LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në burg Henri Çili, apo prokurori i çështjes?!

3 Mars 2020, 13:13, Politikë CNA

Të enjten e kaluar, rreth mesnatës, botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili është thirrur në polici dhe të nesërmen në mëngjes, pra të premten i është dhënë masa e ndalimit, pas një hetimi, i cili u pretendua nga policia se kishte filluar gjashtë muaj më parë, dhe kishte çuar në pranga vetëm në 24 orë mbi 30 persona dhe në total mbi 55 persona të arrestuar.

I gjithë operacioni përfshinte një hetim të thellë nga prokurori Asllan Barjamaj, i cili kishte firmosur më pas edhe urdhër arrestet, duke ndjekur rrugën ligjore.

Lajmi bëri bujë, për faktin se Henri Çili është një personazh publik, i shumë akuzuar. Ne në CNA.al, shpesh kemi raportuar për bëmat dhe gjëmat e tij. Është një figurë komplekse, i cili i ardhur nga periferitë e Elbasanit, nga fshati Labinot, ka qënë aq i urryer për njerëzit dhe i përplasur sa i kanë publikuar edhe foto kur ka qënë fëmijë me diktatorin Enver Hoxha, apo raportet e tij me kreditë dhe paratë e shumta marrë në një bankë të nivelit të dytë nga i ndjeri Artan Santo.

Pa folur më tej për produktet politike te Henri Çilit, suporti ndaj Grida Dumës, Ervin Salianjit, e personazheve të tjerë.

Shumë prej të diplomuarve të tij sot janë zv.ministra, ministra me doktoratura, në krye të opozitës dhe shpesh të shumë shumë mbështetur. Duke tentuar të shtrihet thuajse si kartelet e drogës që kapnin gjithçka për të mbrojtur paratë e tyre të trafikut, Henri Çili shtrinte tentakulat e tij për të pasur pushtet mbi politikën ku donte të influenconte dhe kishte në fakt ushtruar mjaft autoritet. Është rasti këtu të përmendim reformën në ligjin për Arsimin e Lartë, ku ai ishte aktori dhe faktori kryesor. Pa harruar edhe një kontroll të befasishëm nga Ministria e Arsimit në atë kohë në universitetet private dhe mbylljen e disa dhjetëra prej tyre. Henri Çili dhe UET kishin një dosje mjaft të trashë, ndoshta edhe shumë më të rëndë se disa të tjerë, por ai nuk u mbyll dhe nuk i hyri gjemb në këmbë. Përkundrazi, ai udhëhoqi vetë reformën.

Gjithësesi përtej të gjitha këtyre, Henri Çili është një figurë publike, herë me Berishën, herë me Ramën. Shkon pas qeverive, bën teoritë e tij liberale. Një herë bërtet se duhet një qeveri kështu, e një herë ashtu. Gjithçka e bën për interesat e tij komerciale dhe financiare.

Nuk mund të quhet një lojtar i pavlerë. Ai influencoi fort politikën. Mundi të mos i hynte një gjemb në këmbë gjatë ?luftës? së qeverisë me universitetet. U bë njeriu që publikisht kërkonte mandatine tretë për Berishën, shpallte Edi Ramën njeriun e vitit dhe e mbështeste për shumë reforma.

Tërhiqej dhe shikonte interesat e tij duke humbur në fakt çdo peshë mbi opinionin publik, pasi që nga sherret e neveritshme me Erion Veliajn dhe deri tek servilizmi tek Edi Rama ishin kaq të pavlera saqë qytetarët i lexonin dhe i kuptonin ato çfarë donte të bënte Çili. Por, përtej figurës së tij për të cilin ne në çdo lloj komenti mund të jemi paragjykuar sepse mund të kemi qënë publikisht kundërshtarë të sistemit të ngritur dhe formës që përdorte Henri Çili, ne kemi një detaj.

Kemi faktin se Çili është akuzuar se ka përfituar shuma të mëdha parash dhe ka premtuar se do të lirojë nga burgu një të dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat, në vitin 2015.

Nga të dhënat zyrtare rezulton që Henri Çili të ketë një kompani juridike, e cila ndjek proçedura ligjore, por që edhe mund të bëjë lobime, reklama, marketing e të tjera si këto.

Deri këtu duket se gjithçka është në rregull. Por, prokurorët kanë të tjera fakte nga ndikimi në gjyqësor direkt tek gjyqtarë, e cila në fakt është edhe shkelja ligjore që pretendohet se është kryer nga Çili. Pa folur më tej se ata kanë shkuar në hetime të tjera për fshehje pasurie, etj, pasi janë gjashtë akuza të rënda për Henri Çilin.

Ai u prangos, zhurma u bë e madhe, por ai u dërgua në shtëpi pasi gjykata i dha vendimin ?detyrim paraqitje?.

Në fakt në Shqipëri po burgosen njerëz për 50 mijë lekë drita, apose vënë një skedinë lloto, ndërkohë që Çili u la i lirë, po tregon se prokurori ose ka lajthitur në objekt ose gjyqtari ka mbajtur me hatër Çili, ose Çili s?ka bërë asgjë.

Tani, përtej gjykatësit, duke e lënë atë mënjanë dhe duke shkuar tek akuzat e ngritura nga prokurori dhe tek pasojat e Henri Çilit, janë taksapaguesit shqiptarë të cilët në rast se Henri Çili del i pafajshëm do të duhet të paguajnë miliona lekë dëmshpërblim ndaj tij. Siç paguan ndaj Ardian Fullanit.

U bë një show publik, Fullani doli i pafajshëm, mori disa qindra-milionë lekë. Henri Çili u arrestua, u mbajt tre ditë në polici, tani ka dalë pasi i dhanë masën e sigurisë ?detyrim paraqitjeje? dhe do kërkojë nesër patjetër që të marrë miliona nga ajo që i ka ndodhur. Sepse imazhi i tij është i dërrmuar, në opinionin publik është i shkatërruar, kostot për universitetin e tij do të jenë pa asnjë diskutim maksimale.

Dhe shqiptarët jo vetëm që do të duhet të durojnë produktet e Çilit, të dëgjojnë Çilin dhe skenarët e tij që kanë vite që i shohin në media, por do të duhet të paguajnë edhe para nga xhepi i tyre, që t?ia japin Çilit, sepse një prokuror Asllan Bajramaj nuk ka ditur të bëjë akuzën në mënyren e duhur apo e ka tepruar apo ka abuzuar me detyrën e tij.

Do të presim dhe pak kohë për të parë të vërtetën e gjithë kësaj që ka ndodhur për të mësuar të vërtetën finale. Është prokurori që ia ka futur kot dhe Henri Çili është i pafajshëm? Dhe kjo do të ishte një kosto e shtuar për taksapaguesit shqiptarë, se mirë që duhet ta dëgjojnë në televizione Henri Çilin, por do të duhet të japin edhe miliona nga xhepi i tyre, dhe rasti kur ai mund të dënohet për veprat penale, për të cilat akuzohet nga prokurori.

Në përfundim ky është rasti i përsëritur i cili jep një leksion politik, se Reforma në Drejtësi duhet të kishte edhe një klauzolë tjetër, që prokurorët të cilët ngrinin akuza të padrejta, duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe jo vetëm përgjegjësi ekonomike për dëmin që iu shkaktojnë taksave të shqiptarëve, por përgjegjësi penale.

Pra, kur ti akuzon pa të drejtë dikë, përgjegjësinë e merr ti. Ndëshkimi duhet të jetë edhe më i rëndë sesa akuza e padrejtë e ngritur, kjo sipas aludimeve të shumë zërave që gjithçka mund të jetë bërë për show apo për të dëmtuar imazhin.

Prandaj është rasti për t?i thënë klasës politike dhe atyre që udhëheqin Reformën në Drejtësi se duhet të sqarohet një herë e mirë që askush në Shqipëri të mos ketë të drejtë të cënojë askënd, qoftë ky edhe Henri Çili. Se mund të ndodhë ajo që ndodhi me Fullanin. Jo vetëm që duhet t?i shohim e t?i dëgjojmë, por edhe duhet t?i paguajmë nga xhepi.

Prokurorët ose duhet të jenë të përgatitur dhe të kopsisin dosjet për të çuar deri në fund çështjet, ose ata duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. E në rast se prokurorët i përgatisin këto në mënyrë profesionale dhe janë gjykatësit ata që e bëjnë zullumin, të jenë këta të fundit që mbajnë përgjegjësi. Sepse me akuza dhe show nuk mund të ecet më tej. Pasojat janë më të dhimbshme dhe më të forta më pas./ CNA.al

Lajmet e fundit nga