LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edmond Shytko, prokurori i skandaleve/ Si akuzohej se kishte marrë ryshfet nga një vrasës

1 Korrik 2021, 12:43, Vetingu CNA
Edmond Shytko, prokurori i skandaleve/ Si akuzohej se kishte marrë ryshfet

Në prag të Vettingut, kur e dinë se do të rrëzohen një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose japin dorëheqjen ose bëjnë edhe kërditë e fundit.

Do të ikin se do të ikin dhe vijojnë me versionin, ?kap ç?të kapësh?.

Një rast të tillë duket se bën edhe prokurori i  Korçës Edmond Shytko, i cili ka mbyllur sytë para një skandali që ka ndodhur në qytetin jug-lindor.

Një  nga objektet ikonë  të qytetit, shtëpia e doktor Sotir Polenës, është tentuar të deformohet në mënyrë kriminale, të dhimbshme dhe ky skandal është denoncuar në Prokurori.

INUK, Monumentet e Kulturës, Policia e Shtetit kanë ndërhyrë  dhe kanë konstatuar se ka vonim dhe deformim të objektit. (Lexo këtu)

 

Janë konstatuar ndërtime me betonime por edhe pse janë vënë prova dhe fakte para prokurorit, ai nuk ka hetuar.

Pasi, sipas Edmont Shytkos, nuk ka ndodhur asgjë në ?Vilën Polena?, që është monument kulture i ruajtur me Ligj dhe ka prova e fakte që po shkatërrohej.

Shytko, as sheh, as dëgjon, pra mbyll sy dhe veshë dhe shton në CV-në e tij skandalin e radhës.

Më herët Shytko, është lakuar në media se ka tentuar të mbrojë autorin e një vrasje. Pra shkatërrimi i ?Vilës Polena?, nuk i duket asgjëm prokurorit Edmodn Shytko, derisa aarin që del në krah të vrasësve.

Akuzat ndaj prokurorit Edmond Shtyko

Në Mars të vitit 2020, Gjykata e Korçës kishte kthyer tek prokuroria për rihetim vrasjen e Altin Balliut, të ndodhur  në vitin 2019, në qytetin e Korçës.

Gjykata i la detyra shtesë prokurorit Edmond Shytko, ndërkohë që familja e të ndjerit hodhi akuza të forta në drejtim të prokurorit të çështjes.

Klodjana Rapca motra e viktimës, shprehej se vëllai i saj po vritej për herë të dytë nga prokurori, për të cilin lëshoi akuza se ishte i paguar.

?Sapo dola nga gjyqi që po zhvillohet për tim vëlla, nuk di se çfarë do të vendoset, po dua të drejtën. Gjykata vendosi që të hetohet sërish, prokurorit Edmond Shytkos që kurrë mos ia dëgjofsha emrin , po bëhet më kriminel se ai që më vrau vëllanë.

Ky prokuror thotë të njëjtat gjëra, thotë që ai është me depresion, nuk është e vërtetë fare, është paguar prokurori, do ta ndjek deri në fund këtë çështje, në të kundërt do të bëj vetëgjyësi. Me gjakun e tim vëllai ai nuk ka për ta gëzuar jetën?, shprehej e motra e viktimës.

Vetëm pas ndërhyrjes së Gjykatës prokurori Shytko, ndrysho akuzën nga ?vrasje me paramendim?, në ?vrasje me dashje? si dhe shtoi një tjetër vepër penale atë të armë-mbajtjes pa leje.

Hetimet Vetting për Shytkon

Prokurori i Korçës, Edmond Shytko, prej më shumë se një vit ndodhet nën hetimet e Vettingut.

Duket se përvçse skandaleve që ka regjistruar në profesion, dyshohet se të tilla ka edhe në pasuri.

Pasi, prokurori vetëm me dy paga, përveç patundshmërisë që kishte në Korçë dhe që pas vdekjes së prindërve i ka kaluar atij, arrin të shtojë patundshmërinë edhe në Pogradec e Tiranë.

Kështu në vitin 2009 ai blen një shtëpi banimi 54.5 m2, në Pogradec, me vlerë 2 500 000 lekë dhe në vitin 2012 ai blen një shtëpi banimi, 91.88 m2, në Tiranë, 8 450 000 lekë. Për të blerë këtë pronë, ai deklaron se bashkëshortja e tij ka marrë hua nga vëllai i tij dhe vëllai i saj, që në total shkojnë 27 000 euro dhe 25 000 dollarë.

Por ndërkohë që kanë këtë borxh siç pretendojnë ata nuk iu mungojnë depozitat bankare dhe shtesat në kursime. E gjithë këto lëvizje, për pagesën e borxhit, për kursimet dhe shpenzimet e tjera, ndodhin vetëm me dy paga.

Nga viti 2016 dhe të paktën deri në vitin 2018, prokurori Etmond Shytko, dhe bashkëshortja deklarojnë se edhe gjatë lejes së zakonshme kanë punuar në Amerikë. Ndërkohë borxhi i shlyer për apartamentin në Tiranë deri në vitin 2018, pra për 6 vjet është 11 000 euro./CNA.al

Zbulohet skandali/ Prokurori që duhet arrestuar në Korçë, ‘akti kriminal’ me monumentet e kulturës

Prokurori i Korçës, nën ?darën? e Vettingut

Lajmet e fundit nga