LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë akuzat e prokurorisë/ Henri Çili thyen heshtjen për mediat

5 Mars 2020, 11:35, Aktualitet CNA

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me arrestimin dhe më pas lirimin e tij nga Gjykata, e cila i dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Henri Çili, e cilësoi të pajustifikuar arrestimin e tij, ndërsa theksoi se si ai dhe dy punonjësit e tij ishin persona pa precedentë të mëparshëm penal dhe nuk paaraqisnin rrezikshmëri.

?Media është mbushur me versionin e policisë dhe prokurorisë. Jam akuzuar se kam shkelur ligjin. As unë dhe as punonjësit nuk kishim asnjë precedentë të mëparshëm penal, nuk kisha asnjë rrezikshmëri, nuk kisha asnjë mundësi të prishja provat, mosthirrja normale por arrestimi ishte i pajustufikuar?-tha Henri Çili.

Më tej, ai theksoi se ?Gjykata e hodhi poshtë masën e arrestit dhe duke dhënë masën detyrim paraqitje. Unë do të përgjigjem për të gjitha akuzat…?.

Po ashtu, Henri Çili tha se nuk ka takuar asnjë gjykatës dhe asnjë anëtar të sistemit të drejtësisë.

“Unë jam i përfshirë në çështjen si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve. Kam interes të ligjshëm si ortak, kam takuar parangociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike. Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte karakter parapërgatitur për të ndërtuar edhe vlerat e shërbimeve që do ofronin. Unë merrja përsipër fushatat e komunikimit mediatik për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar.

Akuza 1: Mashtrim.

Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy cështjeve.

Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Fshehja e të ardhurave: Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeiraj paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë

Ndikim i paligjshëm: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.

Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko”.”-tha Henri Çili.

Lajmet e fundit nga