LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Komisionin e Vettingut/ Valbona Sanxhaktari pranon lidhjen me Ben Blushin

6 Korrik 2021, 09:23, Vetingu CNA
Skandal në Komisionin e Vettingut/ Valbona Sanxhaktari pranon lidhjen me

Ish-kreu i LIBRA-s, Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, kontrollon Komisionin e Vettingut.

Skandali është konfirmuar nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kërkesës së prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha, i cili ka kërkuar që të përjashtohet nga trupa gjykuese, anëtarja e KPK që po merret ne hetimet Vetting ndaj tij, Valbona Sanxhaktari.

Për këtë situatë Karanxha ka vënë në dijeni edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion me anë të një padie.

Karanxha deklaronte në padi se Drejtori i Përgjithshëm i ?Top Channel?, Ben Blushi, po ndikon nëpërmjet njohjeve personale tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit me çdo kusht  nga procesi i ?Vettingut?. 

Sipas të njëjtit, Komisionerja Valbona Sanxhaktari dhe Z.Ben Blushi kanë njohje që në vitet 2000. Nga CV- ja e publikuar në faqen zyrtare të KPK, rezulton se kjo komisionere ka filluar punë në Ministrinë e Arsimit në muajin Tetor të vitit 2001.

Nga Wikipedia rezulton se Z.Ben Blushi në periudhën 2001-2002 ka qenë Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Pra rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i ?Top Channel? ka marrë në punë komisioneren Valbona Sanxhaktari në vitin 2001 në Ministrinë  e Arsimit. (Në zbatim të nenit 13 të Kodit të Procedurës Civile ky është një fakt i njohur botërisht që nuk ka nevojë të provohet).

? Komisionerja Valbona Sanxhaktari jeton në të njëjtin pallat me Drejtorin e Përgjithshëm të ?Top Channel? tek Pallati Ambasador 3 tek Stadiumi ?Air Albania? ish stadiumi ?Qemal Stafa?, ku vlera e apartamentit te blere nga Valbona Sanxhaktari eshte 180 000 euro ne nje kohe qe ka qene juriste e thjeshte ne administrate publike.Të dy së bashku janë parë në lokalin ?Lavazza?, tek stadiumi Air Albania, ne krah te Ambasador 3, pikërisht në periudhën që televizioni Top Channel transmetonte kronika lajmesh rreth meje për shkarkimin tim. Per te provuar kete fakt duhet marre ?DVD? e kamerave te lokal ?Lavazza? tek Stadiumi si dhe kamerat e Stadiumit ?Air Albania? .Aty do te dalin edhe te dhene te rendesishme per hetimin?, thuhet në padinë e dërguar në SPAK por edhe në kërkesën për përjashtimin e Sanxhktarit nga strupa gjykuese që po merret me rivlerësimin e prokurorit Karanxha.

Skandali

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anë të vendimit numër 48, datë 23.06.2021 ka  pohuar se anëtarja Valbona Sanxhaktari, pjesë e trupës së Vetingut të Ervin Karanxhës, është takuar me Ben Blushin, gjatë kohës kur televizioni i drejtuar prej këtij të fundit, ?Top Channel?.

Bëhet fjalë për kohën kur Top Channel, sipas padisë së prokurorit, sulmonte dhe shantazhonte këtë të fundit.

?Zonja Sanxhaktari, deklaroi se në një rast ka pirë kafe në lokal ?Lavazza?, (me Ben Blushin), së bashku me persona të tjerë, por mohoi që të ketë kryer biseda që kanë lidhje me punën apo me subjekte rivlerësimi?, thuhet në vendimin  e trupës së KPK-së që ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit Karanxha për përjashtimin e komisioneres Valbona Sanxhaktari.

Nga njëra anë KPK pranon skandalin dhe nga ana tjetër e thellon atë.

Pasi nuk pranon kërkesën e prokurorit Karanxha për përjashtim të Sanxhaktarit, pavarësisht pohimeve të kësaj të fundit.

Olsi Komiçi, Firde Shuli dhe Suela Zhegu, pranojnë të bëhen pjesë e skandalit ?Sanxhaktari?, duke kërkuar prova të tjera nga Karanaxha dhe duke pranuar versionin e Sanxhaktarit.CNA.al

Lajmet e fundit nga