Psikologji/ Mërzia është thjesht mungesë vëmendjeje
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Isabel Silva & Jack Parrock ?Euronews?
* Hungaria, Polonia, Rumania, Kroacia dhe Greqia, janë pesë vendet e Bahkimit Evropian, që nuk arrijnë ta përcejnë pragun prej 50 për qind, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019. Raporti i publikuar nga organizata e njohur joqeveritare ndërkombëtare ?Transparency International?, analizoi situatën në 180 vende të botës.
Dhe kur bëhet fjalë për BE-në, një problem ende serioz mbetet keqpërdorimi i fondeve të akorduara prej tij. Indeksi i Perceptimit mbi korrupsionin, u bazua në përgjigjet e 12 institucioneve të pavarura, të specializuara tek qeverisja dhe klima e biznesit.
Dhe një raport i fundit nga ?Transparency International?, konfirmon se shumica e vendeve post-komuniste, aktualisht anëtare të Bashkimit Evropian, nuk po e adresojnë në një mënyrë efektive këtë problem.
?Ka shumë mashtrime me fondet në BE; përfshirë fondet e dhëna nga vetë Brukseli. Por adresimi në mënyrë efektive i kësëj dukurie, ka rezultuar shumë i vështirë. Dhe një nga arsyet kryesore, është se të gjitha vendet anëtare, kanë një qasje të ndryshme ndaj këj çështje nga njëra-tjetra.
Me pasjen tashmë të një Prokurori të vetëm Publik evropian, që ka për detyrë të adresojë dhe trajtojë këto problematika, unë mendoj se mund të jemi të sigurt, se do të jetë më i lehtë trajtimi i rasteve të dyshuara të korrupsionit?-tha për Euroneës Mishel Van Hulten, Drejtori i ?Transparency International? për Bashkimin Evropian.
Ndërkohë , edhe qendrat e pushtetit perëndimor, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër 4 vendet që humbën të paktën 3 pikë në indeksin e perceptimit të korrupsionit që nga viti i kaluar. Megjithatë ka edhe disa lajme të mira. Spanja u përmirësua me 4 pikë, dhe Greqia me 3 në këtë indeks. Megjithëse Athina renditet ende në gjysmën e poshtme të vlerësimit global. Organizata ?Transparency International?, e përqendroi raportin e këtij viti mbi rreziqet e subjekteve private që financojnë partitë politike.
Ajo e renditi Maltën, si një vend që duhet monitoruar më nga afër. Ky vend i vogël anëtar i BE-së, ka pësuar një rënie të madhe prej 6 pikësh në indeks që nga viti 2015, për të mos përmendur vrasjen e gazetares së njohur investigative, Dafne Karuana Galizia, që pavarësisht presionit të opinionit publik dhe Brukselit, mbetet e pazbardhur.
Një eurodeputet nga komiteti i kontrollit të buxhetit në Parlamentit Evropian, thotë se Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë sa më shpejt, për t?i dhënë fund situatës aktuale. ?Nëse ne kemi lobime që financojnë disa parti politike, njerëzit e zgjedhur më pas në postet e larta, do të mendojnë se u detyrohen diçka në këmbim atyre që i ndihmuan. Dhe ky është fillimi i korrupsionit. Për këtë arsye, nvojiten rregulla më të qarta për financimin e partive politike?- mendon Mishel Rivasi nga Partia e Gjelbër në Francë.
Aktualisht, Bruikseli po tenton të mbështesë dhe inkurajojë informatorët mbi skandalet ndryshme korruptive, dhe të ndihmojë luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet miratimit të një direktive, që u garanton atyre më tepër mbrojtje ligjore.
Por këto masa mund të kenë të vështirë që të jenë që në fillim efektive. ?Informatorët, luajnë një rol kryesor në luftën ndaj korrupsionit, dhe ata meritojnë një mbrojtje maksimale. Por sërish, ne e dimë se si duhet vepruar në rast të tilla.
Problemi është që rregullorja në fjalë të shndërrohet në veprime konkrete, dhe në praktikën e përditshme të shteteve tona anëtare. Ajo që po kërkojmë është pikërisht ky kalim nga teoria në praktikë?-shpjegon Xhianluka Espozito, sekretari ekzekutiv i ?Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit?, një strukturë pjesë e Këshillit të Evropës. Dhe mund të kalojnë dhe 2 vite të tjera, përpara se direktiva në fjalë të nisë të zbatohet në mënyrë efektive./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtë...
Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e...
Shumëkush nga ne e di se sa tragjike ishte historia e Titani...
Nga Jane Orient, “Newsmax”* Një duzine të vdekurish nga një ...
Nga Tom Edgington, “BBC”Britania e Madhe largohet zyrtarisht...
Kur më shumë se 100 këngëtarë të njohur nga diaspora kurde, ...
Sars, gripi i shpendëve, gripi i derrit, sindromi i lopës së...
Nga Alex Berezow, “Geopolitical Futures”* Në mesin e presion...
Nga Peter Harris,“National Interest”* Britania do të largohe...
Presidenti amerikan paraqiti në Uashington planin e paqes pë...
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, “The Hill”* Kandidatët pre...
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...