LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

8 Maj 2020, 14:08, Politikë CNA

Dje, me fakte, CNA.al tregoi se si gazetari, politikani i shndërruar në menaxher dhe bashkëpronar, në ortak të pronarëve të inceneratorëve në Shqipëri, Ben Blushi, i kishte bërë një shërbim nëpërmjet një ?investigimi?, të njohurit prej tij Lulzim Berisha. Një prej personazheve të shumëpërfolura të grupeve kriminale në Durrës.

Një video e 2017-ës dhe një foto miqësore e mohuar në atë kohë nga Ben Blushi. Por, dje gazeta Shqip, i bënte shërbimin e radhës.

Historia e Ben Blushit me bandat dhe kriminelët nuk fillon dhe nuk mbaron me Lulzim Berishën, me atë që mohoi tre vite më parë dhe me atë që dje i shërbeu nëpërmjet një shkrimi. Fillon në Korçë me lidhje të forta më krimin. Me elementë  të  grupeve  kriminale të ?Çobejve?, apo ?Pesë dyqaneve?. Dy grupe të shumë përfolura në qytetin e Korçës, që me kalimin e kohës u shuan.

Por, Ben Blushi me ardhjen e tij në Korçë, u lidh fort me ta. Qëndronte sa me njërën bandë, dhe fuste turinjtë e lidhte miqësi te grupi tjetër. Herë tentonte t?i hidhte benzinë zjarrit, e herë t?i shfrytëzonte politikisht.

Shpesh e shikoje të pinte dhe të gëdhihej në avujt e alkoolit me ta. Histori ndoshta të më shumë se 18 vitesh apo 20 vitesh, por që janë fakte që çdo kush në Korçë i njeh. Ku ish-prefekti i atëhershëm, i kthyer në deputet, ishte një nga njerëzit që më shumë kalonte kohë me pjesëtarë të grupeve kriminale apo element të inkriminuar sesa me qytetarët Korçarë.

Ishte koha kur Blushit i lindi dashuria për Dardhën. Atje ku dhe u ?karantinua? gjatë kohës së koronavirusit.

Gjithësesi, bëmat dhe gjëmat e Ben Blushit në Korçë, janë jo të pakta dhe ne do të vazhdojmë t?i sjellim ditë pas dite, me emra dhe me personazhe konkrete, të cilët tregojnë qartësisht se fotoja e Ben Blushit me Lulzim Berishën, apo shërbimi i bërë dje nuk janë krejt të rastësishme.

Ben Blushi ka qënë gjithmonë afër krimit, të paktën në Korçë, apo atë çfarë kemi parë në Durrës. Se të tjera histori dhe mesele tregohen edhe për kohën kur ka qënë në Elbasan./ CNA.al

Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim Berishës

Lajmet e fundit nga