LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megan u largua nga familja mbretërore, për shkak të racizmit në Britani

1 Shkurt 2020, 07:39, Blog CNA

Nga Monica Sarkar ?CNN?

* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan nisën javën e shkuar një jetë të re në Kanada, pasi u tërhoqën nga familja mbretërore dhe u larguan nga Mbretëria e Bashkuar. Largimi i çiftit ka nxitur një debat të nxehtë, për një problem për të cilin shumë njerëz thonë se vendi po përpiqet ta fshehë: racizmin. Njerëzit me prejardhje nga pakicat etnike, përbëjnë rreth 19.5 për qind të popullsisë në Angli dhe Uells. Por disa njerëz që identifikohen me këtë komunitet, thonë se kur tregojnë përvojat e tyre të racizmit, ato censurohen, kryesisht nga të bardhët. ?Të bardhët në këtë debat e fokusojnë vëmendjen tek vetja e tyre?- tha për CNN shkrimtari Afua Hirsh. ?Do të kishte më shumë kuptim nëse dikush do të thoshte: Unë nuk kam një përvojë të jetuar të racizmit. Do të doja ta kuptoja perspektivën tuaj?.

Që në nëntorin e vitit 2016, Kensington Palace lëshoi disa deklarata në lidhje me ?abuzimin dhe ngacmimin? që mediat britanike i kishin bërë Megan Markëll, duke përmendur si ?nëntekstet racore?, por dhe ?seksizmin dhe racizmin e hapur? që ajo përjetoi në Britani. Ndaj kur Duka dhe Dukesha e Sussex bënë më dije vendimin e tyre tronditës, për të zvogëluar detyrat e tyre mbretërore 3 vjet më vonë, askush nuk u habit.

Por shumë nga ata që kanë guxuar të thonë se racizmi është një nga faktorët në lëvizjen e fundit të çiftit mbretëror, janë sulmuar publikisht për këtë gjë. Në një debat në BBC, profesoresha Rejçëll Bojl, që identifikohet si zezake, tha se shtypi në Britanik ?e ka bërë copë? Megin për shkak të racizmit. Por pretendimet e saj u vlerësuan si ?të mërzitshme? nga panelisti tjetër, aktori i bardhë Lornc Foks. Ai e cilësoi më pas Bojl si ?raciste?, pasi ajo e përshkroi atë si një ?mashkull të privilegjuar të bardhë?. Publiku duartrokiti Foks, dhe debati mes tyre u bë viral në Twitter.

Hirsh, që u sulmua ashpër në internet pasi shkruajti një opinion mbi këtë çështje epër ?The  New York Times, thotë: ?Shumë shpesh më kërkohet të shkoj në emsione ku jam personi i vetëm me ngjyrë?- tha Hirsh për CNN, duke përshkruar përvojën si ?argëtuese? për shikuesit. ?Ata presin që unë t?u them atyre që racizmi ekziston. Kjo gjë është në vetvete një shfaqje e privilegjit të të bardhëve?- shtoi ai.

Në dhjetor, reperi i famshëm britanik Stormzy, u bë objekt i kritikave të forta pasi një gazetë italiane e pyeti nëse Britania e Madhe është ende sot raciste, ai u përgjigj: ?Patjetër, 100 për qind?. Muzikanti shtoi se racizmi në vend ishte përkeqësuar nën udhëheqjen e kryeministrit Boris Xhonson, që më herët është kritikuar për bërjen e komenteve raciste.

Komentet e Stormzy u interpretuan keq nga një numër mediash. Ngacmimi dhe viktimizimi, janë një dukuri e përditshme për shumë zezakë, aziatikë etj, dhe jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm në rrugë. Në vitin 1999, një hetim mbi vrasjen e adoleshentit zezak Stefën Lorenc, zbuloi se në policinë britanike ekzistonte një ?racizëm institucional?.

Dy dekada në vazhdim, zezakët në Angli dhe Uells, kanë 40 herë më shumë gjasa sesa të bardhët të ndalohen dhe të kontrollohen nga policia, në bazë të ?Nenit 60?, që i lejon policët të kontrollojnë një person, edhe pa pasur dyshime të arsyeshme. Mbretëria e Bashkuar, vlerësohet shpesh si një ?tenxhere e shkrirjes? së kulturave. Por, studime të shumta kanë treguar se multikulturalizmi është sot i kërcënuar. Omar Khan, drejtori i orgnizatës për barazinë e racës ?Runnymede Trust?, tregon për një raport që zbuloi se 71 për qind e njerëzve nga pakicat etnike që u anketuan në fillim të vitit 2019, raportuan se kishin përjetuar diskriminim racor, krahasuar me 58 për qind para votimit pro Brexit në vitin 2016.

Sipas kompanisë së sondazheve ?Opinuim?, edhe racizmi në internet është shtuar ndjeshëm, krahasuar me kohën para referendimit mbi Brexit.

Edhe OKB, ka deklaruar se duhet bërë më shumë në luftën kundër racizmit në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë krimet e urrejtjes të epokës Brexit. ?Kam marrë raportime për më shumë racizëm vitin e kaluar, sesa 25 vitet e mëhershme, që të gjitha në internet, dhe kryesisht në Twitter?- shprehet Sander Katuala, drejtori i think-tankut ?British Future?. ?Ne duhet të mbrojmë fjalën e lirë, por jo abuzimin racist?- thekson ai./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga