LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund t`i shpjegojë shkenca përvojat që përjetojnë njerëzit afër vdekjes?

29 Gusht 2021, 06:16, Blog CNA
A mund t`i shpjegojë shkenca përvojat që përjetojnë

Nga Alex Orlando ?Discover Magazine?

Në fund të librit ?Republika?i Platonit, Sokrati flet mbi mitin e Er, një luftëtar i vrarë në luftë. 12 ditë më vonë, burri rikthehet në jetë për të treguar botën tjetër që kishte parë. Shpirti im, thotë ai, e braktisi trupin për të mbërritur në ?një vend misterioz?, ku të tjerët gjykoheshin për veprat e tyre dhe ku qeniet plot dritë zbrisnin nga lart.

Ndërsa përvoja e Er tingëllon si legjendë, rrëfime të ngjashme janë raportuar nga njerëz real, në kultura dhe epoka të tëra të historisë njerëzore. Nga Greqia e lashtë dhe deri në ditët e sotme, njerëzit që i mbijetojnë për pak vdekjes,flasin shpesh për përvojës e largimit të shpirtit të tyre nga trupi fizik dhe hyrjes në një sferë apo dimension tjetër.

Disa përshkruajnë përjetimin e ndjenjave të forta të paqes, kalimin nëpër një tunel të errët drejt një drite shumë të fortë,teksa përjetojnë sërish ngjarjet kryesore të jetës me detaje të pasura dhe panoramike. Shkencëtarët dhe mjekët i kategorizojnë këto ngjarje si përvoja pranë vdekjes, ose NDE (Near-Death Experiences).

Ndërsa nuk ka një përkufizim të gjithë pranuar për NDE-të, ky term i referohet zakonisht përvojave mistike dhe të thella që raportojnë njerëzit kur janë afër vdekjes. Ato janë më të zakonshme tek pacientët që i mbijetojnë traumave të rënda në kokë apo arrestit kardiak.

?Pra gjendjeve kur ju keni vdekur, deri në momentin kur një mjek përdor procedurat mjekësore urgjente për t?ju ndihmuar?- thotë Brus Grejzën, psikiatër në Universitetin e Virxhinias, që studion NDE-të prej gati 50 vitesh.

Ngjarje të tilla ndodhin më shpesh sesa mund ta mendoni. Vetëm në SHBA, rreth 9 milionë njerëz kanë raportuar përjetimin e një përvoje afër vdekjes, sipas një studimi të vitit 2011 botuar në?Annals of the New York Academy of Sciences?.

Më pas këta njerëz ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e tyre. Disa zbulojnë se kanë një dëshirë më të madhe për jetën, më shumë dhembshuri për të tjerët, dhe një frikë më të vogël nga vdekja. Gjatë40 viteve të fundit, kjo dukuri është hetuar gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët.

Por pavarësisht gati gjysmë shekulli studime, studiuesit nuk bien ende dakord për atë që ndodh gjatë NDE-së, apo nëse kjo dukuri mund të arrihet të shpjegohet. Disa ia atribuojnë fluturimeve haluçinative të imagjinatës, gulçimeve të fundit të një truri që po vdes.

Por të tjerët po eksplorojnë atë që mund të zbulojnë NDE-të në lidhje me kuptimin tonë ndaj ndërgjegjes njerëzore, dhe mundësinë që ajo të vazhdojë edhe pasi vdesin trupat tanë.

Raportet mbi NDE-të, janë përmendur që nga antikiteti. Ato janë përmbledhur në Librin egjiptian të të Vdekurve, Bardo Thödol (ose Librin Tibetian të të Vdekurve ), Bibël, madje edhe në veprat e shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej.

Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, vdekja shihet si një ngjarje e thjeshtë dhe me pasoja të përhershme. ?Kur njerëzit vdisnin, nga një aksident me makinë, në luftë apo nga një infeksion, gjëja e fundit që do të ndodhte ishte ndalimi i rrahjeve të zemrës së tyre.

Kjo ngjarje ishte e pakthyeshme?-thotë Sam Parnia, drejtor i pavionit të terapisë intensive në Universitetin e Nju Jorkut. Meqë zemra është shumë e ndërthurur me funksionimin e mushkërive dhe trurit, çdo proces që sjell daljen jashtë funksionit të njërit prej 3organave do të çojë në mënyrë të pashmangshme në vdekjen e 2 të tjerëve. Edhe sot, mjekët e shpallin dikë të vdekur në momentin e saktë kur ndalen rrahjet e zemrës së pacientit.

Por në vitin 1960, vetëm 15 vjet para se të popullarizohej termi NDE, mjekët kombinuan frymëmarrjen gojë më gojë me shtypjet në gjoks për të nxitur ringjalljen kardiopulmonare. CPR, siç e quajmë sot, e ka bërë vdekjen shumë më pak bardh e zi.

Kjo praktikë, si dhe shfaqja e barnave që përdoren në njësitë e kujdesit intensiv, bëri të mundur që shumë njerëzit që e kishin kaluar pragun e vdekjes biologjike të riktheheshin pas, pra të mbaheshin gjallë përmes makinerive në mbështetje të jetës, sikurse janë edhe ventilatorët.

Parnia mendon se një ditë, shkencëtarët mund të jenë në gjendje që të shtyjnë akoma më tej pragun e vdekjes. ?Në fakt, qelizat brenda trupit tuaj nuk vdesin në moment kur vdisni ju vetë?-thotë ai. Një zbulim i vitit 2019, tregoi sesi aktiviteti i trurit tek derrat mund të rikthehej më shumë se 10 orë pasi kafsha ishte vrarë, një studim të cilin Parnia thotë se ishte i denjë për Çmim Nobel.

Edhe kur janë zhdukur të gjitha shenjat e jetës,dhe qelizat e trurit janë të privuara nga oksigjeni, disa qeliza themelore nuk vdesin për shumë orë, dhe ndoshta edhe ditë. Pra ajo që ne e quajmë ?pakthyeshmëri? e vdekjes është thjesht mungesa e mjeteve mjekësore për të sjellë dikë në jetë, thekson Parnia.

Parnia ka drejtuar një studim 4-vjeçar mbi më shumë se 100 të mbijetuar nga arresti kardiak. Ai vëren se disa prej tyre kanë parë skena nga jeta e tyre, një dukuri që studiuesit e quajnë rishikim i jetës. Parnia thekson se shumica kanë tendencën të përqendrohen tek qëllimet e tyre ndaj njerëzve të tjerë.

?Ju e gjykoni veten bazuar mbi vlerën që keni si qenie njerëzore. Pjesa më e pashpjegueshme, është se këta njerëz e përjetojnë këtë përvojë përmes prizmit të perspektivës së personit tjetër?- thekson Parnia.

Por jo të gjitha NDE-të janë pozitive. Për disa përvoja të tilla mund të jenë shumë të frikshme, të dominuara nga ndjenjat e terrorit, izolimit dhe agonisë. ?Unë kam parë shumë njerëz t?i japin fund karrierave të tyre?- thotë Grejzën.

Ndërkohë Xhon Martin Fisher, një filozof në Universitetin e Kalifornisë, dhe bashkautor i librit ?Përvoja afër vdekjes?, thotë se shpesh shpërfillet një shpjegim mbi ngjashmëritë universale të NDE-së. ?Nuk është se ne jemi në kontakt me një sferë të botës tjetër. Ne të gjithë jemi të ngjashëm. Njerëzit kanë histori të ngjashme zhvillimore, psikologji dhe tru të ngjashëm?- thekson ai.

Përtej kësaj, të gjithë njerëzit duhet të pajtohen me kërcënimin e ardhshëm të vdekjes. Kur jemi në një situatë që duket se mund të çojë në vdekjen tonë, vazhdon Fisher, ne reagojmë në mënyra të ngjashme. ?Biokimia dhe neurofiziologjia ndërveprojnë me psikologjinë tonë në mënyra komplekse për të prodhuar reagime të ngjashme?-thotë ai.

Marrë me shkurtime-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga