LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet “babai” dhe sponsori i Salianjit/ Pse mashtron publikisht Henri Cili?

28 Nëntor 2015, 10:46, Aktualitet CNA

Sot në fletushkën e tij që e përdor për interesa klienteliste dhe pazare politike, pronari i saj Henri (Neim) Cili ka gjetur sebepin e një shkrimi të gazetës Standard për të futur turnjitë e tij banale fshatareske në garën për kreun e FRPD-së, ose më saktë për i ka nxjerë publikisht.

Neimi i Labinotit, emri i vërtëtë i Henri Cilit, shkruan e shkruan për të justifikuar një personazh sa qesharak aq dhe banal në këtë garë. Kërkon të largojë cdo akuzë apo denoncim publik ndaj tij. Për këtë kryen mjeshtërisht rolin e mashtruesit publik. Po, këtë e bën mjaft mirë edhe kur del në ekrane edhe kur shkruan për interesat e tij personale.

UET-i është sponsori kryesor i Ervina Salianjit dhe këtë Henri CIli nuk e mohon dot. Janë dhjetra shkrime dhe denoncimet ku të rinj demokratë theksojnë, se ju janë ofruar bursa studimi apo vazhdimi i shkollës me tarifa preferenciale në UET. Këto jo vetëm për stafin që e shoqëron.

I tmeruar pas fotove të publikuara dje në rrjetet sociale ai thekson se Salianji ka të njëjtën mbështetje që kanë 15 apo 20 mijë studentet e tij. Ata 15 mijë që ishin pa amza dhe që kontrrolli i Ministrisë së Arsimit i zbuloi dhe Cili dhe Ervini i tij e fshehen nëpërmjet Ramës këtë skandal. Ata 15 apo 20 mijë që studionin si në qymeza, pasi Cili s?ju plotëson asnjë parameter po sipas këtij raporti.  Janë ata 15 apo 20 mijë që Cili i furnizon me ujë pusi, janë ata 15 apo 20 mijë student që rastësisht krejt rastësisht cdo ditë shpenzojnë me miliona lekë në bar-restorantin e UET i cili administrohet krejt rastësisht nga Ervin Salianji.

Mos vallë rastësisht Neim i Labinotit pi kafe dhe drekon cdo ditë me 15 apo 20 mijë studentët e tij? Cili dhe Salianji skanë asnjë punë me njëri-tjetrin thjesht biznese dhe interesa. Kaq pak thjesht kaq pak bëjnë së bashku.

 

Njëriu që po banalizon universitetet, njeriu cili është hartuesi dhe mbështëtësi kryesor i Ligjit të Arsimit të Lartë nga Edi Rama, flet e flet dhe vetëm mashtron. Kujton se po e shpëton kylyshin e tij me sulme apo pallavra, haron se e zhyt më keq në llumin e pisllëkun që vetë përfaqëson, haron se askush nuk ka për tja mbështetur sa më shumë del ai. Thjesht sepse tashmë Cili është një fytyrë e urryer tek opinion  public pavarësisht se ai përpiqet të kurohet duke shpenzuar qindra million dollarë në media.

Neimi i Labinotit,  thekson se Salianji është shkelqim I vërtetë, por nuk thotë se ndryshe nga të tjerët ai është ortak dhe produkt i tij personal. Përpiqet ta fshehe dhe ta trajtojë si student të thjeshtë. Në fakt, nuk tregon pse e coi Ervin Salianjin në zgjedhjet lokale në Korcë në vitin 2011. E coi UET dhe për fushatën pagesa ishte 30 mijë euro. Pra UET do mertë 30 mijë euro për të qenë pjesë e kësaj fushate dhe Cili coi Salianjin aty. Rastësisht, mercenar, ortak apo puntor i Cilit?

Mos vallë rastësisht Salianji ka qenë President i UET-ALUMNI, pozicion në të cilin e ka emeruar vetë Neimi i Labinotit?

Këto suksese në emërime apo punë të Cilit, Ervini nuk i ka bërë krejt rastësisht por i ka marë si shpërblim për punën në krah të shefit të tij, atij që sot i jep diplomat apo bursat për të korruptuar garën, atij që sot i ka vendosur staf, mjete, shofer e kështu me rradhë për të rrëmbyer kreun e FRPD. Por duket se Cili kur nuk gjen autostradën e lirë nxjer fytyrën e tij të pisët fshatareske dhe mashtron publikun, tenton ta bllokojë dhe të bëjë aksident.

Që të mos e harojmë, mercenarin e fushatës të Korcës, në Bashinë e Tiranës e ka cuar po Henri Cili. Emërimi i tij është rekomandim, dhe ato që Ervini i tij i quan suksese janë banalitete. Përpara se Basha të ikte nga bashkia e Tiranës e largoi me shpejtësi, pasi po bëhej klloun qesharak në institucion. Ende ka në Bashkinë e Tiranës nga ata që i thërasin ende Mr. Bean apo kllouni i CIlit.

Sa për shqetësimet për Sadri Abazin në biznese, sja ka fajin askush është vetë përgjegjes që mohoi një mik e ortak në biznese, ashtu sic mohon vetë UET-in dhe sponsorin e tij pasi është i bindur që shefin s?ja shikojnë dot me sy qytetarët. Nuk fshihet dot as Cili dhe as kllouni i tij pas gishtit.

Neimi i Labinotit të UET, që shqetesohet për gratë apo mikeshat e rivalëve të tjerë bën gabim, sepse o të shtrojmë informacionet na del dhe edhe e fejuara e Salianjit është pjesë thelbësore e LSI-së, e mbajtur në punë në institucionet e administratës public nga kjo forcë politike, më pas e larguar, tashmë në angazhim tek Ilir Meta. Por edhe publikimi i fototve të rivalit edhe diskutimi se ku punon gruaja e Ervinit janë të gabuara, edhe citynews ka gabuar në rastin konkret. Historitë dhe lidhjet personale janë dicka tjetër përballë batërdisë dhe kapjës që kërkon ti bëjë Henri Cili opozitës, për ta pasur instrument në përdorim nesër.

Shumë media kanë denoncuar kriminalizimin që po i bëhet garës të FRPD nga korrupsioni dhe banditizmi, publik ose jo, i Ervin Salianjit dhe Naimit të Labinotit, faktet janë fakte ju pëlqejnë ose jo. Mund të kenë media, por ka edhe disa modeste që nuk nënshtrohen përpara pazarev të këtyre sharlatanëve apo fëlliqësira  publike./citynews

Lajmet e fundit nga