Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Dominik Green ?The Spectator?
Pse Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë në mbrojtjen e Gjermanisë, vendit më të pasur në Evropë nga Rusia, partneri më i afërt energjetik i Gjermanisë? Për dy arsye. E para është ajo që sociologët e quajnë ?ndërvarësi nga rruga e ndjekur më herët?.
SHBA-ja ka pasur trupa në Gjermani që nga dimri i vitit 1944, ndërsa Lufta e Ftohtë dhe NATO e shndërruan pushtimin ushtarak në një aleancë strategjike. Që nga viti 1990, një makineri e madhe buxhetesh financiare dhe një administratë e gjerë civile dhe ushtarake, ka mbështetur një strategji mbi një konflikt që nuk ekziston më.
Ashtu siç këndonin ushtarët britanikë:?Ne jemi këtu, sepse jemi këtu, dhe sepse jemi këtu?. Por kjo nuk është një arsye e fortë për të rrezikuar jetën e amerikanëve. Arsyeja tjetër pse forcat amerikane janë atje, është sepse ato duhet të jenë diku aty pranë.
Shtetet e Bashkuara mund të ndërpresin lidhjet e saj ekonomike me pjesën tjetër të botës,
dhe më pas të mbijetojnë në izolim si një autarki. Por kjo do të siguronte një të ardhme strategjike të ngjashme me atë të Perandorisë Bizantine në shekujt e saj të fundit.
Gjithsesi, në aleancë me Evropën, Shtetet e Bashkuara i ngjajnë Romës përpara rënies së gjysmës së saj perëndimore. BE-ja përfaqëson 22 për qind të PBB-së së botës; e dyta pas SHBA-së me 24 për qind. Shtoni këtu edhe Britaninë, dhe SHBA-ja drejton një aleancë që përfaqëson afro 50 për qind të PBB-së globale, një aleancë të aftë të vendosë llojin e normave globale që do të përjetësojnë ndikimin amerikan përballë konkurrencës aziatike.
Ka pak perspektiva që Kina t?i nënshtrohet atyre normave:nëse jemi me fat, jemi duke shkuar drejt një përplasje të gjatë me Kinën. Por nëse ato norma janë të qëndrueshme, ashtu si SHBA-ja mbështeti dikur aleancat e saj në Luftën e Ftohtë, janë të gjitha shanset për t?i tërhequr rreth vetes fuqitë aziatike të alarmuara nga sjellja agresive e Kinës, si India, Japonia, Australia, Zelanda e Re, madje edhe Rusia dhe fuqitë e Azisë Qendrore.
Pra, mbështetja e Evropës sjell përfitime të dukshme me kosto të ulët dhe afatgjatë për SHBA-në. Në këtë pikë, ashtu si për të tjerat, Donald Trumpi u keqkuptua qëllimisht. Nëse nuk ishte sa duhet e qartë në vitin 2016, ajo që është e qartë tani, ideja e tij për ?Amerika e Para? është ?primus inter pares?, e parë midis të barabartëve në një botë shumë-polare, dhe linjat e saj strategjike kanë pak ngjashmëri me ato të fundshekullit të XX-të.
Pjesë e kësaj strategjie është bindja e ?partnerëve? të NATO-s, për të vepruar si partnerë me të drejta të plota, në vend të rolit të ?fëmijëve? të llastuar. Dhe nga këtu buron edhe lëvizja e trupave nga Gjermania drejt vendeve ku ato mund të jenë më të dobishme.
Edhe pse mediat flasin për ?tërheqje?, vetëm një pakicë e trupave amerikane që do të largohen nga Gjermania do të rikthehen në SHBA. Shumica e tyre, janë duke shkuar diku tjetër në Evropë. Atëherë pyetja është:Nëse trupat amerikane do të jenë diku atje pranë,
Ku duhet të jenë saktësisht?
Një përgjigje mund të jetë që ato nuk duhet të jenë askund ku nuk kërkohen. Një studim i kohëve të fundit i institutit amerikan Peë, zbuloi se 75 për qind e amerikanëve mendojnë
se vendi i tyre ka marrëdhënie të mira me Gjermaninë, ndërkohë 64 për qind e gjermanëve mendojnë se vendi i tyre ka marrëdhënie të këqija me Amerikën.
Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e amerikanëve dëshirojnë të ?bashkëpunojnë më shumë? me Gjermaninë, ndërsa vetëm 50 për qind e gjermanëve duan të ?bashkëpunojnë më shumë me amerikanët?, në krahasim me Francën (77 për qind), Japoninë (69 për qind) dhe Rusinë (66 për qind).
Gjermanët prodhuan dy nga strategët më të mëdhenj të shekullit XIX, Bismarkun dhe Klauzeviçin, dhe më pas prodhuan dy nga strategët më të këqij të shekullit XX, Kajzerin (perandorin Vilhelm) dhe Fyhrerin, Adolf Hilerin.
Pas vitit 1945, gjerman-lindorët pretenduan se ishin viktima, ndërsa ata perëndimorë patën guximin të kalonin brenda një brezi nga luftënxitësit më të këqij të historisë tek pacifistët më të thekur. Gjermanët mbeten të varur nga kjo rrugë drejt rehabilitimit moral. Për ta kjo gjë mund të jetë komode, por ajo nuk është shumë e dobishme për SHBA-në.
I njëjti sondazh i Peë, zbuloi se 60 për qind e amerikanëve mendojnë se ushtria amerikane duhet të mbrojë çdo anëtar të NATO-s në rastin e një ?konflikti ushtarak serioz? me Rusinë, por 60 për qind e gjermanëve mendojnë se Gjermania nuk duhet të mbrojë aleatët e saj të NATO-s.
Rasti më i mundshëm i atij skenari do të ishte pranë Gjermanisë, midis shteteve ish-sovjetike në një front që shkon në veri-jug, nga Baltiku në Detin e Zi. Pra gjermanët ndajnë e preferencën midis politikanëve të tyre të Luftës së Ftohtë me atë për Rusinë. SHBA duhet
ta pranojnë fitoren e saj në Gjermani, ashtu siç duhet të pranojë edhe disfatën e vet në Afganistan. Përmes gjakut dhe parave amerikane, gjermanët u rikthyen tek pavarësia dhe tek demokracia liberale.
Ata janë të lirë të marrin vendime qoftë edhe të gabuara për veten e tyre. Ndikimi amerikan mbi prirjen gjermane për të kritikuar qasjen ushtarake amerikane, nuk do të shtohet dhe as do të zvogëlohet nga prania e trupave amerikane në Gjermani.
Dhe Gjermania mirëpret sot më shumë ushtarakë amerikane sesa çdo shtet tjetër i BE-së.
Shtetet ish-sovjetike të frontit lindor të BE-së – shtetet baltike, Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria në veçanti – janë bërë gjithashtu të pavarura politikisht.
Popujt e tyre janë shumë miqësorë me SHBA-në, dhe e vlerësojnë lirinë që kanë. Pika nevralgjike sot midis Perëndimit dhe pjesës tjetër, nuk kalon më përmes Berlinit. Ajo gjendet në kufirin e Estonisë me Rusinë, kufirin e Bullgarisë me Turqinë, dhe në vendet me depërtim ekonomik kinez në Ballkan, siç është porti i Pireut në Greqi.
Forcat amerikane, do të kenë më shumë vlerë simbolike dhe strategjike në lindje dhe jug-lindje të BE-së:ri-pozicionimi i forcave në Itali dhe Poloni, konfirmon kufijtë politikë të BE-së.
spectator.us – Përshtatur nga CNA.al
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...