Connect with Us

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Vetingu

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Publikuar

-

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Ditën e nesërme më 07.07.2021 gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës, z. Sokol Ngresi, pritet të përballet me trupin gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku ndër të tjera do të duhet të japë shpjegime për ligjshmërinë e pasurive të tij.

Ky gjyqtar ka kaluar filtrin e parë të vetting-ut me sukses, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vlerësimin e bërë ka konstatuar se ai ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk janë konstatuar elemente, që mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë prej tij. Sipas KPK-së deklarimet e subjektit janë të mjaftueshme dhe rezultojnë të sakta dhe në përputhje me ligjin.

Duket se, siç i ndodh shpesh në fakt Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i ka “shpëtuar” pa u vënë re një apartament i blerë nga z. Sokol Ngresi në vitin 2014, nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 113,43 m2, ndodhur në qytetin e Vlorës, në vlerën 68,000 (gjashtëdhjetë e tetëmijë) euro.

Redaksia jonë ka siguruar ekskluzivisht kontratën për blerjen e këtij apartamenti, së bashku me mandatet që faktojnë kryerjen e pagesave për blerjen e tij!

Në këtë kontratë (që me siguri është thjesht rastësi që nuk është shqyrtuar nga ana e KPK-së), është parashikuar edhe mënyra se si do të kryhej pagesa nga blerësi Sokol Ngresi. Konkretisht, rezulton se ky gjyqtar, në datën 26.02.2014 kur ka lidhur kontratën e porosisë ka paguar njërin këst prej 8,000 (tetëmijë) eurosh. Nga mandatet e arkëtimit rezulton se janë kryer edhe pagesa të tjera, përkatësisht në vlerat 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 27.05.2014 dhe 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 29.09.2014. Mandatet mbajnë firmën e vetë gjyqtarit, me nënshkrim origjinal, por pavarësisht kësaj, nuk janë deklaruar në asnjë moment nga ana e tij!!!

LEXO EDHE:  Anton Martini vë me “shpatulla pas murit” KPA/ “Unë nuk jam armik”

Për të bërë të mundur kalimin e këtij gjyqtari në shkallën e parë të vetting-ut, janë kryer dy analiza financiare, ku pasi u pa që me të dhënat e siguruara doli një rezultat negativ, u përsërit edhe njëherë, u bë analizë e po të njejtave fakte e prova, duke rezultuar në një rezultat pozitiv kësaj here!

Lind pyetja, a do të kemi përsëri një rezultat pozitiv në shifra të analizës financiare për këtë gjyqtar, në rast se përfshihen edhe këto shpenzime prej 20,000 (njëzet mijë) eurosh???

Mbetet për t’u parë nëse trupi gjykues i KPA-së do të vendosë konform ligjit, apo do të përfshihet edhe ai në vorbullën e korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Prokurori përleshet me oficerët e gardës/ Vetting me grushta

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me sherr.

Sipas mediave që kanë qenë prezente në sencë, në kohë që  kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina ka shtyrë me forcë oficerët e Gardës dhe u është futur pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e e kanë nxjerrë jashtë në pak sekonda.

Përleshjes me oficerët e gardës i ka paraprirë një debat.

Sipas Birn, paraprakisht, Gina ka debatuar me oficerët e Gardës, pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej.

“Subjektet nuk kontrollohen,”  ka thënë Gina. Por oficerët kanë reaguar duke thënë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës.



Si ka nisur përplasja

Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, sipas Birn, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës.

Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Seancë me tensione/ Pasuria i “ha kokën” prokurorit Dritan Gina

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokuroitv të Tiranës, Dritan Gina.

Gina ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.

Pas tetë seancash në KPK, Dritan Gina mori sot vendimin përfundimtar nga Komisioni i Vetingut.

Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. Kështu që vendimi i KPK është marrë në mungesë.

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.



Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. “Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç’të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua?”, tha ia.

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës”, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

LEXO EDHE:  Ngërçi në Kushtetuese/ Hapen dosjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

LEXO EDHE:  Ndryshimi nuk vjen nga LSI/ A duhet SPAK t’i “tundë prangat” Monika Kryemadhit?

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se “Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç’punë kam unë tani që më dalin probleme?”.

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  Oligarku i shëndetësisë/ Nga një mjek i thjeshtë, sot zotëron miliona euro pasuri

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE