Nga Amazona në Antarktidë/ Shtatë vendet më misterioze dhe të pa-eksploruara të botës
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia jonë për të ecur drejt, i ka dhënë mundësi njerëzimit të udhëtojë në distanca të mëdha, dhe të mbijetojë duke e ndryshuar klimën, mjediset dhe peizazhet. Por ecja është më shumë sesa thjesht zhvendosje.
Studime të shumta shkencore, kanë zbuluar se veprimi i thjeshtë i lëvizjes së këmbëve, mund të sigurojë një numër të madh përfitimesh shëndetësore, dhe t?i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë. ?Shumë njerëz kanë filluar të shëtisin nëpër lagjen e tyre dhe në natyrë, për të kaluar kohën gjatë pandemisë dhe ka shumë arsye për ta vazhduar atë praktikë?-thotë Emanuel Stamatakis, profesor i veprimtarisë fizike, stilit të jetës dhe shëndetit të popullatës në Universitetin e Sidneit, Australi.
?Ecja e rregullt, garanton të gjitha përfitimet standarde të ushtrimeve aerobike, si përmirësime në punën e zemrës dhe sistemet e qarkullimit të gjakut, një kontroll më të mirë të glukozës në gjak, normalizim të presionit të gjakut, si dhe uljen e ankthit dhe depresionit?- thotë Stamatakis.
Ecja nuk është diçka e kushtueshme, nuk kërkon shumë pajisje speciale, dhe mund të kryhet thuajse kudo. Po a kemi vërtet nevojë për të ecur 10.000 hapa në ditë? Ekspertët e shëndetit publik janë të ndarë mbi këtë çështje. Por në kundërshtim me besimin popullor, ky rekomandim nuk vjen nga shkenca.
Përkundrazi, ai buron nga një fushatë publicitare të viteve 1960, për të promovuar një pedometër në Japoni. Ndoshta sepse është një numër i rrumbullakosur dhe i lehtë për t?u mbajtur mend. Vende si SHBA-ja nisën ta përfshijnë në rekomandimet e shëndetit publik.
Sot, ai është një lloj kuote e rekomandueshme në aplikacionet e ecjes në këmbë në smartfonët tanë. Që nga vitet 1960, studiuesit kanë studiuar standardin 10.000 hapa në ditë, dhe kanë arritur në përfundime të përziera.
?Disa studime kanë treguar vazhdimisht, se ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore edhe nëse ecet më pak se 10.000 hapa në ditë?-thotë Stamatakis. Për shembull, një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Harvardit, që përfshinte më shumë se 16.000 gra të moshuara, zbuloi se ato që ecnin të paktën 4.400 hapa në ditë, e ulën shumë rrezikun e tyre për të vdekur para kohe, kur u krahasuan me gra fizikisht më pak aktive.
Studimi vuri gjithashtu në dukje se përfitimet në jetëgjatësi, vazhdonin deri në 7.500 hapa në ditë, ndërsa nuk rriteshin më pas kësaj shifre. Pra, 7.500 hapa është një qëllim ideal ditor, që sjell përfitime shëndetësore të krahasueshme me 10.000 hapa në ditë.
Por a ka rëndësi ritmi i ecjes në garantimin e këtyre përfitimeve? Ashtu si me çdo ushtrim fizik, përfitimet fizike nga ecja varen nga tre gjëra:kohëzgjatja, intensiteti dhe shpeshtësia. E thënë thjesht:ecni shpesh, shpejt dhe për distanca të gjata. Synimi është të ecni sa më shpejt, për të rritur rrahjet e zemrës tuaj, qoftë edhe vetëm për disa minuta?.
?Sa më shpejtë ritmi i ecjes aq më mirë. Ideale është që 3.000-3.500 nga hapat të përfundojnë me një ritëm të shpejtë?- thekson Stamatis. Në një studim të kohëve të fundit, që përfshiu rreth 50.000 njerëz që ecin rregullisht, Stamatakis dhe kolegët e tij e lidhën shpejtësinë më të madhe të ecjes me një rrezik të zvogëluar të vdekjes nga thuajse gjithçka, përveç kancerit.
Një studim i fundit i botuar në ?Mayo Clinic Proceedings?, analizoi jetëgjatësinë e afro 475.000 burrave dhe grave që u vetë-raportuan si ecës të ngadaltë apo të shpejtë. Ecësit më të shpejtë – me një shpejtësi prej rreth 4.8 km/h, mund të prisnin të jetonin afërsisht 15-20 vjet më gjatë sesa këmbësorët e ngadaltë, apo ata që zakonisht shëtisnin me një shpejtësi prej rreth 3.2 km/h.
Pjesëmarrësit që e konsideronin veten si shëtitës të shpejtë, kishin një jetëgjatësi mesatare gati 87 vjeç për burra dhe 88 vjet për gratë. Ndërsa e dimë që ecja është e mirë për trupin, ekspertët kanë nisur të zbulojnë se si ndikon ajo në funksionimin e trurit.
Sidomos ecja, mund të jetë një mënyrë efektive, për të ngadalësuar ose ulur rënien e aftësive njohëse në moshën e thyer. Një studim mbi të moshuarit, zbuloi se ecja e rregullt për 6 muaj përmirësonte funksionin ekzekutiv, apo aftësinë për të planifikuar dhe organizuar gjërat. Ndërkohë, studime të tjera kanë zbuluar se ecja dhe ushtrimet e tjera aerobike, mund të rrisin madhësinë e hipokampusit, zonën e trurit të përfshirë në memorie, dhe mësimin e gjërave të reja./ discovermagazine.com–Përshtatur nga CNA.al
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...