LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Imoraliteti publik dhe abuzimi mediatik i Henri Çilit

5 Mars 2020, 13:17, Politikë CNA

Pronari i UET dhe i një studio ligjore, i arrestuar një javë më parë gjatë një operacioni të bujshëm policor, me gjashtë akuza mbi supe, sot i kapardisur dilte në një konferencë për shtyp. Ishte kujdesur edhe që të reklamonte studion e tij ligjore, për të cilën ai akuzohej se kishte bërë pazare, kishte përfituar shuma të mëdha parash, për të liruar nga burgu një person i cili akuzohej për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha.

CNA.al u përpoq të mbante një rol asnjëanës, deri në zbardhjen e plotë të çështjes, pasi prezumimi i pafajësisë do të duhej të ishte hapi i parë.

Henri Çilit mund t?i hidheshe në fyt dhe ta ?shqyeje? në ato momente. Jo për mëshirë, por për profesionalizëm raportuam dhe u treguam të ndershëm me lexuesit tanë. Me shpresën dhe besimin se do të ishin institucionet ato që do të zgjidhnin gjithçka dhe duhej të fliste drejtësia.

Por, gjykata e liroi Henri Çilin dhe ky i fundit e quajti triumf daljen me ?Detyrim paraqitje?.

Henri Çili ofendohet pse është arrestuar, sepse nuk do të arratisej, do të shkonte vetë në polici, por duhet ta kuptojë dhe ta mësojë se njerëzit po arrestohen për 5 mijë lek të papaguara dritash, apo për fshehje, shantazhe, presione apo debate e jo më 1 milion euro pasuri të përfituar, për të liruar dikë që ka vrarë një polic.

Gjithësesi shteti vendosi të veprojë. Institucionet vepruan, dhe Çili është i lirë.

Por, sot pamë pafytyrësinë dhe imoralitetin publik të Henri Çilit. Si një kapadai doli publikisht për t?u shfajësuar, për të mbrojtur të drejtën e tij, duke pasur edhe një akses të fortë në media. Doli sikur të ishte një hero, dhe të sulmonte institucionet dhe të thoshte se pse arrestimi i tij ishte i padrejtë, e të tjera pallavra si këto.

Në fakt, Henri Çili është ai që ka gatuar Rilindjen, është një nga ato fytyrat e neveritura të medias, që nga rruga, i mbytur në borxhe, del dhe kapardiset në kryeqytet sikur është njeriu i mendimit politik, i zhvillimit të biznesit dhe njeriu i ideve të mëdha.

Në fakt është një i zhytur në borxhe, me miliona e miliona euro kredi në një bankë të nivelit të dytë. Është një njeri që ka ngritur një kështjellë rëre, e cila shumë shpejt po i shembet.

Ngriti një kështjellë rëre, duke u financuar edhe vetë dhe investuar tek ligji i Arsimit të Lartë, i cili para se të aprovohej pati një operacion të gjerë nga Ministria e Arsimit, por Henri Çili, edhe pse me një raport skandaloz të këtij institucioni, nuk pësoi asgjë. Dhe kjo pikërisht për shkak të influencës së tij politike dhe mediatike. Megjithëse raporti ishte shumë me keq se në disa universitete të tjera që u mbyllen, asnjë gjëmb nuk i hyri në këmbë.

E më pas ishte ai që e mbrojti mediatikisht ligjin e Arsimit të Lartë. Ishte ai që e mbronte Edi Ramën. Ishte ai që kishte kërkuar mandatin e tretë për Sali Berishën, por në publik këtë radhë kishte ?kapërcyer ylberin?.

Deri në neveri për sjelljet e tij publike. Deri në poshtërsi për veprimet e tij, Henri Çili nuk kursehet në asgjë. Ai investoi dhe produkte në politikë. U investua për interesat e tij klienteliste dhe duke shfrytëzuar hapësirat dhe disa lidhje okulte mundi të siguronte famën e duhur. Shkoi dhe pagoi, sponsorizoi ku mundi, në media, në gazetarë, ndërtoi gazeta dhe i shiti ato. Më pas hapi të tjera, e kështu me radhë.

Disa personazhe politike i mban në krah, i financon. Iu publikon librat, iu jep dhjetëra milion lekë dhe këtë vetëm e vetëm që kur të vinte një ditë si kjo të kishte mbështetjen e opionionit publik nëpërmjet influencës mediatike apo opinionbërësve në Shqipëri.

Është thuajse e njëjtë situata dhe e përsëritur me personazhe të tjerë të botës së medias, të cilët zhyten thellë e pastaj dalin duke ulëritur sikur të ishin të pafajshëm. Dhe në momentin kur duhet të heshtin, ata kthehen si ?triumfatorë?, duke u bërë më të neveritshëm se kurrë.

Edhe kur ti kërkon të heshtësh përballë tyre, për të lënë drejtësinë të flasë, ata dalin dhe bëjnë zhurmë. Sërish nuk të lënë rehat, duan të jenë pjesë e skemës, e opinionit publik, e politikbërjes në vend.

Në fakt çfarëdo që të bëjë, sido që të dalë në publik Henri Çili, atë e njohin të gjithë se kush është. E dinë të gjitha mediat, e dinë të gjithë cirkun e tij politik. Por, në Shqipëri quhet vlerë e madhe të kapërcesh sa në një krah në një tjetër, të mbytesh në borxhe, të krijosh kllouna në politikë dhe t?i mbështesësh ata që të marrin pushtet e nesër të të kthejnë shpërblimin.

Në fakt Henri Çili është nga ata që ka dështuar shumë nga personazhet e tij. Po dështon edhe vetë dhe çfarëdo që të bëjë, imazhi i tij është imazhi i një njeriu të opinionit që me daljen e sotme, thjeshtë dhe vetëm nga ?triumfi? shkoi në neveri.

Henri Çili do ngelet Henri Çili, ai çuni nga fshati i Labinotit që ndërroi emrin se e kishe për turp ta mbante Neim, por e donte Henri. Një njeri i kompleksuar, pa autoritet. Thjeshtë dhe vetëm në xhepin e pushtetit të radhës, me gjoja ide dhe servilizma për interesat dhe qëllimet e tij personale.

U zhyt thellë. Shumë njerëz që mund ta sulmonin dhe t?i vinin ?shqelmin? të fyti, u tërhoqen dhe e lanë, sepse menduan se ky do të ishte një leksion për Çilin, një reflektim. Por, kjo nuk ndodhi. Ai u kthye sot përballë publikut si  një bishë, e cila është plagosur dhe përpara se të japë shpirt në opinionin publik, nuk do të ngordhë, por do të dalë të luftojë deri në fund. A thua se do të shpëtojë diçka nga ajo që ka humbur. Por, në fakt nuk shpëton dot asgjë. Dhe problemi nuk është tek arrestimi i tij. Problemi është tek sjellja e tij publike dhe aksioni i tij politik që ka ndërmarrë në 10 apo 15 vite. Asgjëkundi tjetër.

Kot e kërkon Henri Çili ta gjejë tek arrestimi prishjen e imazhit dhe dëmshpërblimin e tij . Ai mund të fitojë miliona lekë, mund të dalë dhe i pafajshëm. Por, problemi nuk është tek ndalimi nga policia. Problemi është tek aktiviteti i tij në këto 15 vite dhe neveri që ka ngritur në opinionin publik./ CNA.al

Gjashtë akuzat e prokurorisë/ Henri Çili thyen heshtjen për mediat

?Do apeloj vendimin e Gjykatës?/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

Në burg Henri Çili, apo prokurori i çështjes?!

Fotot ekskluzive/ Në kasollen e Henri Çilit

Flet ?babai? dhe sponsori i Salianjit/ Pse mashtron publikisht Henri Cili?

?Do apeloj vendimin e Gjykatës?/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

Premtoi se do i nxirrte të birin nga burgu/ Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të të dënuarit përjetë

Lajmet e fundit nga