Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin në prag të luftës bërthamore, teksa në Kubën komuniste u zbulua prania e raketave bërthamore sovjetike. Ndërsa presidenti amerikan Xhon Kenedi dhe kryeministri sovjetik Nikita Krushev, kërcënuan publikisht njëri-tjetrin gjatë fjalimeve në televizion, se do të lëshonin armët e tyre bërthamore, një spiun sovjetik e ndryshoi rrjedhën e historisë.
Edhe pse shumë nga të dhënat e SHBA-së mbi instalimin e raketave bërthamore sovjetike në Kubë, vinin nga fotot e realizuara nga avionët spiunë amerikanë, një burrë doli kundër vendit të tij duke u dhënë amerikanëve informacionin e klasifikuar jetik, që ndihmoi në parandalimin e luftës bërthamore.
Pa oficerin e nivelit të lartë të shërbimit sekret ushtarak sovjetik ? apo rolin e tij aktiv si agjent i dyfishtë – Lufta e Ftohtë mund të ishte bërë shumë e nxehtë. Po kush ishte Oleg Penkovski, dhe si u bë një agjent i dyfishtë?. Lindi më 23 prill 1919 në Vladikavkaz të Rusisë.
I ati vdiq po atë vit në luftë kundër komunistëve gjatë Revolucionit Rus. Gjithsesi, kur u rrit Penkovski u bë pjesë e Ushtrisë së Kuqe në vitin 1937. Në atë kohë, shqetësimi kryesor i ushtrisë sovjetike ishte shkatërrimi i Gjermanisë naziste, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Penkovski u angazhua në luftë si oficer i artilerisë.
Pasi u plagos në vitin 1944, Penkovski u largua nga ushtria për t?ju bashkuar Akademisë Ushtarake Frunze. Ai u diplomua në vitin 1948, dhe iu bashkua menjëherë GRU, shërbimit sekret të ushtrisë. Në krahasim me KGB-në, që ishte fokusuar tërësisht në shtypjen e opozitarizimit të brendshëm, GRU kishte më shumë një ndikim gjeopolitik.
Me gradën e kolonelit të GRU deri në vitin 1960, ai shërbeu si zv/shef i seksionit të huaj të Komitetit Shtetëror për Koordinimin e Kërkimit Shkencor gjatë 2 viteve të ardhshme. Në këtë rol, ai mblodhi dhe i kaloi Perëndimit shumë të dhëna teknike dhe shkencore të sovjetikëve, teksa u bë gjithnjë e më i zhgënjyer me vendin e tij.
Atë vit, Oleg Penkovski i kaloi një mesazh CIA-s përmes një çifti turistësh amerikanë ku ndër te tjera thuhej:?Unë kërkoj nga ju që të më konsideroni si ushtarin tuaj. Tani e tutje, radhët e forcave tuaja të armatosura janë shtuar me një njeri?.
Agjensia britanike e inteligjencës MI6, kishte bërë përpjekje të mëdha për të depërtuar në Komitetin Shtetëror të Bashkimit Sovjetik për Shkencë dhe Teknologji. Më shumë se një vit para Krizës së Raketave, ata kishin rekrutuar si spiun biznesmenin britanik Grevil Uajn.
Ai kishte ngritur një biznes të eksportit të produkteve të inxhinierisë industriale, dhe udhëtimet e tij të shpeshta ishin një mbulesë e shkëlqyer për spiunazhin. Gjatë njërit prej udhëtimeve të Uajn në Londër në prillin e vitit 1961, Penkovski i dha atij një pako plot me dokumenta dhe filmime, që ai ia kaloi MI6.
MI6 ishte në fillim mosbesuese, ashtu si amerikanët. Por kur Penkovski e nxiti Uajnin t?i organizonte një takim me krerët e 2 shërbimeve sekrete perëndimore, ai u bë zyrtarisht një spiun perëndimor me emrin e koduar ?Hero?.
Tashmë një agjent i dyfishtë, Oleg Penkovski i kaloi dy vitet e ardhshme duke u siguruar kontakteve të tij perëndimore dokumente sekrete, plane luftarake, manuale ushtarake, dhe skica të raketave bërthamore sovjetike. Ato kaloheshin përmes kontakteve si Uejn, të cilit CIA i dha emrin e koduar ?Ironbark?.
Penkovski i mbështillte dokumentet në paketa cigaresh dhe kuti karamelesh, të cilat i linte më pas në vendet publike të njohura nga kontakti, dhe që në gjuhën e shërbimeve sekrete njihen ndryshe si ?pika të vdekura?. Kjo metodë, i dha mundësi të transferonte shumë të dhëna në Perëndim, pa tërhequr vëmendjen e shefave të tij sovjetikë.
Përveç Uajn, Penkovski pati edhe një kontakt tjetër, Xhanet Shisholm – bashkëshorten e Rauri Shisholm, një oficer britanik i MI6, që shërbente në ambasadën britanike në Moskë. Ndërsa vetë puna ia donte Penkovskit të udhëtonte shpesh në Britani, rusët në fillimisht nuk dyshuan se ai po spiunonte për llogari të armikut.
Ai i siguroi CIA-s dhe MI6 seanca të gjera të diskutimesh sekrete që arrinin deri në 140 orë, dokumente të paçmueshme, dhe mbi 5000 foto sekrete sovjetike. Ato prodhuan rreth 1.200 faqe transkriptimesh, të cilat CIA dhe MI6 ia deleguan 30 përkthyesve dhe analistë për t?i zbërthyer.
Puna e tij e ndihmoi inteligjencën amerikane të konfirmonte se aftësitë bërthamore sovjetike, ishin jashtëzakonisht inferiore në krahasim me arsenalin e Amerikës, informacione këto që do të ishin jetike në zgjidhjen e Krizës Kubane të Raketave.
Kriza Kubane e Raketave nisi në 14 tetor 1962, kur një avion spiun ushtarak amerikan U-2, fotografoi instalimet e raketave në Kubë, duke konfirmuar se sovjetikët se ishin në gatishmëri me aftësitë e tyre ushtarake. Gjatë dy javëve që pasuan, Xhon Kenedi dhe Nikita Hrushov, u përfshinë në negociata të tensionuara.
Dhe falë dosjeve të Penkovskit, analistët e CIA-s ishin në gjendje të identifikonin me saktësi raketat sovjetike që ishin fotografuar në Kubë, dhe t?i jepnin presidentit Kenedi raporte të sakta mbi gamën dhe forcën e atyre armëve. Dosjet e Penkovskit, tregonin se arsenali sovjetik ishte më i vogël dhe më i dobët nga sa kishin menduar më herët amerikanët.
Për më tepër, dosjet zbuluan se sistemet e drejtimit sovjetike nuk ishin ende funksionale, dhe madje as sistemet e tyre të karburantit. Me informacionet e siguruara nga Oleg Penkovskit dhe fotot e pilotit të avionit U-2, Amerika dinte vendndodhjen e saktë të bazave të lëshimit të raketave sovjetike.
Dhe më e rëndësishmja:aftësitë e tyre të dobëta në goditjen e objektivave të largët. Këto të dhëna, i garantuan Kenedit epërsinë që i duhej për të negociuar me sukses me Hrushovin larg pragut të luftës bërthamore. Pas 14 ditë bisedimesh të tendosura, më 28 tetor 1962 Hrushovi ra dakord të tërhiqte raketat sovjetike nga Kuba, ndërsa bota mori frymë e lehtësuar.
Gjashtë ditë para zgjidhjes së suksesshme diplomatike të krizës, Penkovski u arrestua nga autoritetet sovjetike. Deri më sot mbetet e paqartë sesi u zbulua. Një teori e lidh arrestimin e tij me bashkëshorten e njërit prej kontaktëve.
Bashkëshorti i Xhanet Shisholm, Rauri Shisholm, kishte punuar me një burrë të quajtur Xhorxh Bleik, që ishte një agjent i KGB. Mendohet se në një moment Bleik e zbuloi veprimtarinë e Penkovskit, dhe KGB nisi ta përgjonte agjentin e vet nga një apartament përtej lumit që ndodhej para shtëpisë së tij, duke konfirmuar kontaktet e tij më shërbimet sekrete perëndimore.
Arrestimi i tij, u pasua nga një gjyq publik në majin e vitit 1963. Ai u akuzua për spiunazh nga një gjykatë sovjetike, dhe në fund u dënua me vdekje. Hetuesi kryesor i KGB-së Aleksandër Zagvozdin, pohoi më vonë se Penkosvki ?u mor ndoshta 100 herë në pyetje?, dhe më pas u pushkatua.
Por agjenti i GRU, Vladimir Rezun, pohon në kujtimet e tij se ai e pa Penkovskin gjallë të futur në kafaz brenda një krematoriumi, ku ai u dogj i gjallë. Pavarësisht se si qëndron e vërteta, agjenti i dyfishtë vdiq më 16 maj 1963. Thuhet se hiri i tij u hodh në një varr masiv në Moskë.
allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...