LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole

26 Janar 2021, 10:43, Politikë CNA
Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole

Tre vite më parë, ish-kryeministri Sali Berisha i dha disa leksione mbi dashurinë dhe xhelozinë ish kreut të LIBRA-s, Ben Blushi gjatë një seance parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha i drejtohet si mjek Ben Blushit ndërsa shprehet se qëllimi i Blushit është të kthehet aty nga doli. Mesa duket ky ka qenë një parashikim i saktë i ish kryeministrit, pasi Blushi tashmë është zhytyr aq thellë në skandale sa nuk mund të dalë më.

Blushi është kthyer në njeriun e skandaleve, përplasjeve, grabitjeve dhe falsifikimeve, të cilat janë publikuar me fakte dhe dokumenta.

?Do të them vetëm dy fjalë. Jam mjek, duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek do të shpjegoj, si psikolog. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri dhe i cili prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Këshilla ime prapë medikale për ty është kjo: Se më përmallove Blush kur ja recitove Nolit, aty me përmallove pak se e kuptova që ka filluar të të duket ventja dhe Fan Nol. Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar, se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole?, u shpreh Berisha.

CNA.al prej disa muajsh ka denoncuar një dosje të plotë investigative, në lidhje me pasurinë e ish-deputetit Ben Blushi, i cili rezulton të jetë një oligark në media. (Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017 dhe rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë. Ben Blushi është i përlyer në skandale e akuza dhe është vënë  në shërbim të Rilindjes që dje e quante të lidhur me krimin dhe koncesionet.

Ndërkohë sot është ortak me pronaret e inceneratoreve dhe iu shërben me devotshmëri. Por nuk ngelet pas edhe duke drejtuar Top Channel që e ka kthyer në megafonin e propagandës të Rilindjes së krimit e koncesioneve sic e quante Blushi dikur nga foltorja e parlamentit ku hidhte akuza kundër Edi Ramës e qeverisë që sot i bën fresk.

Skandalet dhe denoncimet e forta për Ben Blushin tregojnë qartë se tashmë ai është kthyer atje ku parashikoi Berisha tre vite më parë, pasi për të nuk ka më shpëtim dhe rrugë për të dalë nga llumi ku zhytet çdo ditë e më shumë./CNA.al

 

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Skandalet me pasuritë dhe falsifikimet/Asnjë hetim ndaj Ben Blushit dhe noteres që vulosi falsifikimin

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr ?zbuluar?

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Ben Blushi, ky ?Robin Hood? i medias shqiptare

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Lajmet e fundit nga