LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkohet kreu i Gjykatës Administrative të Apelit/ KPA i "pret kokën” Kastriot Selitës

18 Qershor 2021, 10:30, Vetingu CNA
Shkarkohet kreu i Gjykatës Administrative të Apelit/ KPA i "pret

KPA ka shkarkuar ditën e sotme Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë Kastriot Selitën.

Vendimi është marrë Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë.

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, fillimisht u konfirmua në detyrë me  datë 18.6.2019  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Olsi Komiçi kryetar, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi relatore.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

Gjetjet e Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa  kërkoi më pas riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhej fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  kërkoi që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendonte për konflikt interesi.

Kjo lidhej me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

Lajmet e fundit nga