Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Partia Demokratike do të vijoj të mbetet në opozitë edhe për katër vitet e ardhshme.
Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë një ?goditje? kësaj partie, e cila do të jetë në minorancë në Kuvendin e ardhshëm. Gati tre vite pas bojkotit, PD dhe LSI do të rikthehen në institucionin e përfaqësimit të qytetarëve, për të diskutuar mbi problematikat e këtyre të fundit.
Por kush do të jenë ligjvënësit e PD-LSI?
Në qarkun e Beratit, PD arriti të siguronte vetëm dy deputetë, Tomor Alizotin i cili ishte edhe drejtues qarku që mori 5117 vota dhe Kasëm Mahmutaj me 4323 vota. Ndërsa partia e Monika Kryemadhit nuk arriti të merrte asnjë mandat.
Në qarkun e Dibrës, si bastion i së djathtës, demokratët arritën të siguronin tre mandate.
Kështu, në Kuvendin e ardhshëm do të ulet ish kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu që mori 5321 vota, Kreshnik Çollaku me 5093 vota dhe Dhurata Çupi me 2870 vota. Edhe në këtë qark, LSI mori rezultat humbës, pa asnjë mandat.
Në qarkun e Durrësit, PD nuk arriti dot objektivin e saj për të marrë tetë mandate, duke siguruar vetëm gjashtë të tilla.
Emrat që do të ulen në Kuvendin e ardhshëmj janë Edi Paloka me 4212, kreu i PAA Agron Duka me 4731 vota, Merita Bakiu me 3159 vota, Oerd Bylykbashi me 3756 vota, Ferdinant Xhaferaj me 6080 vota dhe Andia Ulliri, deputetja më e vogël në moshë që arriti të siguronte 5595 vota.
Qarku i Elbasanit i ?dhuroi? PD-së vetëm gjashtë deputetë, të cilët do të jenë në legjislaturën e re që do të konstituohet në shtator. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi arriti të siguronte 3999 vota, shkrimtarja Flutura Açka me 1793 vota, Lefter Gështenja arriti të siguronte 5023 vota, Dashnor Sula me 7533 vota, Zheni Gjergji me 2221 vota dhe Luçiano Boçi, i cili arriti të thyente hersin duke siguruar vendin e tij në Kuvend. Boçi mori nga qytetarët e Elbasanit plot 11.086 vota.
Ndërsa LSI doli pa asnjë mandat, ndonëse në këtë qark kandidonte vetë kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi.
Qarku i Fierit, si bastion i majtë, edhe në këto zgjedhje nuk dha ndonjë surprizë për demokratët. PD mori vetëm gjashtë mandate dhe deputetët e ardhshëm do të jenë: Enkelejd Alibeaj, i cili mori 5225 vota, Eralda Bano(Tase) me 1295 vota, Saimir Korreshi me 4887 vota, Luan Baçi me 5315 vota, Nustret Avdulla me 2506 vota dhe Ilda Dhori me 3858 vota.
Ndërsa LSI, në këtë qark mori vetëm një mandat dhe përfaqësuesj e qytetarëve fierak do jetë Monika Kryemadhi, e cila e pranoi ditën e sotme mandatin.
Tritan Shehu ishte emri i vetëm demokrat që do të përfaqësojë qytetarët e qarkut të Gjirokastrës, duke mos plotësuar objektivin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
Në qarkun e Korçës, PD arriti të siguronte vetëm pesë mandate. Drejtuesi politik Edmond Spaho arriti të siguronte 5938 vota. Karrigen e deputetit arritit ta siguronte edhe Sorina Koti me 1622 vota, më pas vjen Ervin Salianji me 9428 vota, Bledjon Nallbati me 7415 vota dhe Seladin Jakupllari me 7425 vota.
Edhe në këtë qark, LSI rezultoi me zero mandate.
Qarku i Kukësi, si bastion i së djathtës do të ketë dy përfaqësues në Kuvendin e ardhshëm, Flamur Hoxhën me 9159 vota dhe Isuf Çelajn me 5257 vota.
Nga zgjedhjet e 25 prillit, qarkun e Lezhës do e përfaqësojnë në Kuvendin e ardhshëm katër emra; Mark Marku, i cili siguroi 5321 vota, Agron Gjekmarkaj me 4067 vota, Lindita Metaliaj me 2328 vota dhe Kastriot Piroli me 9374.
Qarku i Shkodrës i qëndroi besnik PD, duke i garantuar në zgjedhjet e 25 prillit 5 mandate deputetësh.
Emrat që pritet të ulen në shtator në Kuvendin e ardhshëm janë: Drejtuesi politik i këtij qarku Helidon Bushati me 6743 vota, Emilja Koliqi me 1364 vota, Ramadan Likaj me 4778 vota, Greta Bardeli me 2753 vota dhe Zef Hila me 5975 vota.
Ndërsa LSI arriti të siguronte vetëm një mandat në këtë qark. Agron Çela mori besimin e 2656 qytetarëve, të cilët do i përfaqësojë në Kuvend.
Qarku i Vlorës, si bastion i majtë historikisht i dha PD vetëm katër mandate. Deputetët që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvend në shtator janë: Bujar Leskaj me 5254 vota, Ina Zhupa me 3511, Fation Veizaj me 3551 vota dhe Arbi Agalliu me 1484 vota.
Qarku i Tiranës, si më i madhi ishte një zhgënjim për demokratët. Komponentë nga selia blu pretendonin para zgjedhjeve se objektivi i tyre bazë ishte 18 mandate, por që në 25 prioll siguruan vetëm 15 të tilla. Kreu i PD Lulzim Basha që ishte dhe i pari në listë arriti të siguronte 16.208 vota. E dyta renditej Jorida Tabaku me 5943 vota, më pas vjen Alfred Rushaj me 2339 vota, Albana Vokshi me 2931 vota dhe ish kryeministri Sali Berisha me 6774.
Më tej, edhe Agron Shehaj siguroi vendin në Kuvendin e ardhshëm, duke ?rrëmbyer? 13.862 vota, kreu i PR Fatmir Mediu mori 6568 vota, Grida Duma me 8695 vota dhe kreu i çamëve Shpëtim Idrizi me 7452 vota.
Kreu i FRPD Belind Këlliçi do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. Ai arriti të tejkalonte bindshëm objektivin e vënë nga Basha, duke siguruar 11.602 vota.
Vangjel Dule kreu i PBDNJ edhe pse me një numër të ulët votash, vetëm 848 të tilla sërish do të jetë pjesë e legjislaturës së re dhe këtë vend arriti ta siguronte falë hyrjes me lista të përbashkët të PD me aleatët e saj të vegjël.
Mesila Doda e cila mori 2358 vota, kreu i LZHK Dashamir Shehi me 5438 vota, Flamur Noka me 6879 vota dhe Orjola Pampuri me 3301 vota do të jenë pjesë e ligjvënësve në minorancë.
Ndërsa LSI në qarkun e Tiranës arriti të siguronte vetëm dy mandate, Monika Kryemadhin me 2446 vota dhe Erisa Xhixhon me 1066 vota. Por duke qenë se kryetarja e LSI deklaroi sot se do të merrte mandatin e fituar në qarkun e Fierit, vendin e saj në Tiranë ia la Petrit Vasilit, i cili arriti të merrte vetëm 362 vota nga qytetarët. Pra ky i fundit, mund të themi që është i vetmi deputet me numrin më të ulët të votave.
Por ?surprizë? ishte PSD e Tom Doshit, që mori tre mandate deputeti, dy në Shkodër dhe një në Tiranë./CNA.al
Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Partisë Socialiste mandatin e...
Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qark...
Kreyministri Edi Rama pranoi ditën e sotme mandatin për qyte...
Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qark...
Deputeti i opozitës Arlind Çaçani ka marrë pjesë në Asamblen...
Të premten, kryesia e Partisë Demokratike miratoi metodologj...
Nuk është e papritur që kryetarja e LSI-së zgjodhi të “djegë...
Monika Vendosi!Nuk do ta pranojë mandatin qe i dhanë votuesi...
Gazetari Bledi Mane e ka cilësuar si një “vetëvrasje” veprim...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një tabelë ku ...
Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të fusë në Kuvend një deputet ...
Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar në lidh...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama është shp...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka lëshuar ak...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot edhe në lidhje me përfshi...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pranuar të marrë mandat...
Një ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm ekskluziv në lidh...
Një rrjet trafikantësh kokaine që operonin Gjermani-Zvicër j...
Tabela krahasuese e sjellë më poshtë nga CNA.al vjen për her...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë edhe në siste...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...