LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

14 Qershor 2021, 12:57, Politikë CNA
Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

CNA.al ka zbuluar të gjitha manipulimet e Lulzim Bashës në procesin zgjedhor për kryetar të PD-së.

Po i sjellim të faktuara një nga një, duke nisur që nga afrimi i datës së zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Lulzim Basha, në vend që të dorëhiqej, pasi ishte e disata humbje, doli dhe foli për luftë dhe beteja.

Në këtë kohë, kur demokratët kishin mbetur në mes të katër rrugëve, kumbuan zërat për largimin e Bashës, për marrjen e përgjegjësive dhe për dorëheqjen e tij si kreu i PD.

Basha, jo vetëm që nuk mori përgjegjësi, por duke tentuar të justifikojë humbjen, shpiku zgjedhjet në PD, në mënyrë të rrufeshme.

Pa bërë më parë një analizë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, Basha caktoi datën e zgjedhjeve në PD, 13 Qershorin.

Pas kësaj procedure, sërish nuk e dha dorëheqjen, gjë që çoi në një garë të pabarabartë mes tij dhe rivalëve.

Duke përdorur administratën e PD dhe të gjitha lukset që ia ofronte pozicioni i kryetarit, ai vijoi fushatën për t?u rizgjedhur kryetar. Bëmat e manipulimit të tij me këtë proces zgjedhor vijojnë më tej, duke nisur që nga mosparaqitja e listave. Rivalëve nuk iu dhanë listat e anëtarësisë.

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.

Në këto kushte startoi procesi zgjedhor, ku u shënuan të tjera skandale dhe manipulime.

Manipulime duke nisur nga kryetarët e degëve të cilët bënin fushatë të hapur për Lulzim Bashën.

Për të vijuar më tej me prishjen e heshtjes zgjedhore në mbështetje të Lulzim Bashës nga shumë deputetë të tij.

Sikur mos të mjaftonte kjo, deputetët u nxorën në media dhe sulmuan rivalët e Bashës.

Për t?u rizgjedhur me çdo kush në krye të PD,  humbësi serial Lulzim Basha nuk ndaloi me manipulimet as në ditën e 13 Qershorit, në ditën e votimit.

Pothuajse në të gjitha qendrat e votimit, ishte e vendosur si mjet propagandistik fotoja e Lulzim Bashës.

Gjatë këtij procesi, pati hedhje masive të votave në Maliq me 150 vota më shumë se votues, pati hedhja votash  Elbasan, Vlorë, në njësinë  numër 4, në Tiranë, në Kavajë,  ku janë mbushur kutitë dhe ku ka pasur persona që kanë votuar dy apo tre herë dhe votim familjare. (Lexo këtu)

Persona nuk kanë qenë anëtarë të PD kanë votuar  thjesht me një kartë identiteti apo patentë, persona të cilët kanë qenë anëtarë të PD dhe kanë pasur tesera, kur kanë shkuar të votojnë, nuk kanë gjetur emrat në qendrat e  votimit.

Nuk janë lejuar vëzhguesit e kandidatëve, janë falsifikuar procesverbale. Në disa procesverbale, del  se ka më shumë  vota se sa pjesëmarrës në votime.

Ka  pasur vëzhgues që nuk kanë firmosur në porcesverbale, por janë firmosur nga të tjerë , duke i falsifikuar .

Gjithashtu, ka pasur persona që kanë votuar dy apo tre herë nëpër qendra të ndryshme votimi.

Por, edhe pse me manupulime, Lulzim Basha u kthye në qesharak. (Lexo këtu)

Ai është votuar nga vetëm 26 mijë anëtarë, më pak se 30%, kur pretendon të fitoje zgjedhjet dhe i duhen mbi 750 mijë vota të shqiptarëve./CNA.al

Kandidati për kryetar të PD nuk e gjen emrin/ ?Zhduket? nga lista e anëtarësisë

Votime familjare në Kavajë/ Degradon procesi zgjedhor për kryetar të PD

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

?Kontributi im në PD nuk varet nga hartuesit e listave?/ Konjari: Më kishin hequr emrin

Kryetari i PD-së së Devollit ?rebelohet? me Bashën/ Bojkoton zgjedhjet për demokratët e përjashtuar

Plas në PD-në e Devollit/ Grushta mes drejtuesve lokalë, nxjerrin armët

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Bojkotohen zgjedhjet e PD/ Pjesëmarrja katastrofë në votime

Shfryrja e listave dhe manipulimi i rezultatit/ Skandali i 2017 rrezikon të përsëritet në zgjedhjet e PD

Skandal-Basha prezent në qendrat e votimit/ Shkatërrohet procesi zgjedhor

Basha mban karrigen e kryetarit/ Votat që humbi nga 2017

Video-Fakt/ Ku i humbi Lulzim Basha 28 mijë anëtarë

?Gjeniu? Jemin i vjen në ndihmë Bashës?/ Në Durrës i ?mbijnë? mbi 300 vota

I hiqet emri nga listat e votuesve të PD/ Aktorja e njohur reagon ashpër: Turp

Jemin Gjana hajduti i Lulit/ Si po masakron zgjedhjet në PD

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Kandidati për kryetar të PD nuk e gjen emrin/ ?Zhduket? nga lista e anëtarësisë

Skandal/ Demokratët detyrohen të fotografojnë votën për Bashën

Basha mashtron me anëtarësinë/ PD tkurret si kurrë më parë

Lajmet e fundit nga