LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhjetë dështimet e mëdha të Xho Bajden

31 Gusht 2021, 06:07, Blog CNA
Dhjetë dështimet e mëdha të Xho Bajden

Teksa po vëzhgoja ngjarjet e javëve të fundit – dhe po reflektoja mbi natyrën e presidencës

së re të Xho Bajden ?nisa të pyes veten:Edhe sa dështime dhe gafa të tjera mund të durojmë? Në vetëm 7 muaj, presidenti Bajden ka kryer një numër të jashtëzakonshëm gabimesh.

Për t?i kuptuar, vendosa të bëj një listë të tyre. Sigurisht, do të duheshin muaj kohë dhe dhjetëra shkrime për të renditur të gjitha gabimet që Bajden ka bërë në 48 vitet e tij në

politikën amerikane, ndaj vendosa ta filloj me inaugurimin e tij në janar ne detyrën e presidentit.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit në detyrë, Bajden tha:?Sot, në këtë ditë janari, unë do të angazhohem në këtë mision madhor:Bashkimin e Amerikës, bashkimin e njerëzve tanë?.Sikur Bajden të udhëhiqte si një president dypartiak, ai do të kishte formuar shumë shpejt një koalicion të fortë në Uashington, dhe do të kishte krijuar një shumicë të fortë.

Por, ai nuk e bëri këtë. Që në ditën e parë në detyrë, nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë, shumica e të cilëve ishin shumë partiake, dhe 9 prej tyre anulonin disa politika popullore dhe efektive të miratuara nga administrata Trump.

Që në fillim të presidencës, ai e riktheu Amerikën në Marrëveshjet e Klimës së Parisit, që

e kufizon Amerikën, dhe u jep hapësirë vendeve që ndotin më shumë, si Kina. Po ashtu ai anuloi ndërtimin e gazsjellësit ?Keystone XL?, që u kushtoi amerikanëve afro 30.000 vende pune, dhe solli rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

Bajden anuloi edhe eksplorimet për naftë dhe gaz në Arktik. Për shkak të këtyre veprimeve, u detyrua t?i servilosej vendeve të OPEC, duke u kërkuar atyre të rrisnin prodhimin për të ulur çmimet.

Duke synuar të shpëtonte një nga arritjet e pakta të ish-shefit të tij, Bajden synoi menjëherë t?i ribashkohej marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit, që në fakt nuk do ta pengojë Iranin në ndërtimin e armëve bërthamore. Po ashtu ai liroi nga sanksionet miliarda dollarë, që tani Irani mund t?i përdorë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për të financuar terrorizmin në të gjithë globin.

Bajden ka dështuar t?i kundërvihet Kinës, që është rivalja jonë më e madhe. Ne e dimë që Partia Komuniste Kineze e fshehu qëllimisht informacionin në lidhje me përhapjen e Covid-19 që në dhjetorin e vitit 2019. PKK e gënjeu botën mbi ekzistencën dhe origjinën e virusit, dhe e përdori Organizatën Botërore të Shëndetit për të përhapur propagandën e saj.

Bajden nuk ka bërë asgjë për t?i kërkuar llogari Partisë Komuniste Kineze. Për sa kohë që SHBA do të drejtohet nga Bajden dhe Partia Demokratike, kreu i Partisë Komuniste Kineze Xi Jinping nuk ka arsye të besojë se qeveria amerikane do të jetë një rivale serioze.

Zhvillimi historik dhe i shpejtë i vaksinave kundër Covid-19, është meritë e padiskutueshme e presidentit Donald Trump. Ndërkohë, Bajden është fajtor për vendosjen e synimeve tepër modeste për shpërndarjen e vaksinave. Ai drejtoi një fushatë kaotike në nivelin federal, dhe nxiti polarizimin e mëtejshëm të vendit mbi vaksinat.

Në korrik të këtij viti, kalimet ilegale në kufirin jugor arritën nivelin më të lartë të 21 viteve të fundit. Njëkohësisht, dëbimet e emigrantëve të paligjshëm janë në nivelin më të ulët historik. Në thelb,Bajden ia ka dorëzuar kufirin jugor cilitdo që dëshiron të hyjë, përfshirë trafikantët e drogës, qenieve njerëzore, terroristëve të mundshëm dhe kriminelëve të tjerë të dhunshëm.

Bajden ka lejuar një numër rekord njerëzish të kalojnë ilegalisht kufirin dhe të qëndrojnë në Amerikë gjatë një pandemie globale, pa asnjë kërkesë që ata të testohen për Covid-19 apo të karantinohen para se të shkojnë kudo që dëshirojnë. Ky është një nga shembujt më të qartë të përbuzjes që kjo administratë dhe demokratët kanë ndaj popullit amerikan. Është një tradhti e pastër.

Në kohën kur amerikane nisi të rimëkëmbej pas pandemisë globale, Bajden ka rivendosur rregulloret që e bëjnë më të vështirë punësimin e njerëzve, teksa ka sugjeruar një plan për shpenzimin e 8 trilionë dollarëve -përfshirë 1 trilion dollarë në projekte infrastrukturore, dhe 3.5 trilionë dollarë të tjerë në projekte liberale.

Por këto shpenzime të shfrenuara nuk do të hapin vende të reja pune. Ato do të vazhdojnë të rrisin inflacionin, ta dobësojë dollarin amerikan, të zvogëlojnë kursimet e amerikanëve në pension, dhe do t?i nxisë demokratët të rrisin sërish taksat.

Vendimi i tij për të tërhequr të gjitha forcat tona ushtarake, para se të evakuonte me siguri civilët dhe nëpunësit civilë amerikanë, është një shembull madhor se pse ai është i paaftë për të udhëhequr Amerikën. Nga shpërthimet e fundit në Afganistan u vranë 13 anëtarë të shërbimit amerikan. Presidentit duhet t?i vijë turp nga vetja.

Dështimet e fundit dhe më të mëdha të Bajden, burojnë nga paaftësia për të pranuar paaftësinë e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai vazhdon të zbatojë masa dhe t?u imponojë amerikanëve dështimet e tij. Kjo po u kushton këtyre të fundit punët, qetësinë mendore dhe tani edhe jetën e tyre. Unë sërish pyes veten:Edhe sa dështime të tjera mund të durojmë?/CNA.al

Lajmet e fundit nga