90 mijë të papunë/ Teliti bën llogaritë: Qeveria ka paguar vetëm 37 mln euro nga 110 mln që ka premtuar
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Një foto e ish-kryeministrit Sali Berisha duke drekuar me presidentin Ilir Meta dhe gazetarin Çim Peka u bë virale në rrjet dhe krijoi shumë hamendësime.
Pas kësaj, Peka u mundua të bëjë një sqarim për foton e publikuar nga vetë ai, për të cilën pretendon se nuk është bërë para pak ditësh por është shkrepur një vit më parë në një prej restoranteve të Tiranës.
Gazetari tha se foton e publikoi pas një basti në tavolinë për të provokuar mediat dhe publikun se si do të reagonin ndaj saj.
Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar: “Para dy ditësh, ndërkohë që diskutoja mbi situatën dhe konjukturat politike me miq të mi në zyrën time, në bisedë e sipër u hodha një sfidë. Në çast, në profilin tim në instagram hodha një foto me Sali Berishën dhe Ilir Metën, shkrepur më shumë se një vit më parë në një nga restorantet e Tiranës. Ajo çka pasoi sfidën, ishte basti. Ajo çka pasoi bastin, ishte fitorja ime e bastit. Ashtu siç edhe kisha parashikuar, fotografia megjithëse e vjetër dhe e publikuar edhe më parë, u bë virale menjëherë”.
Duke qenë se provokoi reagimin e njerëzve, komentuesit e kanë masakruar me komente nga më të ndryshmet, duke e sharë që nga pamja fizike e deri te profesioni që ushtron. Të shumtë kanë qenë ata qytetarë që i kanë vënë në dukje mjekrën e gjatë dhe disa të tjerë e kanë akuzuar si sahanlëpirës.
“Pse? Medemek ti qenke i djathtë, djali i Maxhunit? Ti je vetëm një mercenar provokator i paguar, që pardroni të hedh si leckë, sa po ta shikojë se nuk i duhesh më”, shkruan një ndjekës, e ndërsa një tjetër thotë: “Një b*thë lëpirës që dihet botërisht do bësh rolin e provokatorit, ti je i shitur këmbë e kokë legen njeri, u shoftë fara juaj farë e keqe”.
Një komentues e akuzon se për faj të tij populli jonë ka kryeministër Edi Ramën, teksa i thotë se: “Ti nuk kupton që me bastet dhe lodrat e tua të fjalëve po na dënon që të kemi Ramën edhe nja dy mandate të tjera mbi kokë”.
Të shumta janë komentet që CNA.al jua sjell më poshtë edhe të kapura në screenshot-e. Çim Peka ka ngjallur urrejtje te qytetarët me lojërat e tij, duke treguar qartë se si provokohet dhe përdoret populli nga politika për të plotësuar disa teka të vetat.
Çimi kërkon të jetë “lideri” i audiencës për opozitën dhe demokratët në veçanti. Por sa më shumë del ky Fahri i mesëm si lider mediatik i opozitës aq më pak vota do ketë opozita./ CNA.al
















Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvor...
Ka përfunduar mbledhja e kreut të PD, Lulzim Basha me aleatë...
Krerët e shteteve ose qeverive të BE-së dhe krerët e Ballkan...
Dikujt mund t’i duket si një krahasim i pamenduar, që nuk sh...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ky vit, do të ...
Dy foto- lajme dhe një material i publikuar së fundmi nga CN...
Ish deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar lidhur me protestën ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvil...
Sot kujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut! Me rasti...
Presidenti Ilir Meta pasi ka zhvilluar sot homazhe tek Varre...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Në Ditën e Dëshmorëve, Kreu i Kuvendit, kryeparlamentari Gra...
Ka degjenerua në çështje burrnie dhe replika për kalamaj deb...
Deputeti i opozitës parlamentare dhe Neritan Ceka janë përpl...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur me Carl...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa mori rolin e eks...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...