Connect with Us

Premtoi se do i nxirrte të birin nga burgu/ Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të të dënuarit përjetë

Kronika

Premtoi se do i nxirrte të birin nga burgu/ Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të të dënuarit përjetë

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me shoqërimin dhe më pas arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Sipas hetimeve të gjykatës së Përmetit, dyshohet se Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion Alikos, Adil Aliko, ku i premtonte se do të negocionte me një gjyqtar për lirimin nga burgu të të birit.

Sipas News 24, ka dyshime që Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin nga burgu.
Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën në Lazarat.

LEXO EDHE:  Henri Çili bie nga shkallët e UET

Ndaj Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me prangosjen e pronarit të UET, Henri Çili.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se Çili është shoqëruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, së bashku me 11 persona të tjerë.

Mësohet se prangosja ka ardhur pas urdhër arresteve të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e të denuarve të bandës së Lazaratit.

LEXO EDHE:  I dehur në “X6”/Ja ku përfundon 41-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Dogji me qëllim rreth 2 dynim pyje në Shën Koll/Kapet autori (Emri)

Mes personave të prangosur është edhe drejtori juridik i UET. Operacioni është zhvilluar nga drejtoria e policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Tiranën.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të gjatë dhe u finalizua rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm./ CNA.al

Henri Çili me pranga në polici/ Kush e dha urdhërin e shoqërimit, ja për çfarë dyshohet

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësoren/ 33 vjeçarja me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit ku një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe.

Mësohet se e aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Henri Çili me pranga në polici/ Kush e dha urdhërin e shoqërimit, ja për çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka mësuar të tjera detaje në lidhje me prangosjen dhe shoqërimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Mësohet se Çili është shoqëruar në ambientet e Policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata.

Po ashtu, burimet për CNA.al bëjnë të ditur se shoqërimi i Çilit është bërë pasi dyshohet për mashtrime të mëdha dhe një skemë fajdesh dhe korrupsioni me gjyqtarët, për lirimin e të dënuarve të bandës së  Lazaratit./ CNA.al

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili

Prangoset Henri Çili/ Policia kontrolle të shumta në UET

LEXO TE PLOTE