LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi garën për kryetar/ Shehaj: U jam mirënjohës demokratëve që më votuan

14 Qershor 2021, 14:07, Politikë CNA
Humbi garën për kryetar/ Shehaj: U jam mirënjohës

Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë pasi humbi garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e votuan.

Ai nuk ka bërë komente rreth procesit zgjedhor në selinë blu, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për të gjithë ekipin që punoi për të.

?Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë?, shkruan Shehaj.

Shehaj doli i dyti në garë me 6 mijë e 38 vota, duke ndjekur Bashën me 32 mijë e 882 vota të anëtarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga