LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bajden vazhdon të krijojë kriza të tmerrshme, që mund të ishin shmangur shumë lehtë

28 Gusht 2021, 06:56, Blog CNA
Bajden vazhdon të krijojë kriza të tmerrshme, që mund

Nga David N.Bossie ?Fox News?

Presidentët supozohet që t?i zgjidhin problemet, dhe jo t?i krijojnë ato. Por gjatë 7 muajve të fundit, Xho Bajden – bashkë me kryetaren e Kongresit Nensi Pelozi dhe udhëheqësin e shumicës në Senat Çak Shumer – janë të specializuar vetëm mbi një gjë:krijimin e krizave, të cilat mund të ishin shmangur shumë lehtë.

Çështje pas çështje, këta të majtë radikalë po marrin vendime të tmerrshme, që rrezikojnë ta zhytin Amerikën në një krizë të thellë. Sjellja e tyre është e papërgjegjshme, arrogante dhe me një ton shurdhues, është ?triniteti i shenjtë? që përshkruan më së miri Partinë e sotme Demokratike të krahut të majtë.

Kriza më e fundit – dhe padyshim më e rrezikshmja – është katastrofa që shkaktoi Bajden në Afganistan me vendimin e tij të frymëzuar politikisht, për të tërhequr sa më parë trupat tona prej andej.

Në nxitimin e vet për të qetësuar bazën e mbështetësve të tij socialiste, Bajden i lejoi talebanët vrasës që të merrnin kontrollin e Afganistanit, duke vënë në rrezik jetën e mijëra amerikanëve, duke e turpëruar vendin tonë të madh, dhe duke na bërë më pak të sigurt dhe të respektuar si komb në arenën ndërkombëtare.

Mjerisht, Afganistani është larg nga të qenit krizae parë e shkaktuar nga ky president. Në fillim të administratës së tij, presidenti Bajden zhbëri politikat e ashpra të presidentit Trump ndaj emigracionin, duke krijuar një krizë në kufi, e cila vazhdon që jetë edhe sot jashtë kontrollit.

Në mesin e një pandemie globale, Bajden ftoi të hynin në SHBA një numër të madh emigrantësh të paligjshëm të pa vaksinuar, dhe që rezultuan pozitiv ndaj Covid-19, gjë që rrezikon seriozisht jetën e amerikanëve.

Pastaj, duke u nxitur nga kongresmenia radikale Aleksandria Okazio-Kortez,dhe ekipi socialist në Kongres, Bajden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris çuan përpara lëvizjen

e rrezikshme ?Defund Police?(Mos financo policinë), duke refuzuar të qëndrojnë përkrah burrave dhe grave tona me uniformë, pikërisht kur këta të fundit kishin më shumë nevojë.

Për shkak të veprimeve të tyre të papërgjegjshme, policia amerikane është sot më pak e respektuar, dhe një valë e re e kriminalitetit ka përfshirë kombin tonë, e nxitur nga kriminelë që kanë marrë zemër për shkak të qasjes ?së butë ndaj krimit, dhe të ashpër ndaj policisë? nga ana e demokratëve radikalë.

Xho Bajden dhe demokratët e pashpresë në Kongres, janë ndërkohë të zënë me miratimin e paketave të papërgjegjshme të shpenzimeve prej disa trilionë dollarësh, në një kohë kur ekonomia jonë është tashmë ?e mbinxehur?, dhe e mbytur nga borxhet e paqëndrueshme.

Në përpjekjen e tyre për të miratuar listën e dëshirave socialiste ndërsa janë ende në pushtet, këta të majtë radikalë kanë shkaktuar një krizë të rëndë dhe të pakontrolluar të inflacionit. Karburantet, produktet ushqimore, mallrat në përgjithësi – thuajse gjithçka është më e shtrenjtë se sa 7 muaj më parë, pikërisht për shkak të politikave të zbatuara nga demokratët.

Në fakt janë të shumta krahasimet me administratën e dështuar të Xhimi Karterit në fundin e viteve 1970. Edhe vetë presidenti Bajden e përdori në fjalimin e fundit shprehjen ?kriza e besimit?, një term që nuk ishte dëgjuar që nga koha kur Karter mbajti ?fjalimin e tij të dëshpëruar? në korrikun e vitit 1979.

Dhe nuk është për t?u habitur fakti që sondazhet mbi Bajden po shkojnë në drejtimin e gabuar. Titujt e fundit në media se ?Trump do ta mposhtte Bajden po të mbaheshin sot zgjedhjet, se atë e mbështesin më shumë gra dhe zezakë?, sugjerojnë se nevojitet një ndryshim në drejtimin e vendit.

Por këta demokratë arrogantë, nuk mund të ndalin dot gafat e tyre të përsëritura. Tani Nensi Pelozi ia ka vënë syrin sistemin tonë zgjedhor. Në kushtet kur Amerika po përballet me rikthimin e urdhrit për mbajtjen e detyruar të maskave, inflacionin, dhe një makth të sigurisë kombëtare, demokratët duan që t?i shtojnë një krizë tjetër koleksionit të tyre të krizave.

Pelosi thirri Kongesin këtë javë për të miratuar nismën e tyre të fundit irracionale, për t?i bërë zgjedhjet tona më pak të sigurta, së bashku me rezolutën e tyre të papërgjegjshme mbi buxhetin tejet majtist prej disa trilion dollarësh.

Pasi përpjekja e parë u rrëzua në Senat, e majta radikale vazhdoi të këmbëngulte dhe gjeti një mënyrë të re për të krijuar një sistem, i cili do t?i fuqizojë akoma më tej politikanët dhe burokratët e Uashingtonit të marrin nën kontroll zgjedhjet tona.

HR 4 – Akti i Avancimit të të Drejtave të Votimit të Xhon R.Ljuis i këtij viti – i emërtuar sipas ikonës së të drejtave civile dhe ish-kongresmenit amerikan nga Xhorxhia, do ta rikthente Amerikën në vitin 1965, duke injoruar të gjithë përparimin për të cilin luftoi dikur vetë kongresmeni Ljuis,dhe vdiqën shumë të tjerë.

Duket se demokratët e Kongresit, janë të vetmit amerikanë që besojnë se ne nuk kemi bërë asnjë përparim si vend që nga viti 1965. E vërteta, është se votimi nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë apo më i arritshëm sesa sot për më shumë amerikanë, dhe pjesëmarrja e votuesve nuk ka qenë kurrë më e gjerë sesa sot.

Nëse të majtët radikalë në Kongres do të kishin sukses në planin e tyre, zgjedhjet shtetërore do të mbaheshin nën kontrollin e fortë të burokratëve të pafytyrë të Uashingtonit, që kanë axhenda të fshehura politike të krahut të majtë.

Krizat e ndryshme të vazhdueshme të krijuara nga Xho Bajden – ajo në kufi, Afganistani, rritja e kriminalitetit, inflacionit – janë që të gjitha plagë të vetë-shkaktuara, të cilat do t?i kushtojnë demokratëve për pjesën tjetër të axhendës së tyre radikale në Senat, përfshirë miratimin e buxheti shtesë prej 3.5 trilionë dollarësh.

Xho Bajden dhe demokratët që rikthehen në Kongres, duhet ta kuptojnë se 7 muajt e tyre në pushtet kanë qenë një dështim total. Ata duhet të ndreqin problemet që kanë krijuar, para se të shtojnë zullumet e tyre. Përndryshe, do të jetë më siguri populli amerikan, ai që do ta bëjë këtë gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit pas 15 muajsh.

Shënim: David N.Bossie, është aktualisht president i ?Citizens United?, dhe një opinionist në Fox News. Më herët ka qenë zëvendës/menaxher i fushatës elektorale të Donald Trump në vitin 2016./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga