LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim Berishës

7 Maj 2020, 16:54, Denoncim CNA
Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim

Gjatë fushatës së vitin 2017, një video dhe foto të cilën po e publikojmë më poshtë, bëri zhurmë elektorale, kjo për faktin se Ben Blushi, rilindasi i Edi Ramës, shndërruar në ?Libra?, dilte foto me një nga eksponentët e botës së krimit në Durrës, Lulzim Berishën.

Fotoja u bë në Durrës në qytet dhe duket mjaft miqësore dhe po të shohësh personazhet shfaqin dhe miqësi, por pas publikimit të asaj fotoje dhe video, Ben Blushi reagoi menjëherë. Ai e mohoi dhe e quajti provokim të Rilindjes duke thënë se ky ishte një veprim i bërë nga Vangjush Dako dhe Edi Rama për të prishur imazhin e tij publik dhe forcën e ?Librës? dhe rrugën e saj drejt fitores.

Në fakt ?Libra? bëri një vrimë në ujë, Ben Blushi mori atë që në zonën e Korçës i thonë ?leshtë e Curres së Ponçarës?, por miqësia me Lulzim Berishën duket se ka ngelur.
Dje në një publikim të gazetës Shqip e cila është pjesë Top Medias, në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe që drejtohen nga Ben Blushi, që ka emëruar një prej jesmenëve të tij në gazetën Shqip, ka publikuar një material në lidhje me Lulzim Berishën ku duket qartë se me këtë ?investigim? të pretenduar, është marrë në mbrojtje Lulzim Berisha.

Gazeta Shqip shkruan: Operacioni Forca e Ligjit (OFL) nëpërmjet një njoftimi për media, u nxitua të publikonte lajmin për bllokimin e një sasie prej 1.2 milion litra nafte në Portin e Durrësit, që shërbente për furnizimin e anijeve. Biznesi thuhej se ishte në pronësi të Lulzim Berishës dhe që prej datës 13.02.2019 i ishte revokuar liçenca për ushtrimin e këtij aktiviteti. Pavarësisht revokimit të licencës, sipas OFL-së, Lulzim Berisha ka vazhduar aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin në mënyrë të paligjshme, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Deri këtu duket një njoftim i zakonshëm, i përcjellë nga të gjitha mediat. Por në fakt, ky operacion policor është i nxituar dhe i gabuar, pasi ata kanë bllokuar ?padashje? një biznes të rregullt të Lulzim Berishës, duke ngritur dyshime të forta për një shoë të OFL-së, sesa një aksion të mirëfilltë?.

Për më tepër kërkon ta nxijë me dy hipoteza, policinë e shtetit dhe luftën e saj ndaj krimit.

?Dy hipoteza që kërkojnë një shpjegim: E para që zoti Veliu nuk është informuar saktësisht nga strukturat e OFL-së për numrin e liçencave dhe veprimtarinë e ?RAJAN 2007?. Dhe e dyta, që segmente të caktuara të Policisë së Shtetit mund të jetë vënë nën shërbim të një konkurrenti tjetër në sektorin e naftës, për të nxjerrë jashtë loje biznesin e Lulzim Berishës? shkruan gazeta Shqip.

Këto janë dy hipotezat që ngre gazeta Shqip në shkrimin e saj i cili kërkon të implikojë policinë e shtetit. Por nga ana tjetër duket qartazi avokatia që i bën media e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës, Lulzim Berishës.

Mesa duket miqësia e Ben Blushit me Lulzim Berishën nuk ka përfunduar, ato video dhe foto në fushatën e 2017-ës nuk kanë qenë aq të rastësishme.

Media e lirë në pronësi të Vjollcës e drejtuar nga Ben Blushi bën avokatinë e njeriut të botës së krimit, të cilin Ben Blushi e ka pasur në foto, më pas e ka mohuar dhe sot i bën avokatinë nëpërmjet një ?investigimi? të pretenduar.

Pas skandaleve të zbuluara në lidhje me kompaninë, në emër të bashkëshortes së Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të cilët kanë fituar 200 milionë euro konvesione nga taksat e shqiptarëve. Lidhja e Ben Blushit me krimin duket e qartë, dje i mohonte fotot sot i bën avokatinë e një biznesi të cilin e ka sekuestruar Operacioni Forca e Ligjit. Atëherë e mohoi njohjen me Lulzim Brishën ndërsa sot i bën avokatinë, ky është Ben Blushi i vërtetë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga