VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi Joani
Angjelina ishte e bija e princit të famshëm shqiptar Gjergj Arianiti dhe e motra e Donikës, gruas së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Princërit shqiptarë të mesjetës shquheshin edhe për lidhjet e tyre me kishat dhe manastiret. Të gjithë e dinë përkushtimin e familjes Kastrioti për manastirin e Hilandarit në Malin Athos. Po në atë manastir jetoi si murg orthodhoks vëllai i madh i Skëndërbeut, Reposhi. Familja e Arianitëve, që zotëronte territore të mëdha të Shqipërisë së Jugut, ishte një nga familjet më të dëgjuara ballkanase të Mesjetës. Ndaj, Gjergj Arianiti, një princ i shquar, që ishte një nga të parët që kishte mundur turqit, bëri krushqi me princërit më të dëgjuar orthodhoksë të kohës.
Donika u martua me Gjergj Kastriotin, Angjelina, vajza tjetër, u martua me despotin e Serbisë, Stefanin, krushqi e miratuar edhe nga princërit e tjerë shqiptarë. Angjelina u shqua që në fëmijëri për butësinë, mirësinë e zemërdhembshurinë e madhe që kishte ndaj të varfërve e nevojtarëve. Gjithmonë kishte dashur të tërhiqej e të bënte një jetë të për-kushtuar vetëm Zotit. I pëlqente vetmia dhe vizitonte shpesh kisha e manastire. Në atë kohë, Shqipëria ishte mbushur tërë kisha e manastire, ku jetonin qindra mësues të mëdhenj shpirtërorë. Thuhet se vetëm Kruja kishte pasur 365 kisha, të cilat u prishën nga pushtimi barbar osman. Ndoshta, një kujtim i këtyre kishave është thënia popullore në Krujë, që ky qytet ka 366 vende të mira. Ashtu ishte dhe malësia e Tiranës, e cila kishte kisha katedrale të panumërta, si katedralja e Shën Stefanit në Kllojkë etj. Shumë qytete të Shqipërisë, tashmë të zhdukura, ishin të famshme për jetën fetare. Numrin 365 kisha në një qytet e gjejmë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, gjë që tregon se sa i zhvilluar ishte Krishterimi në këtë pjesë të Ballkanit, dhe se çfarë dëmi të madh i solli pushtimi turk kombit tonë. Përveç shkatërrimeve materiale, u shkatërrua edhe pasuria e madhe shpirtërore, e mbledhur ndër shekuj. U dogjën kronika e libra të pazëvendësueshëm për historinë e popullit tonë, u rrënuan mijëra kisha e manastire dhe, për më tepër, humbi identiteti dhe ideali për të cilin luftoi edhe princi më i famshëm i popullit shqiptar në Mesjetë, Gjergj Kastrioti.
Por le të kthehemi përsëri te shenjtorja jonë. Edhe pasi u martua me despotin e Serbisë, Angjelina bënte të njëjtën jetë, si më parë. Ndonëse princeshë, ishte e përulur dhe e dashur me njerëzit e thjeshtë. Pushtimi turk e detyroi Stefan Brankoviçin, të birin e Gjergj Brankoviçit, dhe të shoqen, Angjelinën, të merrnin rrugën e mërgimit. Fillimisht ata erdhën në Shqipëri, pastaj shkuan në Itali. Edhe në mërgim, Angjelina jetonte me devotshmëri e me frikë Perëndie. I rriti dhe i edukoi dy djemtë e saj, Joanin dhe Maksimin, me një frymë të vërtetë të krishterë. Pas ndarjes nga jeta të të shoqit, Stefanit, ajo u bë murgeshë dhe iu përkushtua lutjeve, ndihmave për të varfrit dhe ndërtimit e restaurimit të kishave dhe manastireve. Një grua besnike, një nënë e mirë dhe një e krishterë e përsosur, ajo e meritoi emrin që i dha populli ?Nënë Angjelina?. Në vitin 1476, djali i saj, Joani, i rritur në Venedik, u bë përsëri despot i Serbisë. Sipas shembullit të nënës së tij, edhe ai iu përkushtua ndihmesës së kishave.
Ndihmoi manastiret në Malin Athos, në Shqipëri, Dalmaci e Banat. Joani ishte despoti i fundit i Serbisë dhe është kanonizuar nga Kisha Orthodhokse. Mbas vdekjes së të birit, Angjelina shkoi në manastirin e Krushedolit, të cilin ajo vetë e kishte themeluar. Atje jetoi në përkushtim të plotë, me lutje, agjërim dhe ngritje shpirtërore të vazhdueshme. Fjeti në paqe në fillim të shek. XVI dhe u bashkua me Stefanin e drejtë dhe me dy bijtë e saj të devotshëm.
Lipsanet e saj mrekullibërëse ruhen pranë lipsaneve të të shoqit dhe të të dy djemve, në manastirin e Krushedolit, ku ndërroi jetë. Lipsanet janë dëmtuar nga turqit. Kisha Orthodhokse e nderon kujtimin e saj më 30 korrik.
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...