Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Partisë Socialiste mandatin e tretë qeverisës, me 74 mandate deputeti, ndërsa opozita nuk arriti dot të vinte në pushtet.
Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj arritën të siguronin vetëm 59 mandate dhe 4 LSI, ndërsa PSD e Tom Doshit mori tre deputetë.
Por kush janë emrat që do të ulen në Kuvend në shtator?
Në qarkun e Beratit PS fitoi pesë deputetë. Ata të cilët do të përfaqësojnë vullnetin e popullit janë Hatixhe Konomi me 5798 vota, Bardhyl Kollçaku me 6396 vota, Fadil Nasufi me 4415 vota, Nasip Naço me 4683 vota dhe Blendi Klosi me 12.399 vota.
Në krahun e shumicës qeverisëse do të ulen edhe dy emra të tjerë të cilët arritën të siguronin mandatin e deputetit në qarkun e Dibrës. Lavdrim Krrashi me 3317 vota dhe Aurora Mara me 9367 vota do të jenë në legjislaturën e re të Kuvendit.
Në qarkun e Durrësit, PS arriti të siguronte objektivin e saj, 8 mandate deputeti.
Milva Ekonomi me 3739 vota, Alban Xhelili me 2148, Jurgis Çyrbja me 6583, Klodiana Spahiu me 2731 vota, Ilir Ndraxhi me 3556, Rrahman Rraja 7759 vota, Lefter Koka me 9609 vota dhe kryeministri Edi Rama me 15871 do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e ardhshëm.
Qarku i Elbasanit, i dha gjithashtu një rezultat mjaft të kënaqshëm socialistëve, duke ?rrëmbyer? tetë mandate.
Emrat që do të ulen në Kuvend janë: Ministrja e Arsimit Evis Kushi renditej e para në listë dhe mori 4393 vota, pas saj vjen Klevis Xhoxhi 2536 vota, Besion Ajazi 5375 vota, Dasantila Tahiraj me 4240 vota, Saimir Hasalla me 11528 vota, Florenc Spaho me 2618 vota, Luan Duzha me 6879 vota dhe sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla me 21641 vota.
Qarku i Fierit, një tjetër bastion i majtë, në zgjedhjet e 25 prillit i dha PS 9 mandate deputeti.
Erion Braçe renditej i pari në listë dhe arriti të siguronte 15622 vota, pas tij vinte zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi me 3233 vota, më pas vjen Lindita Buxheli me 5390 vota, Baftjar Zeqaj me 2726 vota dhe Antoneta Dhima me 4268 vota. Më pas lista vijon me deputetin Bujar Çela me 4319 vota, Ismet Beqiraj me 2391 dhe Tatiana Piro me 2270 vota. Mandatin e deputetit në qarkun e Fierit e fitoi edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në Kongresin e PS deklaroi dorëheqjen nga mandati dhe nga jeta politike pas tre dekadash. Mandatin e tij në këtë qark do e marrë Mirela Pitushi, e cila ka siguruar 3508 vota.
Objektivin e saj PS e arriti edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku mori tre mandate. Në Kuvendin e ardhshëm, ky qark do ketë si përfaqësues Mirela Kumbaron me 2514 vota, Laert Duraj me 4122 vota dhe Bledar Çuçi 11891.
Edhe qarku i Korçës i dha një rezultat mjaft pozitiv PS. Emrat që do të ulen në Kuvend legjislaturën e ardhsme do të jenë: Enslemvera Zake me 3080 vota, Blerina Gjylameti me 5447 vota, Ilirian Pendavinji me 6236 vota, Ilir Topi me 5046 vota, Olta Xhaçka me 4795 vota dhe drejtuesin politik të këtij qarku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin me 11479 vota.
Në qarkun e Kukësit PS mori vetëm një mandat. Qytetarët verior do i përfaqësojë Gerta Durakuk, e cila ishte e para në listë dhe arriti të merrte 5368 vota.
Në qarkun e Lezhës, socialistët morën tre mandate deputeti. Vullnetin e qytetarëve në Kuvendin e ardhshëm në shtator do e përfaqësojnë drejtuesja politike Lindita Nikolla e cila arriti të siguronte 5145 vota, Eduard Ndreca me 7250 dhe Shpresa Marnoj me 3171 vota.
Qarku i Shkodrës, i cili është cilësuar edhe si bastion i djathtë, i dha PS tre deputetë, ndërsa la jashtë Kuvendit ish ministrin e Shëndetësisë dhe drejtuesin politik Ilir Beqaj.
Qytetarët e qarkut Shkodër do të përfaqësohen në Kuvend nga Edona Bilali me 2711 vota, Paulin Sterkaj me 7335 dhe Benet Beci me 6131 vota.
Qarku i Vlorës, bastioni historik i së majtës, i dha PS tetë deputetë. Emrat e ardhshëm që do ulen në Kuvend janë: Pranvera Resulaj e cila arriti të siguronte 2919 vota, Anduel Tahiraj me 2542 vota, Vullnet Sinaj me 5759 vota, Anila Denaj me 6428 vota, Niko Kuri me 4409 vota, Ilir Metaj me 3683, Damian Gjiknuri me 6009.
Mandatin e deputetit e fitoi edhe kryeministri Edi Rama me 11.412 vota, por ditën e sotme ai deklaroi se do pranonte mandatin e Durrësit. Në këtë mënyrë, mandati i tij i kalon emrit tjetër në listë, Teuta Ramaj, e cila ka marrë 1738 vota.
Tirana, si qarku më i madh duket se vulosi fitoren e socialistëve, duke i ?dhuruar? 18 mandate deputeti.
Përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e ardhshëm do të jenë: Inxhinierja Luljet Bozo, mjekja Najada Çomo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.
Edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, do të jetë në legjislaturën e re që do të konstituohet në shtator.
Emrat e tjerë që do të përfaqësojë vullnetin e popullit janë: Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, ministrja e Infrastrukturës Beloinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Felaj dhe Xhemal Qefalia.
Klotilda Bushka, Alqi Bllako dhe Eduard Shalsi do të jenë emrat e radhës që do të hyjnë në Kuvend nga qarku i Tiranës, duke vijuar më pas me Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipin, të cilët arritën të siguronin mandat duke thyer hersin.
Këta janë 74 emrat e ardhshëm të legjislaturës së Kuvendit që do të përfaqësojnë qytetarët në mazhorancë./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qark...
Kreyministri Edi Rama pranoi ditën e sotme mandatin për qyte...
Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qark...
Deputeti i opozitës Arlind Çaçani ka marrë pjesë në Asamblen...
Të premten, kryesia e Partisë Demokratike miratoi metodologj...
Nuk është e papritur që kryetarja e LSI-së zgjodhi të “djegë...
Monika Vendosi!Nuk do ta pranojë mandatin qe i dhanë votuesi...
Gazetari Bledi Mane e ka cilësuar si një “vetëvrasje” veprim...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një tabelë ku ...
Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të fusë në Kuvend një deputet ...
Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar në lidh...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama është shp...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka lëshuar ak...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot edhe në lidhje me përfshi...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pranuar të marrë mandat...
Një ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm ekskluziv në lidh...
Një rrjet trafikantësh kokaine që operonin Gjermani-Zvicër j...
Tabela krahasuese e sjellë më poshtë nga CNA.al vjen për her...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë edhe në siste...
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socia...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...