Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me emërimin e drejtuesit politik të këtij qarku. U emërua nga të fundit, ishte Edmond Spaho, një personazh politik i cili ka qenë deri në vitin 2013 të paktën tre herë kandidat në këtë qark, dy herë nga lista, një herë në zonë të drejtpërdrejtë dhe më pas ai spostua në Durrës, më vonë në Elbasan, për tu rikthyer tashmë si drejtues politik në Korçë, raporton cna.al.
Përpara zotit Spaho emra të tjerë që u përdorën ishin ai i Dritan Shanos, ky i fundit i sulmuar në mënyrë agresive nga kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dhe ish-deputeti Ervin Salianji, por edhe Eno Bozdo, një nga ish-drejtuesit e PDR-së së Genc Pollos që aspironte të ishte në listën e qarkut të Korçës si drejtues. Por përtej këtyre emrave, Lulzim Basha do ta ketë vërtet të vështirë përcaktimin e listës në këtë qark.
Së pari, është fenomeni PBDNJ. Vangjel Dule, kreu i kësaj partie dhe aleat me Lulzim Bashën ka kërkuar që të jetë pjesë e listës së PD në këtë qark sepse përplasjet e tij me Fredi Bejlerin në qarkun e Vlorës kanë bërë që Dule të kërkojë spostimin.
Ai sistematikisht ka mundur të sigurojë 2-3 mijë vota në qarkun e Korçës. Në një llogari arithmetike nëse do t?i kalonte këto vota te opozita, mund ta ndihmonte këtë të fundit për të rritur mundësinë që nga katër të shkojë në pesë mandate, apo të kapin të gjashtin ashtu siç pretendohet.
Së dyti, është fenomeni LSI, aleati tjetër i Lulzim Bashës, i cili në qarkun e Korçës mesa duket do të jetë brenda listës së PD-së. Akoma ka diskutime sesi do të veprohet me dy koalicionet, pra do jetë në dy lista të ndara ku do të udhëhiqet lista e koalicionit të LSI-së nga Endrit Braimllari, apo në Korçë do të jetë brenda listës së PD-së.
Në fakt, pretendimet e deritanishme dhe informacionet thonë që Braimllari do të jetë brenda listës së PD-së dhe lista e LSI-së në qarkun e Korçës do të jetë fiktive, çka bën që tre vende me gjithë Spahon të jenë të zëna, përfshirë këtu dhe pozicionin e vendit të tretë që është një femër. Pra, i bie që katër vende të jenë të zëna nëse Braimllari do të jetë brenda listës së PD-së dhe Dule do të jetë në qarkun e Korçës, shkruan cna.al, sipas burimeve zyrtare nga PD.
Së treti, Andrea Mano, ish-kreu i degës, i dorëhequr, i cili kandidon dhe kandidon që nga viti 2015 dhe vetëm humb. Ashtu si Luli që ka ëndërr të bëhet kryeministër, Andrea ka ëndërr të bëhet deputet.
Mano ka qenë ish-kreu i degës së PD në Korçë, ka kandiduar në vitin 2005 si deputet dhe ka humbur. Më pas, ka kandiduar për kryetar të PD në Korçë, ka humbur. Ka kandiduar për kryetar bashkie, ka humbur. Ka qenë drejtues i fushatave të 2009-ës dhe 2013-ës, ka humbur. Është bërë kryetar dege dhe më pas ka humbur në zgjedhjet lokale të 2015-ës, ka humbur sërish në zgjedhjet e vitit 2017 duke qenë i pesti në listë dhe tashmë pretendon të bëhet deputet. Por mesa duket, në rast se do të jetë pjesë e listës, do të jetë te pjesa e sipërme, pra te tre apo katër vendet e sigurta.
Një faktor tjetër është ish-kryetari i Bashkisë Devoll, Bledjon Nallbati. Lart e poshtë ish-kryebashkiaku pretendon se i është premtuar nga Lulzim Basha që të jetë te treshja ose katërshja e listës fituese, duke theksuar se Andrea Mano e fenomene të tjera nuk janë fare pjesë e kësaj liste. Ai është pjesë e listës fituese dhe për këtë ka marrë garanci nga Basha. Sa e mban fjalën Basha këtë e dimë të gjithë, por gjithsesi Ledjoni shpreson.
Një tjetër faktor i rëndësishëm që pretendon të jetë si emër kandidues jo më poshtë se numër tre i listës në Korçë, pra pretendon të jetë dyshi, është Fatbardh Kadilli. Kadilli kërkon që si përfaqësues i Pogradecit apo ish-drejtues i burimeve njerëzore, pra sekretar, i cili nuk u vendos si kandidat në vitin 2017, ka një borxh të Lulzim Bashës ndaj tij, duke qenë se Kadilli e mbështeti dhe me qëndrimin në krye të PD-së dhe bënë edhe një marrëveshje në atë kohë, pretendon se duhet të jetë i dyti në listë. Pas largimit nga Saranda, i mbetur si peshku pa ujë, Kadilli kërkon të jetë pjesë e listës fituese në këtë qark.
Një emër tjetër që pretendon sërish të jetë pjesë e listës fituese, këtë herë nga Pogradeci, është edhe Erald Kapri, i afërm i ish-kryebashkiakut demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprit. Ky i fundit një ish-gazetar tashmë i kthyer në historian, i cili punon pranë AMA-s, pretendon të jetë pjesë e listës fituese në qarkun e Korçës.
Një emër jo i panjohur, por edhe i spikatur në politikë vitet e fundit, një produkt i dalë nga Lulzim Basha, është edhe Ervin Salianji. Salianji është njeriu i cili bashkë me Andrea Manon drejtuan fushatën e 2017-ës, duke regjistruar katastrofën më të madhe elektrorale të PD-së që nuk kishte ndodhur as në vitin 1997.
Salianji pretendon që të jetë në krye të listës dhe brenda një zone të sigurt, ai ishte i dyti në vitin 2017, por duket se këtë herë do ta ketë të vështirë për shkak edhe të një dënimi nga Gjykata e Faktit në Tiranë për çështjen Babale.
Janë edhe dy zonja të tjera nga Korça Ledina Aliolli dhe Sorina Koti, të cilat pretendojnë të jenë në pjesën e listës fituese të PD, duke gjetur vend midis treshit apo gjashtës pa menduar që mund të ketë ndonjë suprizë nga ana e Lulzim Bashës.
Ka edhe emra të tjerë që përfliten, zyrtarë, ish-drejtues apo emra të futur në votim nga kreu i demokratëve, siç është emri i Dritan Shanos, i cili pretendon sërish të jetë në pesën e sipërme të listës.
Mësa duket, qarku i Korçës do të jetë një nga më të vështirët për Lulzim Bashën, pasi do të duket të gjejë vende të sigurta për aleatët dhe të mbajë gati 10 premtime që ka dhënë, duke zënë vend në listën fituese për të gjithë.
Basha tashmë do kërkojë të rinegociojnë pazaret e tij për të bërë të mundur të maksimalizojë votën në Korçë, por gjithsesi me këta emra sido që t?i rendisë nga i pari tek i fundit, pas shpalljes së listës në qarkun e Korçës parashikohet të ketë një stuhi të madhe brenda strukturave dhe një përplasje.
Këto janë shfaqur së fundmi kur është bërë prezantimi i zotit Edmond Spaho si drejtues i qarkut të Korçës, ku Andrea Mano dhe Ervin Salianji porositën strukturat që të flisnin fort. Ata kërkuan me çdo kusht, të porositur nga jashtë, që Salianji dhe Mano të ishin pjesë e listës fituese, në të kundërt nuk do të punonin, pra duke bërë presion të hapur ndaj Bashës. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe Bledjon Nallbati. Kështu reagon edhe Fatbardh Kadilli.
Pra, sido që të veprojë Lulzim Basha, edhe sikur të duhet të vendosë gjashtë emrat e parë, dy nga të cilat do t?i ketë femra dhe një Edmond Spaho, ka hapësirë për tre vetë, të cilët vetëm një ose dy mund të jenë fitues, kur në rast se do të ketë marrëveshje me Dulen për Korçën dhe me LSI-në në një listë, mesa duket gjithçka është e mbyllur dher përplasja brenda strukturave të PD-së dhe dështimi në këtë qark duket i pashmangshëm./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka folur pas përgjimeve të publikuara ...
Kryeministi Edi Rama e ka humbur toruan në konferencën për ...
Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zh...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është ndalur sërish te...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka publikuar në Fac...
Analistët Frrok Çupi dhe Çlirim Gjata janë përfshirë një një...
Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka kritikuar...
Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokrati...
Përgjimet e antimafias italiane janë temë diskutimi sonte në...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ...
Shqipëria do të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë dhe fam...
Gjykata e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për shpifj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi pak javë më parë pro...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga je...
Drejtuesi i grupit të programit politik të LSI, Edmond Haxhi...
Lufta brenda Partisë Demokratike duket se po kalon në një tj...
Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike këtë të hënë k...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...