web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si mund të detyrohet Kina të japë llogari për përhapjen e Covid-19

31 Korrik 2020, 06:59, Blog CNA

Nga Jamie Metzl ?The Wall Street Journal?

* Në qoftë se një vend do të lëshonte aksidentalisht një raketë bërthamore, duke shkaktuar vrasjen e më shumë se 650.000 njerëzve, udhëheqësit e botës do të kërkonin minimumi një hetim të plotë dhe të menjëhershëm mbi atë që kishte ndodhur, për t?u siguruar se nuk do të ndodhte më.

Ndërsa ka gjithnjë e më shumë prova se virusi vdekjeprurës që shkaktoi pandeminë e Covid -19, mund të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator i virologjisë në Vuhan, e ndjekur nga një fshehje e kësaj ngjarje nga qeveria kineze, shumica e politikanëve në mbarë botën, kanë qëndruar çuditërisht të heshtur.

Derikur politikëbërësit të kuptojnë origjinëne koronavirusit të ri, bota mbetet e prekshme edhe ndaj një pandemia vdekjeprurëse në të ardhmen. Virusi më i afërt i njohur në lidhje me SARS-Cov-2, është një virus i mbledhur nga shkencëtarët kinezë nga 6 minatorë të infektuar në një shpellë të infektuar me viruse nga lakuriqët e natës në jug të Kinës në vitin 2012. Minatorët shfaqën simptoma, që ne tani i lidhim me Covid -19. Gjysma e tyre vdiqën. Mostrat virale u dërguan më pas Institutin e Virologjisë në Vuhan, që njihet se ka nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë, Nivelin 4.

Vuhani ndodhet më shumë se 1600 km në veri të provincës Junan, ku është edhe shpella në fjalë. Nëse virusi kaloi tek njerëzit me anë të një serie kontaktesh, apo në të ashtuquajturat ?trege të lagështa? siç pretendon Pekini, ne me gjasë do të kishim parë dëshmitë e njerëzve të infektuar në vende të tjera të Kinës, para shpërthimit të epidemisë në Vuhan.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Shpjegimi alternativ, një ?arratisje? e virusit nga laboratori, është shumë më i besueshëm. Ne e dimë që Instituti i Virologjisë në Vuhan ishte duke përdorur teknika të diskutueshme të ?përfitimit të funksionit?, për t?i bërë viruset më virulente për qëllime kërkimore.

Në një kabllogramë konfidenciale të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e vinte theksin tek shqetësimet mbi sigurinë e laboratorëve të tillë. Sugjerimi se virusi vdekjeprurës ka dalë rastësisht nga laboratori kinez, ngjan i besueshëm. Mbi të gjitha, vetë sjellja e Kinës ngre shumë dyshime.

Në javët e para kritike pas shpërthimit të epidemisë, Pekini censuroi çdo informacion, dhe pengoi hyrjen në vend të hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa mostrat virale u shkatërruan. Kur një biolog kurajoz kinez postoi në internet gjenomën e sekuencuar të virusit, laboratori i tij e fshiu menjëherë ?për korrigjim?.

Kineze qeveria i ndaloi shkencëtarët të flisnin në publik mbi origjinën e pandemisë. Gazetarët që investiguan mbi këtë çështje rezultojnë të zhdukur. Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, që çuditërisht u ndryshua në versionin përfundimtar, ?Kina ka drejtuar një fushatë globale keqinformimi, për të shmangur fajin e saj mbi pandeminë?.

Në muajin maj, 120 vende anëtare të OBSH-së ranë dakord për një ?vlerësim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës? në ?shqyrtimin e përvojës së fituar dhe mësimeve të nxjerra nga reagimi ndërkombëtar shëndetësor ndaj Covid-19?. Ai ishte një formulim i çuditshëm dhe i butë, një lloj kompromisi që i jep mundësi Pekinit të shmangë çdo lloj hetimi serioz.

Presidenti kinez Xi Jinping, e bëri të qartë këtë kur deklaroi se hetimi mbi këtë ngjarje duhet të nisë vetëm pasi pandemia të jetë vënë nën kontroll. Edhe pse një ekip i OBSH ka shkuar në Kinë më 10 korrik, ka shumë të ngjarë që çfarëdolloj hetimi ndërkombëtar, do të jetë shumë i cunguar nga qeveria kineze.

Dhe arsyet pse Pekinit nuk i intereson një hetim i thellë i origjinës së pandemisë, janë të kuptueshme. Nëse vdekjet e kaq shumë njerëzve në mbarë botën, e kanë origjinën tek një aksident laboratorik dhe fshehje më pas e ngjarjes nga autoritetet, pasojat brenda Kinës dhe ato në rrafshin global do të jenë të mëdha.

Ndërkohë, është më e vështirë të kuptohet pse kaq shumë njerëz jashtë Kinës po reagojnë kaq ngadalë. Pjesërisht kjo mund të shpjegohet me anë të ndikimit të madh të Kinës në rang global. Kur kryeministriministri australian Skot Morrison sugjeroi nisjen e një hetimi, Pekini e ndëshkoi menjëherë Australinë me reduktimin e tregtisë me këtë shtet.

Me ekonominë kineze që po ringrihet, dhe atë të SHBA-së që po vuan, shumë vende kanë frikë se qeveria kineze mund të rrezikojë të ardhmen e tyre ekonomike. Ndërkohë, shumë progresistë duket se po e censurojnë veten nga frika e legjitimimit të asaj që ata shohin si një përpjekje të presidentit Donald Trump për ta fajësuar Kinën dhe OBSH-në, për të shmangur kritikat ndaj dështimeve të tij në SHBA.

Por mosshkuarja deri në fund e kësaj çështje, do të ishte kulmi i absurditetit. Në lojë janë shumë gjëra. Për të garantuar sigurinë e të gjithëve, OBSH dhe hetuesit duhet të fuqizohen për të shqyrtuar të gjitha çëshjet përkatëse në lidhje me origjinën e kësaj pandemie që nuk po njeh kufij.

Ky hetim gjithëpërfshirës mjekësor, duhet të përfshijë një qasje të plotë të të gjitha shkencëtarëve, mostrave biologjike, laboratorike të dhënat dhe të tjera materiale nga të Intitutet e Virologjisë, dhe organizmat e tjerë përkatëse në Kinë. Mohimi i kësaj qasje, duhet të konsiderohet si një pranim i fajit nga ana e Pekinit.

Por ajo është edhe një rrugë e mirë për të ecur përpara. Duke bashkëpunuar për të kuptuar plotësisht origjinën e pandemisë, se si dështuam të reagojmë në mënyrën e duhur, dhe çfarë ne duhet të bëjmë për të parandaluar krizat të tilla në të ardhmen, ne mund të ndërtojmë një botë të sigurt për të gjithë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga