Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Antarktida është territori më i largët i botës. Megjithatë ky kontinent, është një qendër e zbulimit shkencor, diplomacisë ndërkombëtare, dhe e ndryshimeve mjedisore. Ajo u zbulua zyrtarisht 200 vjet më parë, më 27 janar 1820, kur anëtarët e një ekspedite ruse mbërritën në vendin që sot njihet si Shelfi Akullnajor Fimbul, në anën lindore të kontinentit.
Eksploruesit e hershëm, u tërhoqën atje nga mitologjia e Terra Australis, një kontinent i madh jugor, që studiuesit e imagjinuan ndër shekuj si një kundërpeshë ndaj Hemisferës Veriore. Të tjerët kërkuan të fitonin para nga gjuetia e balenave, apo lavdia e pushtimit të territorit të fundit të shkretë në fund të planetit.
Të tjerët dëshironin të kuptonin fushat magnetike të Tokës, që të lundronin më mirë në dete. Antarktida u nda nga Amerika e Jugut 35 milion vjet më parë, dhe klima e saj nisi të ndryshojë. Ajo filloi të mbulohet nga shtresa të mëdha akulli, që sot mbulojnë mijëra kilometra katrorë. Ndërsa tektonika e pllakave zhvendosi kontinentet e tjera, Antarktida u bë më e ftohtë dhe më e thatë. Në 14 milionë vitet e fundit, Anktartida ka qenë kontinenti i akullt, që vazhdon të jetë edhe sot.
Ai është kontinenti i vetëm që u zbulua në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, pasi nuk ka asnjë popullsi vendase njerëzore. Eksploruesi britanik Xhejms Kuk udhëtoi rrotull këtij kontinenti në vitet 1772-1775. Ai raportoi se ujërat e Antarktikut ishin të pasura me lëndë ushqyese, dhe kafshë të egra.
Kjo tërhoqi gjuetarët e balenave, kryesisht nga Anglia dhe Shtetet e Bashkuara. Sot, fletët e akullit në Antarktik përbëjnë rreth 90 për qind të akullit të botës. Nëse ato shkrijnë, mund të ngrenë me afro 60 metra nivelin global të deteve.
Antarktida është kontinenti më i ftohtë, më i lartë, më i thatë, është vendi ku fryn më shumë erë. Dhe 200 vjet studime, kanë treguar se ai është një element kryesor i sistemit të klimës së Tokës. Pavarësisht nga pamja një peizazh i pandryshueshëm, studimet kanë treguar se Fleta e Akullit të Antarktidës Lindore, hollohet dhe trashet përgjatë miliona viteve.
Ndërsa Antarktida Lindore shton dhe e humbet akullin ngadalë, ajo është një kontributore e madhe në rritjen e nivelit të deteve. Të kuptuarit e mënyrës se si akulli ka ndryshuar në të kaluarën, është thelbësor për të parashikuar se sa shpejt do të shkrihet ajo në vitet e ardhshme.
Këto pyetje janë veçanërisht të rëndësishme në Antarktidën Perëndimore, ku fundi i fletës së akullit është nën nivelin e detit, duke e bërë atë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në nivelin e detit, dhe ndaj temperaturës së oqeanit. Në vetvete, fleta e akullit e Antarktikut Perëndimor, ka potencialin të rrisë me 5 metra nivelin nëse zhduket.
Ndërsa ndryshimi i klimës, po ngre nivelin e detit në nivel global, pjesë të Fletës të Akullit të Antarktidës Perëndimore, Akulljanajat Taites dhe Pine Ajland, janë veçanërisht të rrezikuara nga zhdukja. Në fund të epokës së fundit akullnajore, pjesë të Antarktidës Perëndimore po hollohen mesatarisht nga 0.5 -1 metër në vit.
Sot përmes matjeve me GPS, satelitore dhe nga ajri, shkencëtarët po shohin pjesë të Antarktidës Perëndimore të hollohen nga 1-6 metra në vit. Ne gjithashtu e dimë nga të dhënat gjeologjike, se kjo fletë akulli është e aftë të zhduket shpejt, dhe ndonjëherë është holluar me ritme më të larta se 10 metra në vit.
Modelet e fundit, tregojnë se niveli i detit mund të rritet me 1 metër në vitin 2100, dhe 15 metra në vitin 2500, nëse emetimet e gazrave serë do të vazhdojnë të rriten me ritmet aktuale, dhe nëse fleta e akullit do të shkrijë shpejt, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Megjithë potencialin për një katastrofë mjedisore në Antarktidë, kontinenti ofron gjithashtu shembullin se kombet mund të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje. Sistemi i Traktatit të Antarktikut, është shembulli kryesor në botë i bashkëpunimit paqësor dhe shkencor në rrafsh ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje historike, e nënshkruar në vitin 1961, e lë mënjanë Antarktidën për qëllime paqësore dhe shkencore, dhe nuk njeh pretendime territoriale në këtë kontinent. Kjo ka qenë marrëveshja e parë jo-bërthamore e nënshkruar ndonjëherë, që ndalon përdorimin e Antarktidës për testimin e armëve bërthamore, apo asgjësimin e mbeturinave radioaktive.
Eksploruesi i madh i Antarktikut, Sër Ernest Shakëllton tha dikur se ?optimizmi është guximi i vërtetë moral?, dhe autorët e Traktatit të Antarktikut ishin sigurisht optimistë të guximshëm. Ata u inkurajuan nga suksesi i Vitit Ndërkombëtar Gjeofizik 1957-1958 , një program mbarëbotëror i kërkimit shkencor, gjatë të cilit 12 vende ndërtuan mbi 50 baza në Antarktidë, përfshirë Stacionin Mekmardo, dhe Stacionin e Polit të Jugut Amundsen-Skot.
Sipas traktatit, shkencëtarët nga Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina mund të vizitojnë lirshëm stacionet amerikane në Antarktidë. Studiuesit nga India dhe Pakistani, ndajnë me dëshirë të dhënat e tyre rreth akullnajave të Antarktikut.
Falë Traktatit të Antarktikut, 10 për qind e sipërfaqes së tokës së Tokës, gëzon një mbrojtje të veçantë për kafshët e egra që banojnë aty. Peisazhet e Antarktidës janë ndryshe nga kudo tjetër në Tokë. Krahasimi më i mirë mund të jetë Hëna. Megjithatë, edhe në këto mjedise të egra, jeta gjen një mënyrë për të vazhduar, duke na treguar se edhe për sfidat më të mëdha ka zgjidhje./ Livescience- Përshtatur nga CNA.al
Nga Isabel Silva & Jack Parrock “Euronews”* Hungaria, Poloni...
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtë...
Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e...
Shumëkush nga ne e di se sa tragjike ishte historia e Titani...
Nga Jane Orient, “Newsmax”* Një duzine të vdekurish nga një ...
Nga Tom Edgington, “BBC”Britania e Madhe largohet zyrtarisht...
Kur më shumë se 100 këngëtarë të njohur nga diaspora kurde, ...
Sars, gripi i shpendëve, gripi i derrit, sindromi i lopës së...
Nga Alex Berezow, “Geopolitical Futures”* Në mesin e presion...
Nga Peter Harris,“National Interest”* Britania do të largohe...
Presidenti amerikan paraqiti në Uashington planin e paqes pë...
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, “The Hill”* Kandidatët pre...
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...