LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

14 Qershor 2021, 11:16, Politikë CNA

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar sot se I ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Bëhet fjalë për 32 pasuri, apartamente, aksione, pyje, troje, automjete, biznese etj.

Gjithçka për aktivitetin e tij personal, ku sipas hetimit të SPAK, rezulton se rreth 3 milionë euro, nga të ardhurat e Ylli Ndroqit janë të pajustifikuara, ligjërisht.

Por përtej përshëndetjes që duhet të bëhet, institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë se nuk janë selektive, se nuk janë marioneta në duart e politikës, që përdoren për interesa klienteliste të momentit.

E në rast se ka një çështje që duhet folur e bërtitur me zë të lartë është ajo e inceneratorëve.

SPAK duhet të zgjohet për inceneratorët.

SPAK duhet të zgjohet dhe të përfundojë hetimet në lidhje me denoncimet për atë që quhet afera korruptive e shekullit, që shkon në vlera rreth 400 milionë euro.

SPAK duhet të zgjohet pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.

Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash, sic është rasti i ortakërisë me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin. (Lexo këtu)

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre.

Sot është rasti për të zgjuar SPAK-un, dhe kreun e kësaj prokurorie Arben Kraja, i cili më shumë sesa të bëjë shoë për çështje si të Ylli Ndroqit, duke u kthyër në një këngë bajate prej gati një viti, duhet t?iu tregojë shqiptarëve se SPAK po heton inceneratorët.

Arben Kraja duhet t’iu thotë shqiptarëve se SPAK ka provuar korrupsionin me inceneratorët dhe se do të çojë para përgjegjësisë ligjore çdo aktor apo regjisor të këtij filmi korruptiv, qofshin këta zyrtarë të lartë qeveritarë të Rilindjes, LSI-së, apo vegla të korruptuara të sistemit politik në Shqipëri.

SPAK duhet të zgjohet për inceneratorët, pasi Ylli Ndroqi nuk është rasti i një korrupsioni qeveritar, nuk është paguar nga taksat e shqiptarëve.

Ndroqi po ndëshkohet për aktivitetin e tij personale, apo për akuzat ndaj tij në Itali dhe Turqi, si person i përfshirë në rrjetin e narkotrafikut.

Inceneratorët janë bëma dhe gjëma të bëra në zyrat e shtetit shqiptar, nga zyrtarë shqiptarë nga biznesmenë shqiptarë. Është një krim me paratë e shqiptarëve./CNA.al

Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Lajmet e fundit nga