Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Avokati Spartak Ngjela shkruan se dy dy janë segmentet që cenojnë sigurinë e Amerikës në Shqipëri – korrupsioni i lartë shtetëror dhe, ndërhyrja e Rusisë me veglat e saj në Tiranë. Gjë e cila sipas tij, është theksuar hapur edhe nga politika amerikane.
Ngjela thekson se korrupsioni në Shqipëri është multifunksional: në politikë, në media dhe në krimin e organizuar.
?Politika amerikane, në lidhje me Shqipërinë, e thekson hapur se: dy janë segmentet që cenojnë sigurinë e Amerikës në Shqipëri – korrupsioni i lartë shtetëror dhe, ndërhyrja e Rusisë me veglat e saj në Tiranë.
Korrupsioni në Shqipëri është multifunksional: në politikë, në media dhe në krimin e organizuar.
Goditja ka filluar…?-shkruan Ngjela.
Më tej, avokati shkruan se politika amerikane theksoi edhe faktin që ka një konflikt të hapur interesash në Ballkanin Perëndimor midis Amerikës dhe Rusisë.
?Këta janë, në fakt, dy aspektet themelorë të banditizmit politik dhe degradimit antishqiptar; të gazetarisë shqiptare dhe stacioneve televizive në Shqipëri.
Por, politika amerikane theksoi edhe faktin që ka një konflikt të hapur interesash në Ballkanin Perëndimor midis Amerikës dhe Rusisë.
Në të njëjtën kohë, Uashingtoni deklaroi që “Shqipëria është partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor”. Dhe, me influencën e tyre, e zgjodhën Shqipërinë anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Njëherësh me këtë, Amerika shpalli nongrata edhe ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe, njëherësh, politika amerikane theksoi se ajo “do t’a likuidojë në Shqipëri të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror“.
Po korrupsioni i lartë si po vepron?
Më të shqetësuar, që po e shprehin hapur shqetësimin e tyre, dallojnë të jenë Meta dhe Berisha. Kurse Rama deklaroi në kongresin e Partisë Socialiste se “të gjithë të akuzuarit për korrupsion nuk do të mbrohen nga partia”.
Domethënë që çështja është bërë tashmë konkrete.
Në të njëjtën kohë, Berisha po u thotë amerikanëve: “unë do të marr sërish Partinë Demokratike”. Siç shihet, këtij po i duket se po merr kryesinë e Partisë Demokratike në Uashington. Është në rënie mendore, prandaj amerikanët po qeshin me të për gjendjen psikike që paraqet, sidomos për atë “dashurinë e tij të madhe” për Amerikën, që i ngjan si dy pika uji “dashurisë” së Enver Hoxhës për Bashkimin Sovjetik, kur politika sovjetike e kish quajtur armik të Bashkimit Sovjetik. Historia e një vendi e përsërit vetveten edhe në përsëritjen e liderëve me marrëzi të barabartë. Kjo është e njohur tani.
Po tabloja shqiptare si duket sot?
Shqiptarët sot janë të pushtuar nga korrupsioni. Por kjo nuk është një gjë e re, sepse deri tani sunduesit e qeverive shqiptare kanë qenë të egër, zhvatës të shtetit dhe të shqiptarëve, kanë qenë edhe shitës të pështirë të interesit kombëtar. Por kohët ndryshuan.
Pas njëqind vjetësh, erdhi koha që këta zhavatës të shkallmohen me gjithësej, me prona, me para, dhe më pas, edhe me dënim penal.
Kjo është ajo që po përgatitet dhe pritet të shfaqet me forcë këto ditë të para të kësaj vere.
Dhe duhet theksuar që kjo është një gjë e sigurt tani. Përditë po dalin prova dhe korrupsioni i lartë shtetëror duket si i pashpresë. Dhe realisht nuk ka shpresë, sepse reforma antikorrupsion, në spektrin e drejtësisë, ka marrë ndërkaq formën e një sistemi të plotë juridik.
Por, likuidimi i korrupsionit në Shqipëri, do të krijojë realisht atë mundësi të humbur historike që shqiptarët e humbën në vitin 1912, dhe e vuajtën në 109 vjet.
Shqipëria do bashkohet me Kosovën, dhe shqiptarët do të fillojnë një jetë të re kombëtare, me ngjarjet proshqiptare, në të katër shtetet me kombësi të gjerë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Mos harroni! Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, shtete shqiptarësh janë. Dhe, mos harroni gjithashtu, se edhe Greqia një shtet shqiptarësh është…
lll. E gjithë kjo situatë me frymë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, do të vijë menjëherë pas rrëzimit me akuzë penale dhe konfiskim të pronave të grabitura të kryeministrave dhe ministrave të korruptuar, hajdutë në tri dekada.
Këtë, në fakt, po e përsërit prej tre vjetësh politika amerikane. Por, për të arritur këtë, duhen eliminuar sa më shpejt liderët historik të korrupsionit shqiptar, të cilët kanë shitur e po duan të shesin interesin kombëtar. A e di politika amerikane këtë? Nga shenjat dhe lufta që po iu bën të korruptuarve, kuptohet që politika amerikane është në dijeni të plotë të gjithçkaje. Madje ka shkuar deri në një proces me akuza që po vijnë nga shpallja non grata e krerëve të korrupsionit të lartë në Shqipëri.
Në vendet me fe islame, korrupsioni i lartë shtetëror, si rregull, është bashkuar me terrorizmin islam. Dhe ky dihet tani që është shqetësim amerikan.
Po në Tiranë, çfarë po ndodh aty, mbas goditjes drastike që politika amerikane i dha Sali Berishës për korrupsionin e tij familjar?
Asgjë e veçantë, dallon: mbrojtja pa sens logjik e Saliut, frika e të korruptuarve, shqetësimi i korrupsionit mediatik; dhe, më në fund, pritja optimistike e shqiptarëve për çlirimin e tyre.?-shkruan Spartak Ngjela./CNA.al
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka hedhur d...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit ...
Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi është tallur me fitoren e kre...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Deputeti Myslim Murrizi në vijimësi ka sulmuar kreun e SPAK ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nga foltorja e...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dalë sot në një deklarat...
Kreu i SPAK, Arben Kraja është pyetur sot në Kuvend në lidhj...
Presidenti Ilir Meta, duket se po i “tregon dhëmbët” mazhora...
Deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar disa pyetje kreut të S...
Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratik...
Ambasada Amerikane ka risjellë në vëmendje deklaratën e sekr...
Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikë...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar zgjedhjet e djeshme, p...
Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD pas disa humbjeve radh...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar fakte skandaloze, të manip...
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin Partisë Demokratike nuk k...
Ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, procesi i zgjed...
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e kryetarit të...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Devoll, Arben Miz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...