"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Vettingu, ka ?hedhur në rrugë?, mbi 60 përqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i janë nënshtruar procesit.
Pjesa më e madhe e tyre, të cilët janë shkarkuar për shkak të pasurisë kanë gjetur ngushëllim në strehën e avokatisë.
Ndërkohë atë pasuri që Vettingu e ka klasifikuar si të dyshimtë vijojnë ta kenë.
Disa të rënë nga Vettingu, thjesht kanë ndryshuar profesion, bankën se ku ulen ne sallën e gjyqit, përndryshe nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.
Janë raste sporadike që kanë nisur hetimet nga Krimet e Rënda të dikurshme apo nga SPAK-u i sotëm.
Po i sjellim më poshtë rastet që janë vënë në hetim, të paktën ato që dihen zyrtarisht.
Por, ndërkohë, janë të shumta rastet e ngjashme me këto që është njoftuar se janë nën hetime dhe u është konfiskuar pasuria.
Ish-gjyqtari i lartë Admir Thanza
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është shkarkuar nga detyra në Korrik të vitit 2018.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.
Dënimi ishte dhënë në vitin 1999. Para KPK, Thanza deklaroi se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.
Nga ana tjetër DSIK deklaronte se Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.
Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij.
Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjerë.
Në Maj të vitit 2019, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua nga gjykata e Tiranës me 18 muaj shërbim prove, pasi u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit e gjysëm burg, por Gjykata vendosi shërbimin e provës.
Ish-gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi pushimin e procesit të Vetingut për Imerajn, me datë 12 shkurt 2019
Por vetëm një muaj më vonë, po ky institucion vendosi ta referojë çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila kishte për detyrë të shqyrtonte, nëse nga ky hetim administrativ kanë dalë apo jo fakte që përbëjnë vepër penale.
Në Maj të vitit 2018 Krimet e Rënda nisën hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, i cili u dorëhoq nga detyra në janar të vitit 2018.
Dhe që atëherë s?dihet çfarë ka ndodhur me këtë rast, nëse është pushuar apo kanë vijuar hetimet.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala
Me 10 shkurt të 2018, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dorëhequr nga e drejta për t?u emëruar gjyqtar Apeli.
Pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë Vettingun për Adriatik Llallën.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ish-sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, publikuan zyrtarisht, se Adriatik Llallës dhe familjes së tij, nuk u lejohet hyrja në SHBA.
Më pas Llalla u vu nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar më herët nga vetë SHBA.
Më tej drejtësia vijoi me sekuestrimin e pasurisë së tij.
Pasuria e kontestuar e Llallës
Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;
Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;
Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;
Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;
Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017.
Dhe në maj 2021 Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për ?fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë?.
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 17 dhjetor të vitit 2018
Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk i pranoi si të ligjshme të ardhurat e pretenduara prej huave nga i vëllai dhe kunati i tij.
Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga argumentet e shkarkimit të Bashkiam Dedes ishin paratë me origjinë nga emigracioni, që sipas trupës gjykuese nuk kishin të gjitha burim të ligjshëm.
Rreth tre vite më vonë, u njoftua se për ish kryegjyqtarin ishin hapur hetime për pasurinë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
Ish-gjyqtari i Kushtetues Fatos Lulo
I pari që u shkarkua nga Vettingu ishte gjyqtari i Kushtetuese Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.
Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, në Mars të 2018 pasi nuk justifikonte pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.
Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo ishte zotërues i një apartamenti te “Rruga e Durrësit”, i fituar me kontrate dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlere 100 mijë dollarë.
Vendimi i KPK u la në fuqi edhe nga KPA në vitin 2018.
Edhe për ish gjyqtarin Lulo, janë hapur hetime nga drejtësia për pasurinë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit. Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.
Ish-gjyqtari i Lartë Shkëlzen Selimi
Karriera prej dy dekadash e gjyqtarit Selimi në sistemin e drejtësisë u mbyll më 30 korrik 2018 me shkarkimin e tij nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se është ?i papërshtatshëm? për shkak të një serie lidhjesh me elementë të krimit të organizuar.
Ndërsa në Maj të këtij viti, SPAK njoftoi se po e heton për pasurinë dhe se ka kërkuar sekuestro të disa pronave të tij.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021, pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi.
Pasuria
1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi.
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi./CNA.al
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i kryesuar nga, Rezarta Schuetz...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vënë në fouks të hetim...
KPA ka shkarkuar ditën e sotme Kryetarin e Gjykatës së Apeli...
‘Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëv...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, prokuro...
Prokurorja Anila Galanxhi Papa, pasi ka zvarrritur Komisioni...
Granit Shahu që tentoi të merrte postin e Prokurorit të Përg...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar sot ng...
Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj është përb...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer për rivlerësim në s...
Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, është shkarkuar sot nga Komis...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi më 26 prill të k...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten v...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin e sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka zbardhur vendimin për...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vendimmarrjen e m...
Gjykata e Strasburgut ka lënë në fuqi vendimin e 9 Shkurtit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...