LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbylli dosjet në këmbim të parave?/ Hajdarmataj “mbytet” me denoncime në Vetting

22 Qershor 2021, 08:07, Vetingu CNA
Mbylli dosjet në këmbim të parave?/ Hajdarmataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i kryesuar nga, Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon ka zhvilluar një ditë më parë, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020.

Komisioneri Publik, Darjel Sina ka paraqitur shkaqet e ankimit lidhur me dy kriteret e vlerësimit të subjektit të rivlerësimit: atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit objekt ankimi dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke pretenduar se janë joobjektive, jo proporcionale, të pabazuara në ligj, në prova apo në rrethanat e çështjes.

Në mbështetje të këtyre pretendimeve, përveç disa akteve të depozituara në Kolegj më datë 15.06.2021, të cilat i ishin përcjellë paraprakisht Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja bashkëlidhur parashtrimit të sotëm, duke kërkuar riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes.

Me kërkesë të kryesueses së seancës, Komisioneri Publik u shpreh për denoncimet e ardhura në adresë të subjektit të rivlerësimit, z. Hajdarmataj, duke vlerësuar se në to nuk gjenden rrethana për t?i përfshirë në shkaqet e ankimit.

Për t?i lënë kohë të mjaftueshme Komisionerit Publik të shprehet lidhur me aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 06.07.2021, ora 12:00.

Denoncimet për mbyllje dosjesh

Komisioneri Publik, në konsideratë dhe të Rekomandimit të ONM-së, vlerëson se gjetjet dhe mangësitë e konstatuara janë të tilla që, sipas orientimit të Kolegjit, mund të vlerësohen sipas treguesve përkatës të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar, për sa kohë ka të dhëna që lidhen me tregues të natyrës cilësore, të vlerësueshme dhe të matshme, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, bazuar në nenin 4, pika 2, dhe nenin 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, konkretisht: 7

Për çështjen e transferuar, procedimi penal nr. ***, i vitit 2010, regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në të cilën subjekti ka pasur rolin e drejtuesit dhe të prokurorit të ngarkuar me hetimin e çështje.

Në denoncimin e paraqitur, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka miqësi me një shtetas me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale, duke udhëtuar shpesh së bashku jashtë shtetit nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Nga përmbajtja e akteve të procedimit penal nr. ***/2010, pa kaluar në përsëritje të zgjeruar të rrethanave të rastit, paraqitur në ankim, ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e prokurorit të çështjes, ka vendosur pushimin e procedimit penal nr. ***/2010, duke arsyetuar se: ?… jemi përpara rasteve të pushimit të çështjes, pasi ka dyshime në ekzistencën e faktit, nuk provohet ekzistenca e faktit, i cili përbën vepër penale. Në nenin 328/1, germa ?a?, 8 të K. Pr. Penale, parashikohet se ekzistenca e faktit është kusht për fillimin apo vazhdimin e procedimit penal. Në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet?.

Ndërsa në lidhje me të dhënën tjetër të denoncimit për kontaktet e subjektit të rivlerësimit me një shtetas me problem ligjore, subjekti i rivlerësimit, në përgjigje të email-it të datës 21.2.2019, të Komisionit, është përgjigjur se: ?Sa i përket shtetasit ***. ***., ju sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person?.

Procedimi penal nr. ***, i vitit 2017, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (subjekti ka qenë në rolin e drejtuesit), e cila ka shpallur moskompetencën lëndore, duke ia dërguar aktet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka vendosur moskompetencën lëndore në shkëmbim të favoreve financiare, duke e dërguar çështjen për hetim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet, vend në të cilin, më datë ***.7.2017, ishin sekuestruar 11. 650 kg lëndë narkotike Cannabis  sativa.

Procedimi penal nr. ***/2013, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (subjekti ka qenë në rolin e drejtuesit, prej marsit 2016), e cila ka shpallur moskompetencën lëndore dhe aktet ia ka dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, ku janë zhvilluar hetime në procedimin penal me nr. ***/2017.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti ka vendosur zëvendësimin e prokurorit pa asnjë shkak dhe në mënyrë të paligjshme. Ka favorizuar të dyshuarit nën hetim dhe se, me firm ën e tij, ka përcjellë çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.

Procedimi penal nr. ***/2015, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (për periudhën maj 2015 – mars 2016, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar funksionin e zëvendësdrejtuesit e më pas atë të drejtuesit), dërguar për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, ku janë zhvilluar hetime në procedimin penal me nr. ***/2016.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka vendosur moskompetencën, duke e kaluar çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, me qëllimin e vetëm që dosja të mbyllej në këmbim të përfitimeve financiare.

Procedimi penal nr. ***/2012, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Kjo e fundit ka shpallur moskompetencën tokësore, duke ia kaluar aktet Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës (ku subjekti ka qenë drejtues 2013-2015), regjistruar me nr. ***/2013.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se në këmbim të favoreve financiare, subjekti ka ndërhyrë në dosje pa asnjë akt ligjor të shkruar, qoftë dhe formal, duke hequr nga hetimi prokuroren e çështjes, ***. ***., në kundërshtim me nenin 27, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe ka vendosur në kundërshtim me ligjin moskompetencën, me arsyetimin e vetëm se Elbasani është rreth më i afërt me Tiranën se Durrësi. Ndërkohë që kishte më shumë se një vit që kishte pranuar kompetencën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Për vlerësimin e kriterit të pasurisë

Lidhur me pasuritë e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit në Deklaratën ?Vetting?, pasuri të luajtshme në formën e depozitave bankare dhe kursimeve të poseduara në cash, nga analiza financiare e kryer për periudhën 2003-2016, Komisionit i ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht për vitet 2010-2013, me një diferencë negative prej ? 980.888 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, diferencë për të cilën Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës./CNA.al

Lajmet e fundit nga