Connect with Us

Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?

Politikë

Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?

Publikuar

-

E nderuar zonja ambasadore po iu drejtohemi ju me një letër publike, pasi për një kohë të gjatë, për gati tre muaj, redaksia e CNA.al, një agjenci modeste lajmesh, e themeluar gati gjashtë vite më parë, me një staf gazetarësh të vjetër profesionistë, por edhe të rinj, në bashkëpunim me disa kolegë të huaj ka bërë disa investigime në lidhje me politikanë, qeveritarë dhe kompani të cilat kanë përfituar para nga koncesionet e qeverisë shqiptare.

Duke qënë se janë të përfshirë qeveria, Bashkia e Tiranës, oligarkë, media e drejtësia, e pamë të udhës t’iu drejtoheshim ju, se SPAK, duket se e ka zënë brenda kapaku i korrupsionit.

Por, pse po iu drejtohemi ju publikisht me këtë letër?

Reforma në drejtësi

Po e bëjme këtë letër për ju, pasi SHBA dhe BE, taksapaguesit tuaj dhe partnerët e dashur të Shqipërisë janë ata që u investuan për vite e vite me radhë, jo vetëm me kapacitete njerëzore, me ekspertizën e tyre, por edhe me miliona e miliona euro, për të zhvilluar në Shqipëri, një Reformë në Drejtësi.

Një Reformë, për të cilën u tha se do të vinte në vend të vërtetën dhe të drejtën e gjithçkaje që kishte ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri, akuza e të tjera si këtu.

U ndërtua edhe institucioni i shpresës, siç u quajt SPAK. Pritet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe ndërkohë Gjykata Speciale është thuajse gati.

Ne ju shkruajtëm këtë letër, për tiu bërë juve një pyetje: Çfarë ka bërë SPAK në këto pesë muaj?

Ndoshta institucioni juaj dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë kanë të drejtën e tyre morale t’i kërkojnë llogari këtij institucioni. E të thonë a është i drejtë, i vërtetë, apo ka dështuar në misionin e tij. Sepse në pesë muaj nuk po shohim asgjë.

   Prona në Korçë

Ne kemi sjellë me fakte dhe dokumente konkrete pasurinë e një politikani, i cili sot është drejtor i një televizioni, sesi vajza e tij ka përfituar një pasur 500 milionëshe, duke e firmosur në kontratë për vetëm 30 mijë euro.(Lexo këtu).

Raste të tilla pasurish të fshehura nga politikanë, ka me dhjetëra. Janë rastet më skandaloze të fshehjes së pasurive në Shqipëri, ku një biznesmeni i lind në zemër që t’i japë një politikani një pronë që vlen 500 milionë lekë, për vetëm 30 mijë euro.

Më tej, ne sollëm kompani të cilat janë ndërtuar në Bullgari dhe më pas kanë ardhur në Shqipëri me miliona euro, kanë blerë në bashkëortakësi me pronarët e Top Channel, brande kryesore të vendit.Televizioni është po ai i akuzuar nga disa biznesmenë për gjobëvënie dhe që ambasada ka folur më parë. (Lexo këtu)

Por, më tej çfarë na rezultoi në investigimin tonë, në shkrimet që do t’i shikoni më poshtë, por që ne do t’i sjellim ditë pas dite në anglisht, vetëm për t’i lexuar ju.

Ne investiguam koncesionin e inceneratorëve, i cili rezulton të jetë në duart e dy apo tre personave, të cilët rezultojnë të jenë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri. Janë po ortakët e bashkëshortes së politikanit që ne përmendëm më sipër, i cili një pasuri 500 milionëshe, e kishte blerë “për një copë bukë”.

Dhe më pas janë po këta personazhe që kanë marrë inceneratorë në Elbasan, në Fier, dhe në Tiranë. Koncesione disa qindra milion euro. Me kompani fantazëm në Hollandë, të cilave iu ndryshohet emri. (Lexo këtu). Dhe në bashkëmenaxhim me kompani që kanë drejtorë rusë. (Lexo këtu)

Dhe pasi ne shkruajmë dhe investigojmë, askush nuk reagon. As SPAK dhe as prokuroria. Askush nuk investigon, të gjithë bëjnë sikur nuk kanë sy të shohin, sikur nuk kanë veshë të dëgjojnë dhe sikur nuk kanë gojë të flasin. Pa folur për censurën mediatike dhe paratë që paguhen më pas për propagandë, apo për të na sulmuar ne dhe kolegët tanë.

Prandaj e nderuar zonja ambasadore ne iu shkruajtëm juve publikisht dhe nga sot ne do të botojmë edhe anglisht të gjithë investigimin e bërë për inceneratorët. Ku ju do të shikoni me fakte dhe dokumenta konkrete, sesi një kompani u krijua nga hiçi në vitin 2016 dhe pas një viti erdhi në Tiranë dhe firmosi një koncesion 128 milion euro. (Lexo këtu)

Dhe e gjitha kjo e bërë shpejt e shpejt, për të futur brenda në rrjet edhe landfillin e Tiranës, pasi më parë ishin marrë dy inceneratorë. Ai i Fierit dhe Elbasanit. (Lexo këtu)

Qeveria shqiptare iu ka dhënë këtyre kompanive 62 milion dollarë, nga të cilat vetëm inceneratori i Elvasanit ka filluar punë, ndërsa pjesa tjetër është gjithçka një skemë, ku dikush që nuk ka asnjë lek, vjen në Shqipëri, firmos një kontratë koncesionare, e vë atë si barrë në bankë, merr kredi dhe fillon investimin me taksat e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Raport-progresi i KE/ Rama: Të adresojmë problemet

Kompani zinxhir në guacka off shore. Ku kërkohen të fshihen gjurmët dhe taksat.

Ish-Prokuroria e Krimeve te Renda, sot SPAK 

Por, këto duhet të investigohen nga institucione profesioniste. Ne kemi sjellë fakte dhe argumentet tona, me dokumenta ekskluzive dhe të pakontestueshme, për të cilat ende nuk ka filluar të investigojë SPAK. Megjithëse është në dijeni.

Ne mund t’iu japim edhe faktet dhe argumenta se ky institucion është njoftuar dhe ka marrë dijeni në lidhje me këto investigime dhe pjesën e pasurisë së këtyre politikanëve që ne përmendëm më sipër, por nuk po lëviz. Nuk po hap dosje investigimi.

Tani ne kemi një pyetje publike.

A mundet që të paguajnë taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian miliona euro dhe SPAK të heshtë?

Reforma është bërë për të pasur drejtësi. Si mundet që të hidhen kaq shumë energji njerëzore, ekspertë, para dhe investime në infrastrukturë për të bërë një Reformë në Drejtësi dhe del një SPAK në fund, i cili ka frikë të hetojë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Ben Blushin, Erion Veliajn, e kushdo qofshin me emra dhe mbiemra, politikanë apo biznesmenë të përfshirë në afera korruptive me qeverinë.

 Klodian Zoto

Qofshin këta të pushtetit apo edhe të opozitës, ku një “lugë çorbë e prishur”, duke se i ka zënë gojën edhe kësaj të fundit.

Por të shpresojmë se këtë lugë të mos e ketë ngrënë dhe SPAK, që ka mbyllur gojën dhe nuk heton as nuk hedh asnjë hap për skandalet e publikuara në mediat shqiptare.

E në rast se mediat gënjejnë, le të dalin institucionet e drejtësisë e të thonë se u krye investigimi, por ata shpifin dhe mediat të mbajnë përgjegjësi. Por, në rast se media ka thënë të vërtetën dhe ka sjellë fakte konkrete, personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Faleminderit për kohën që na kushtuat dhe urojmë që ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri të ndërhyjë me të gjithë autoritetin diplomatik për t’i dhënë një herë e mirë zgjidhje veshëve dhe syve të mbyllura të drejtësisë shqiptare./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
3 Komente

3 Comments

  1. Mimoza Canga

    25 Prill, 2020 at 3:57 pm

    Po botoje artikullin edhe ne anglisht.

  2. shkurt2014

    25 Prill, 2020 at 4:29 pm

    Te nderuar gazetare,nga kushe mendoni se eshte zgjellur SPAK,sigurisht nga edvin rama e luli plakut,,atehere cfare do te presim nga kta prokuror kuklla??????

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koronavirusi la “në hije” shkarkimin e Metës/ Socialistët nuk tërhiqen, Hajdari kërkon ngritjen e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Për shkak të pandemisë së koronavirusit ngjarjet politike janë “paralizuar”.

Por një dy nga çështjet të cilat priteshin me shumë interes, janë Komisioni hetimor që po heton presidentin Ilir Meta dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Të dy komisioneve iu skaduan afatet, ndërsa mazhoranca i ka shtyrë edhe me disa muaj afatet e tyre. Por në lidhje me këtë dhe se a do t’i shkojë shumica socialiste deri në fund shkarkimit të presidentit Meta nga detyra, ka dhënë detaje kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti Balla zbuloi se mazhoranca nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon shkarkimit të presidentit Meta, ndërsa shtoi se është në pritje të opinionit final të Komisionit të Venecias, i cili do të shprehet në 22 qershor për këtë çështje.

“Komisioni i Posaçëm është mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku merr pjesë mazhoranca dhe opozita, për të konkluduar lidhur me çështjet e ngritura nga deputetët kërkues dhe në këtë detyrë që ata kanë marrë për fat të mirë po konsultohen dhe janë konsultuar me Komisionin e Venecias.

Dhe në këtë detyrë që ata kanë marrë, për fat të mirë janë konsultuar dhe po konsultohen me Komisionin e Venecias në mënyrë që në finale të vendosin.

LEXO EDHE:  Momentet e frikshme/ Tragjedia e 11 shtatorit në ShBA

LEXO EDHE:  “Fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë”/ Meta tjetër mesazh Ramës

Mazhoranca nuk do të tërhiqet dhe se prapakthehu nuk do të ketë, ndërkohë që opinioni i 22 qershorit nga Venecia, do të reflektohet në vendimmarrjen dhe raportin final të komisionit”, deklaroi kreu i grupit socialist, Taulant Balla.
Nga ana tjetër, shkarkimin e presidentit Ilir Meta e komentoi edhe deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit u shpreh se Komisioni Hetimor nuk duhet të ngrihej, për sa kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Komisioni hetimor që po heton veprimtarinë e presidentit Ilir Meta nuk duhet të ekzistonte në një kohë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ndërkohë që, kjo është përdorur si situatë në konfliktin mes mazhorancës dhe kreut të shtetit”, deklaroi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Veliaj i vjedh Bashës anëtaren e Këshillit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i vetëshpalluri “djali punëtor i Tiranës”, vijon aktivitetin e tij, duke shpërndarë qese në dyert e qytetarëve, dhe sigurisht gjithçka do ta dokumentojë, nëpërmjet kamerave dhe fotografëve.Pavarësisht se asgjë nuk del nga xhepi i tij por ose janë nga taksat e shqiptarëve ose donacione, Veliaj do të reklamojë sikur po bën një punë të madhe.

Vetëm pak ditë më parë, Lali Eri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku thotë se skuadrat e shërbimit social po ndihmojnë familjet e varfëra.

“Puna e skuadrave të shërbimit social në këtë periudhë është shumëfish më e madhe dhe më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Ata përpiqen çdo ditë të ndihmojnë familjet në vështirësi ekonomike apo sociale kudo në Tiranë.

Kampionia Evropiane e Atletikës Klodiana Shala dhe Nënkryetarja Ruseti, ishin me një nga ekipet tona për t’iu gjendur pranë banorëve në Shkozë”-shkruan Veliaj bashkangjitur videos.

LEXO EDHE:  Prishtina kushtëzon vazhdimin e dialogut me Beogradin

LEXO EDHE:  Momentet e frikshme/ Tragjedia e 11 shtatorit në ShBA

Por, një detaj që bie në sy është fakti se Erion Veliaj i ka “vjedhur” Lulzim Bashës anëtarën e Këshillit Kombëtar.

Klodiana Shala, për të cilën Veliaj thotë se është pjesë e skuadrave të shërbimit social, është në fakt anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, e zgjedhur në vitin 2018.

Për më tepër, po të shikoni në foton e mëposhtme, emri i Klodiana Shalës, rezulton ende në faqen zyrtare të PD-së, në listën e emrave të Këshillit Kombëtar.

Rastet kur Republika e Re i shkrin njerëzit e saj me Rilindjen janë pafund. Kur vetë Lulzim Basha fle e gëdhihet me Ramën, zonjusha Shala është thjeshtë në fushën e saj. S’ja var Rama ja var Lali, punë zgjidhjesh nga Rilindja është kjo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i Ilir Beqjas/ Manjani: Është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjor

Publikuar

-

Nga

Ish minstri i Drejtësisë Ylli Manajni thotë se ideja e Ilir Beqjas  për uljen me 10% të pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe prekjen e pensioneve suplementare, është pa asnjë dyshim e kritikueshme.

Sipas Manjanit, ulja e pensioneve suplementare që Beqja propozon, është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjore.

Ai thekson se siguria juridike e shtetit në këtë rast shumëzohet me zero.

“Ideja e Ilir Beqes është pa asnjë dyshim e kritikueshme. Për mua llogjikisht dhe ligjërisht e papranueshme.
Nënpunësit publikë janë rrogëtarë, si të gjithë rrogëtarët xhanëm, që e bazojnë performancën e tyre tek e ardhura e sigurtë nga paga.
Por nënpunësit publikë kanë “të veçantë” mundësinë për abuzim.
Ulja e rrogës automatikisht ul performancën dhe shton abuzimin. Jo se nuk abuzojnë me rrogat që marrin, por ulja e pagave u jep edhe një alibi apo “arsye” më shumë për t’u ndjerë “legjitimë” në abuzim.
Kam patur gjithmonë idenë dhe me kalimin e kohës edhe bindjen se shteti paguan shumë më tepër punonjës nga sa ka nevojë. Kjo kohë po provon bindjen që kisha se ministritë, fjala vjen, punojnë njësoj edhe me një minimum personeli, siç po punojnë sot.
Sot shteti paguan rreth 170 000 punonjës. Jashtë mase shumë për një shtet të vogël dhe për më tepër ku shërbimet i ka dhënë e po i jep me koncension.
Pra punën ja jep privatit, ndërkohë që paguan punonjës publikë për të njëjtën punë. Ca më shumë akoma kërcet kjo llogjikë, kur sheh se nga viti në vit numri i punonjësve të shtetit vetëm rritet…!
Nejse, kjo është një temë tjetër sidoqoftë, por e domosdoshme për t’u trajtuar me seriozitet. Kjo reformë është thellësisht më serioze sesa ulja apriori e rrogave. Por duhet të mbarojë pandemia, ndërruar qeveria që ndoshta të marrë vemendje kjo temë”, shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  PD e kallëzoi për abuzim me tenderin e ushqimeve/ Reagon Xhaçka: SPAK të hetojë dhe të hedhë dritë

LEXO EDHE:  Hafizi: Rama ka braktisur hapur kauzën e Reformës në Drejtësi

Me tej ai shkruan se  ulja e pensioneve suplementare që Iliri propozon, është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjore. Siguria juridike e shtetit në këtë rast shumëzohet me zero. Ndoshta për shtetin aktual monist kjo nuk është argument, por për mua është e papranueshme.
“Mesa kuptova, Iliri nuk propozon uljen e pensioneve të tjera, por vetëm të atyre zyrtarëve të lartë që trajtohen me pension suplementar (sqarim i domosdoshëm ky).
Pra ngado që ta kapësh, në daç nga eficenca, në daç nga ligjshmëria e në daç nga përfitimi publik kjo ide e Ilir Beqes kërcet.
Nga ana tjetër, nuk pajtohem hiç, po hiç fare me kritikën, sipas të cilës “meqë Iliri është përfolur për korrupsion, nuk mund të flasë më”.!!!!
Kjo është e papranueshme!
Jo i përfolur(kush nuk u përfol këtu), por edhe i dënuar të jetë çdo njeri është i lirë të shprehet.
Në një shoqëri normale demokratike njerëzit kritikojnë idenë. Në shoqërinë moniste kritikohet, madje gjykohet e dënohet personi pse shpreh një ide!
Ndaj mos u çudisni pse kemi shtet monist, për sa kohë që kritika bëhet ndaj personit jo ndaj idesë. Kjo nuk shkon! Monizmin duhet ta luftojmë nga vetja që të kemi të drejtë ta luftojmë tek shteti”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE