LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe dashuria” e Top Channel me Spitalin Amerikan

30 Mars 2020, 12:18, Politikë CNA
Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe

* Një ndër rastet më flagrante që tregon se morali dhe parimet mediatike kanë rënë përtokë, është ai i televizionit Kombëtar Top Channel. I ngritur nga i ndjeri Dritan Hoxha dhe i kthyer në një ndër mediat ikonë në vend. Por, pasi në krye të këtij televizioni është vënë ish-politikani Ben Blushi, gjithçka duket se ka ndryshuar.

Pak ditë më parë, CNA.al raportoi me detaje, përplasjet e Top Channel me një ndër biznesmenët e farmaceutikës në vend, Nadir Causholli, kundër të cilit janë bërë me dhjetëra e dhjetëra, shkrime e kronika që kanë përfunduar edhe me kallëzime në prokurori, ndërsa sot ?rastësisht? kompania  CFO Pharma e Nadir Caushollit është një ndër sponsorit e Top Channel. (Lexo këtu).

Por një tjetër rast është edhe ai i Spitalit Amerikan. Administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu kohë më parë kishte një marrëveshje me Top Channel dhe sponsorizonte një emsion shëndeti në këtë television, emision që drejtohej nga Oriela Cano Kosho dhe në të të ftoheshin mjekë specialistë të Spitalit Amerikan, sipas temave që trajtoheshin.

Emisioni ?Hipokrati? i drejtuar nga Oriela Cano Kosho, me sponsor Spitalin Amerikan, startoi në datën 15 shtator 2018, dhe vijoi çdo të shtunë, për disa muaj me radhë, në orën 18:20, në ekranin e Top Channel. Foto-emsioni Hipokrati, Spitali Amerikan.

Video më poshtë, emsioni i parë, e ftuar doktoresha neurologe, e Spitalit Amerikan.

Por, çfarë ndodhi më tej.

Pas një kohe mes Top Channel dhe Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan, mesa duket filluan përplasjet. Gazeta Shqip publikoi shkrime kundër Klodian Allajbeut, të cilin e cilësonte si ?oligarkun e shëndetësisë? në Shqipëri.

Në datën 3 prill 2019, Gazeta Shqip publikon një shkrim me titull ?Kush është oligarku i shëndetësisë, Klodian Allajbeu?, ku ky i fundit sulmohej në mënyrë të ashpër. Në shkrimin në fjalë thuhej ndër të tjera se ?Të dhënat e siguruar nga ?Gazeta Shqip?, nëpërmjet bilanceve dhe dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ekspozojnë një oligark të krijuar rishtazi në sektorin e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për Klodian Allajbeun, i cili deri në vitin 2007, pasuria e tij ishte modeste, ndërsa sot ai qarkullon miliona euro falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e majtë.

Është vetëm 41 vjeç dhe sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë.

Asnjë institucion financiar në Shqipëri nuk ka hetuar sesi ky njeri që doli nga hiçi, arriti të bëhej kaq i pasur në harkun e pak viteve.?.

Shkrimi në fjalë më pas është fshirë nga gazeta Shqip, për arsye që vetëm ata e dinë. Por linku në google ekziston, dhe po ashtu ekziston edhe shkrimi në media të tjera, të cilat kanë cituar Gazetën Shqip. (Lexo ketu)

Megjithatë po në Gazetën Shqip ka një tjetër shkrim ku sulmohet Klodian Allajbeu, i cili ekziston ende në faqen online të kësaj media.

Në datën 8 prill 2019, Gazeta Shqip pasqyron një pjesë të bizneseve të tjera, që sipas tyre Allajbeu i zotëron prej disa vitesh, ku përfshihen ndërtimi i një rrjeti spitalesh private që përfitonin tendera publikë si dhe përfitimi i disa koncesioneve.

?Ky është rasti më tipik i një oligarku, i cili ka krijuar një monopol falë ndërhyrjes së institucioneve shqiptare. Por ky nuk është i vetëm biznes që ka nën zotërim Klodian Allajbeu.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Allajbeu është fokusuar edhe tek sektori i energjisë elektrike, si dhe në aktivitetin e peshkimit.

Mjeku kardiolog i është futur edhe ndërtimeve, dhe për këtë ka krijuar kompaninë SOLID CONSTRUCTION. Ndërkohë edhe familjarët e tij, nuk mbeten pas me biznese.

Një tjetër kompani që ka si zotëruese me 50% të aksioneve bashkëshorten e Klodjanit është KNEO TRANSPORT KOMPANI. Kjo kompani ka si objekt transportin tokësor dhe detar për mallra dhe udhëtarë, kombëtar dhe ndërkombëtar, për vete dhe për të tretë.

Por pushteti financiar i familjes Allajbeu është i shtrirë edhe më gjerë. Babai i Klodjan Allajbeut rezulton që të jetë aksioner edhe pranë bankës Credins, me 0.90% të aksioneve.

Për të gjitha këto biznese por edhe të tjera, Gazeta Shqip do të pasqyrojë detaje të pathëna.?-thuhej ndër të tjera në shkrimin në fjalë. (Lexo këtu)

Allajbeu në një komunikim me CNA.al është shprehur se Ben Blushi i është hedhur në kurriz, por ka ende arsye të paqarta si dhe pse filloi beteja. E cila ashtu si dhe në rastin e Nadir Caushollit ka përfunduar me kallzime në prokurori dhe letra për ambasadat në Tiranë.

Por, duket se mëritë janë lënë mënjeanë dhe së fundi është ?rikthyer dashuria? e madhe, pasi vetëm pak ditë më parë Klodian Allajbeu është parë sërish në ekranin e Top Channel ku edhe iu bë reklamë Spitalit Amerikan.

Vetëm pak ditë më parë, Klodian Allajbeu u shfaq ne emsionin Top Talk në Top Channel.

Ky është sërish rasti me Ben Blushin, ku me vajtjen e tij në Top Channel sulmohen biznesmenë apo gjyqtarë, bëhen kallëzime në prokurori apo diskreditohen e më pas shfaqen sërish. Ç?ka tregon se morali ka vdekur me kohë, gjithçka bëhet për hir të interesave dhe përplasjeve të momentit. Dhe kështu duket të ketë ndodhur dhe me Spitalin Amerikan.

Skema është e qartë. Në fillim ishte sponsor, pas disa muajsh ikën si sponsor dhe fillojnë përplasjet. Fillon sulmi nga Gazeta Shqip, më pas fshihen shkrime dhe në fund rikthehet ?dashuria e madhe? dhe Klodian Allajbeu shfaqet sërish në Top Channel./CNA.al

Lajmet e fundit nga