Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kevin R.Brock ?The Hill?
* Duke i kërkuar ndjesë Uinston Çurçillit, statuja e të cilit ka të ngjarë të rrëzohet në ndonjë nga këto ditë, situata aktuale në SHBA mund të përmblidhet me këto fjalë:?Asnjëherë kaq shumë njerëz, nuk janë ndjerë në faj, për një pjesë të vogël të bashkëqytetarëve të tyre?.
Fushata kombëtare e shkatërrimeve që ka kapluar SHBA-në gjatë 2 muajve të fundit, do që ju ta dini se Amerika është vazhdimisht raciste, se ky është një vend plot urrejtje dhe fobi, dhe një shtëpi e ndarë dhe e pashpresë. Por ky mesazh nuk është i vërtetë.
Përkundrazi, kemi të bëjmë me një plan të mirë-menduar që po zbatohet nga ata që favorizojnë një botëkuptim marksist apo totalitar, me shumë gjasa me mbështetjen e qeverive të huaja. Që në SHBA ekzistojnë elementë të racizmit apo racistë të vërtetë, kjo nuk mund të mohohet.
Afro-amerikanët në SHBA vuajnë në shumë aspekte. Edhe atje ku nuk ka një racizëm të hapur, mund të ketë një lloj indiferentizmi ose apatie ndaj përvojës së hidhur të të tjerëve. Në thelbin e tij, mesazhi i lëvizjes ?Lives Matter Black?, rezonon me njerëz të vullnetit të mirë, dhe që i përkasin racave të ndryshme.
Por për fat të keq, ky mesazh është pronësuar, dhe po përdoret si mbulesë nga segmentet e dhunshme të së majtës ekstreme të Amerikës, të cilët dëshirojnë një formë qeverisjeje tjetër nga ajo që kemi sot.
Ja në cilin përfundim kanë arritur vitet e mbledhjes së inteligjencës nga FBI dhe agjenci të tjera të komunitetit të inteligjencës:Kina dhe Rusia, e dinë se nuk mund të mposhtin ushtarakisht apo ekonomikisht Shtetet e Bashkuara.
E megjithatë, eleminimi i SHBA si një superfuqi që e pengon vizionin e tyre komunist, mbetet një nga synimet e tyre kryesore. Si Kina, e cila ka ndjekur metoda dinake për t?u zhvilluar, dhe Rusia, me gjithë kompleksin e inferioritetit të saj të përhershëm, i kanë humbur shpresat që kishin për përçarjen e amerikanëve, duke na vënë kundër njëri-tjetrit si një mjet për të prishur një vullnet kombëtar të bashkuar, dhe për të na bërë të shpërfytyruar, të paaftë apo jo të gatshëm për t?iu kundërpërgjigjur hegjemonive të tyre të ardhshme.
Dhe fushatat e dezinformimit, që e vënë theksin tek gabimet e Amerikës, kanë qenë historikisht një strategji e preferuar, sidomos nga Rusia. Që të dyja këto vende janë të vetëdijshme, se mënyra më e përshtatshme për të përçarë amerikanët, është sipas linjave racore, përderisa Shtetet e Bashkuara janë vendi me diversitetin më të madh racor se sa çdo komb tjetër në botë.
Amerikanët janë shumë të ndjeshëm ndaj akuzave për racizëm, pasi ne kemi zhvilluar një luftë të gjatë për të ndërtuar një vend, ku një përzierje e pashembullt racash, fesh dhe kulturash, mund të bashkëjetojnë nën idealin e lirisë individuale. Dhe duke pasur parasysh historinë e njerëzimit, është një mrekulli që kemi pasur sukses.
Prandaj, akuzat për racizëm në vendin tonë janë një mashtrim i madh, dhe një ?pykë? e efektshme ndarjeje, si për të ngjallur dyshime ashtu edhe nxitur zërat kundër. Nuk ka turp më të madh sot, se sa të akuzohesh për mëkatin vdekjeprurës të racizmit.
Është kjo arsyeja pse po shohim një zgjerim të përkufizimit të racizmit dhe ?gjuhës së urrejtjes? nga një tufë akuzatorësh, që në fakt nuk kanë drejtësinë racore si qëllimin e tyre kryesor. Akuzat për racizëm, janë shndërruar në mënyrën më efektive për të eleminuar rezistencën, dhe për të censuruar apo heshtur zërat që kundërshtojnë një botëkuptim totalitar.
Prandaj, racizmi ekziston gjoja tani edhe në etiketat e produkteve, në postimet në rrjetet sociale mbi himnin kombëtar, apo edhe në mënyrën sesi përshkruhen imazhet e Jezu Krishtit. Institucioni Smithsonian, deklaroi kohët e fundit se dëshmitë e racizmit gjenden në vlerat tradicionale amerikane, si kënaqësia e vonuar dhe familja e vogël.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë po, racizmi është sigurisht sistematik. Ai ekziston edhe në ajrin që ne thithim. Por nuk është e vërtetë. Është një gënjeshtër e thënë nga ata që duan që ne të besojmë se Amerika ka degraduar, dhe se sistemi aktual duhet të zëvendësohet me një sistem tjetër.
Po kush janë këta njerëz, që kanë hedhur poshtë narrativat legjitime të drejtësisë racore, për të çuar përpara agjendën e tyre? Janë mbeturinat e diskredituara të Marksizmit të dështuar ekonomik, ata që ushqejnë vizionin e Marksizmit kulturor, që ia nënshtron kontrollit shtetëror të drejtat dhe liritë e individëve.
Ata kanë rilindur nga hiri i ideologjisë së pastër komuniste, duke u shfaqur në akademi dhe media të ndryshme, për të indoktrinuar mendjet dhe kontrolluar narrativat. Mbështetësit e tyre të rinj janë bashkëbiseduesit radikalë apo anarkistë si ANTIFA, që qëndrojnë pas protestuesve aktualë të drejtësisë racore.
Këta të majtë, të maskuar me të zeza, treguan se dinë të thithin vëmendjen e mediave nga protestuesit legjitimë, duke ndezur zjarre, shkatërruar biznese dhe sulmuar policinë. Përbërja e tyre është e re: ata janë kryesisht e bardhë, shumica nga familje të privilegjuara periferike apo studentë universitarë, që e mbushnin kokën me rrëfimet e rreme të ?parajsës? totalitare.
Pasi shkatërruan shumëçka që u doli përpara, ata u rikthyen në lagjet e tyre të sigurta, larg atyre që thjesht i ndihmuan të shkatërrojnë. Ata janë një brez i dështuar që në fillim, janë shumë të zemëruar, por pa e ditur plotësisht arsyen pse.
Shumica e tyre, dhe kjo është e sigurt, nuk mund ta përkufizojnë me saktësi se çfarë është në fakt fashizmi, gjëja që ata supozohet se janë ?kundër?. Shumica e tyre janë fëmijë të të pasurve, nuk e kanë njohur kurrë privimin, e megjithatë janë bindur që Amerika është e ?keqe?.
Të përkëdhelurit kanë shpesh mendje të dobëta, që manipulohen me lehtësi, dhe karaktere gjithashtu të dobëta. Dhuna që kemi parë kohët e fundit, ka justifikuar arsyetimin e FBI-së për hetimin e ANTIFA-s si një organizatë e dhunshme kriminale, që përdor RICO dhe statutet e tjera federale për të çmontuar proceset e saj organizative, për të identifikuar dhe eliminuar burimet e saj të financimit dhe arrestuar protagonistët kryesorë.
Në këtë drejtim, FBI ka një ?aftësi të veçantë?, e cila në shumë raste është dëshmuar si shumë efektive. Nëse FBI lejohet ta bëjë punën e vet, ANTIFA nuk do të ekzistojë më pas 2 vitesh. Ndërkohë, byroja federale do të hetojë për të përcaktuar edhe shtrirjen e ndikimit të huaj, apo mbështetje materiale të ANTIFA-s dhe elementëve të tjerë radikalë.
Agjentët me përvojë të kundërzbulimit, do t?ju thonë se nuk është çështja ?nëse? ka një ndikim të tillë, por ?si dhe sa? i madh është ky ndikim. ANTIFA, ka të ngjarë të dëshmohet si një operacion i ndikuar nga të huaj, që kërkon të mbjellë përçarje dhe të dobësojë vendosmërinë kombëtare.
Propagandistët e majtë, që e shajnë Amerikën si raciste, kapitaliste, imperialiste etj, janë në fakt të pakët në numër. Por mesazhet e tyre përforcohen nga politikanët e majtë, që janë të gatshëm të mashtrojnë komunitete të tëra për të çuar përpara agjendën e tyre politike, si dhe nga një shtyp i majtë që zbut dhe filtron fjalët dhe veprimet e tyre të dhunshme.
Nëse të vërtetës do t?i jepej një zë i drejtë, këta akuzues relativisht të paktë në numër, që përpiqen t?u imponojnë fajin atyre që sot nuk po dëgjohen, ata do të demaskoheshin dhe poshtëroheshin përballë shumicës dërrmuese të amerikanëve që dëshirojnë për të mirën për gjithë bashkëqytetarëve të tyre, që nuk janë racistë, që shqetësohen realisht për fqinjin, dhe madje edhe të huajin, dhe që dëshirojnë drejtësi dhe siguri ekonomike, dhe lumturi për të gjithë.
Nuk ka pse në të turpërohemi nga një pakicë e zemëruar, që po vë në zbatim shfaqje nga manualet e komunizmit, të cilat synojnë të përçajnë shumicën. Ata, ashtu si filozofia që mbështesin, do të njohin vetëm dështimin.
Shënim: Kevin R.Brock, ish-ndihmës drejtor i inteligjencës në FBI, agjent special i FBI-së për 24 vjet, dhe zv/drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundravajtjes (NCTC)./ Përshtatur nga CNA.al
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...