LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të jesh apo të mos jesh ...?/ Kush i shkroi në fakt dramat e Shekspirit?

23 Gusht 2021, 06:13, Blog CNA
Të jesh apo të mos jesh ...?/ Kush i shkroi në fakt dramat e

Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha kohërave, çuditërisht ka pak dëshmi mbi jetën e tij. Kjo mungesë burimesh i ka nxitur studiuesit të besojnë se ndoshta Uilliam Shekspir nuk ka qenë dramaturgu që ne mendojmë se ishte. Ja cilët janë njerëzite tjerë që janë hipotetizuar se janë fshehur pas emrit të shkrimtarit të famshëm.

Epo, jo dhe aq shumë. Shumica e studiuesve pranojnë se Uilliam Shekspir ka lindur në Stretford-apën-Ejvën në vitin 1564. Është interesant fakti që e gjithë familja e tij ishte analfabete dhe nuk ka dëshmi që ai vetë të jetë arsimuar në ndonjë lloj mënyre.

Në fakt, Shekspiri e shpreh emrin e tij ndryshe në çdo dokument që kanë mundur të gjejnë historianët. Ai ka nënshkruar emrin e tij si Shaxpere, Shaxberd dhe Shakespear. Ne e dimë nga një regjistër martesash se Shekspiri u martua me një grua të quajtur Ana Hetheuej.

Por dokumentet e tjera që janë zbuluar dhe që i përkasin Uilliam Shekspirit janë disa gazeta që nuk lidhen me shkrimin dhe testamentin e tij prej vetëm 3 faqesh. Në këtë testament nuk përmendet asnjë nga veprat e tij letrare. Dhe vetë testamenti nuk u shkrua në mënyrë poetike, e cila është tipike në shkrimet shekspiriane.

Ky është një term kolektiv që përshkruan të gjithë njerëzit që besojnë se ekziston një autor alternativ për dramat shekspiriane, dhe se Uilliam Shekspir u përdor për të mbrojtur identitetin e autorit të vërtetë. Autoriteti i Shekspirit u vu në dyshim për herë të parë në shekullin XIX.

Që atëherë, disa njerëz të famshëm kanë hedhur dyshimet e tyre mbi legjitimitetin e Shekspirit, përfshirë psikanalistin e famshëm Sigmund Frojd, Mark Tuein, Helen Keler

dhe Çarli Çaplin. Pra, nëse Uilliam Shekspir është vetëm një i përdorur, atëherë duhet të besojmë se janë këta anti-stretfordianë ata që kanë shkruar dramat e famshme të Shekspirit?

I dyshuari i parë është eseisti i njohur, Sër Frensis Bejkën, që ishte kandidati i parë alternativ i paraqitur si Shekspiri i vërtetë. Sipas kësaj teorie, ka shumë ngjashmëri të mëdha dhe të vogla midis veprave të botuara nga Bejkën dhe dramave të Shekspirit.

Ky i fundit ishte i mirë-arsimuar dhe zotëronte intelektin e nevojshëm për të shkruar drama të një niveli të tillë. Bejkën lindi në vitin 1561 (3 vjet para Shekspirit) dhe vdiq në vitin 1626, periudhë që përkon edhe me kohën e krijimtarisë së tij. Njerëzit që besojnë se ishte Bejkën ai që i shkroi dramat e Shekspirit, tregojnë të dhëna konkrete që i kanë nxitur ata të besojnë se Bejkën ishte autori i vërtetë i atyre kryeveprave me famë botërore.

Një individ tjetër që është hipotetizuar si shkrimtar i dramave të Shekspirit është Kristofer Marlou. Shumë studiues mendojnë se stili i të shkruarit dhe frekuenca e fjalëve dhe frazave të veçanta janë të pranishme në veprat e botuara nga të dy shkrimtarët.

Përkrahësit e Marlout besojnë se ai e falsifikoi vdekjen e tij dhe shkroi në fshehtësi dramat e Shekspirit. Një mundësi tjetër është që autori i vërtetë të jetë Eduard dë Ver, Erli i 17-të i Oksfordit. Është interesant fakti që ky i fundit shkruante shpesh me pseudonimin ?Speak -shaker?, një fjalëshumë i ngjashme me ?Shakespeare?.

Po ashtu është theksuar se Shekspiri nuk lindi i pasur, por nga ana tjetër ka shkruarmbi aristokracinë në një mënyrë shumë specifike. Ndërkohë, Eduard dë Ver ishte pjesë e njërës prej linjave më të mëdha të gjakut në Angli, e dyta vetëm pas monarkisë britanike.

Prandaj, Erli do të kishte qenë shumë i njohur me mjedisin e aristokracisë britanike. Ngjashëm, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore dhe pjesëtarët e elitës të ftuar në shfaqjet e Shekspirit, ishin të gjithë miq shumë të ngushtë të Erlit të Oksfordit. Gjithsesi, vlen të theksohet se zyrtarisht Erli vdiq para se të përfundonin të gjitha dramat e Shekspirit.

Edhe pse këto teori tingëllojnë shumë tërheqëse, studiuesit dhe historianët kanë qenë në gjendje që t?i hedhin poshtë të gjitha, dhe të argumentojnë se Uilliam Shekspir është autori i vërtetë i dramave që mbajnë emrin e tij.

Dëshmia më e rëndësishme se ishte Shekspiri ai që i ka shkruar dramat, është se në to është shkruar emri i tij. Do të duhej një sasi e madhe dëshmish për t?i shpërfillur fakte të tilla dhe jo vetëm mungesa e disa të dhënave.

Për shembull Frensis Bekjën nuk mund të ishte Shekspiri. Ai shkroi disa shfaqje për të argëtuar oborrin mbretëror. Por në to nuk kishte asnjë komplot, personazh apo konflikt që trajtohet në dramat e Shekspirit.

Në mënyrë të ngjashme, të besosh se Kristofer Marlou e falsifikoi vdekjen e tij, vetëm për t?u fshehur nën pseudonimin e Shekspirit, nuk ka ndonjë peshë akademike. Po ashtu, faktori më themelor që e eliminon hipotezën mbi Eduard dë Ver, është se ai vdiq kur sonetet e Shekspirit ishin ende duke u shkruar dhe botuar.

Njerëzit nuk mund të shkruajnë sonete pasi kanë vdekur. Edhe pse teoritë mbi autorësinë shekspiriane janë hedhur poshtë, ka jo pak njerëz që vazhdojnë të besojnë se Shekspiri nuk i shkroi vetë dramat e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga