit.
Nëse Merkel do të jetë e pafat, ajo mund të jetë sërish në krye të një qeverie kujdestare, në rast se bllokohen bisedimet për krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Rezultati është gjithnjë e më i paparashikueshëm. Elektorati i sotëm karakterizohet nga ndryshime të papritura dhe të paqëndrueshme të humorit.
Edhe pse në Gjermani partia kryesore e së majtës, SPD, ka qenë vitet e fundit në një rënie historike, tani duket e mundur që një qeveri e re të udhëhiqet nga Olaf Sholc, kandidati i SPD për kancelar. Kjo sepse ai duket të jetë më popullor se rivalët e tij Armin Lashet nga CDUdhe Analena Baerbok nga të Gjelbrit, gjithnjë nëse mund t?i besojmë sondazheve të opinionit publik.
Edhe pse asnjë nga të lartpërmendurit nuk është më i preferuari në mesin e një pjese të madhe të elektoratit. Avantazhi më i madh i Sholc, është se ai konsiderohet si më serioz dhe i respektueshëm në krahasim me një Lashet qesharak apo një Baerbok plotësisht të papërvojë dhe naive.
Më e famshmja nga këto përralla, është historia se Gjermania është një vend i pasur që do të ketë gjithmonë para të mjaftueshme për çfarëdolloj sfidash me të cilat mund të përballet. Të heqësh dorë nga karburantet fosile (pa u mbështetur tek energjia bërthamore) me sa duket nuk është një problem.
Financimi i një shteti të mirëqenies sociale gjithnjë e më të kushtueshëm,nuk është sërish ndonjë problem, pavarësisht një popullsie të plakur me shpejtësi. Sholc është ndoshta njeriu ideal për të drejtuar skemën Ponzi (piramidale), në të cilën duket se do të degjenerojë gjithnjë e më shumë politika fiskale gjermane.
Sidoqoftë, nuk duhet shumë imagjinatë për të parashikuar se gjermanët një ditë do të përjetojnë një zgjim jo fort të këndshëm në realitetin e hidhur, dhe kur shtrëngimi i rripit do të jetë diçka e pashmangshme.
Ajo që do t?i duhej vërtet tani Gjermanisë është një politikan i përgatitur t?i thotë të vërtetën elektoratit, dhe për të trajtuar problemet reale që ka vendi. Fridrih Merc, rivali i vjetër i Merkelit brenda CDU-së, mund të ishte një njeri i tillë.
Por pjesërisht për shkak të sjelljes së tij, dhe pjesërisht sepse të mëdhenjtë e CDU-së kishin frikë se ai do të kërcënonte rrjetet e tyre të mbrojtjes, Armin Lashet, një figurant me talente të dyshimta, arriti që ta mposhtë atë.
Pra, kushdo që bëhet kancelar në muajt e ardhshëm, Gjermania sipas të gjitha gjasave do të gëzojë shumë pak udhëheqje të vërtetë. Politikanët do të përpiqen të promovojnë fasadën e konsensusit ndërpartiak që u ndërtua me aq mund nga Merkel, pavarësisht konflikteve në rritje në shoqëri dhe luftërave të afërta kulturore që do të mbërrijnë në mënyrë të pashmangshme në Gjermani, ashtu si në shumicën e vendeve perëndimore.
E gjitha kjo do të parathotë një qeverisje të dobët. Një dobësi e tillë mund të shihet fillimisht si një avantazh i madh nga partnerët dhe rivalët e Gjermanisë në BE, sidomos në Paris dhe Romë. Por një Gjermani pa një drejtim të qartë, e zhytur në detin e apatisë së votuesve dhe pa një ankorim të fortë, mund të tërheqë me vete drejt vorbullës pjesën tjetër të Evropës.
Shënim:Ronald G.Asch, është profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Frajburgut, Gjermani./CNA.al
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Nga Nancy Qian “Project Syndicate”Përveçse u shtynë me 1 vit...
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...