LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Psikologji/ Mërzia është thjesht mungesë vëmendjeje

1 Shkurt 2020, 07:51, Blog CNA
Psikologji/ Mërzia është thjesht mungesë vëmendjeje

Nga Oliver Burkeman, ?The Guardian?

* Një ndër misteret më pak të ekspolruara të psikologjisë njerëzore, ka të bëjë me numrin e aktiviteteve të përditshme që nuk na duken të mërzitshme. Nëse na pëlqen një restorant apo një shëtitje në fshat, apo nëse kemi prirjen të dëgjojmë këngë të caktuara edhe 20 herë me radhë, mund të japim përshtypjen e shkeljes së parimit të përshtatjes hedonistike, sipas të cilit kur një kënaqësi bëhet shumë familjare për ne, nuk na fal më gëzim.

Tek e fundit, procesi i evolucionit, na ka formësuar në një mënyrë të tillë që të magjepsemi nga e reja- në savanën parahistorike, gjërat e reja ishin më të rrezikshme, por ato ofronin gjithashtu më shumë mundësi sesa të vjetrat – dhe ekonomia moderne shfrytëzon vazhdimisht këtë parim. Njerëzit të cilët preferojnë të përsërisin të njëjtat përvoja, rrezikojnë gjithnjë që t?i përçmojnë këto të fundit. Ndoshta kjo gjë është mëse e kuptueshme, nëse duke pasur parasysh lajmet më të fundit, lexoj (në fakt rilexoj) Sherlok Holmsin në vend të aktualitetit, apo romanet e viteve të fundit, por me siguri që nuk do ta miratonit qasjen time. Tek e fundit, ngjan si një arratisje nga realiteti. Prandaj, jam i lumtur që hasa në një studim të ri të Ed O?Brajanit nga Universiteti i Çikagos në SHBA, që mund të nxisë një refklektim të ri mbi këtë çështje. O?Brajan i ekspozoi subjektet e eksperimentit të tij ndaj përvojave të reja (filma, muzeume, videolojëra), dhe më pas u kërkoi disa prej tyre që të parashikonin se sa do të dëshironte t?i shihnin ato sërish në televizor, dhe të tjerët se sa do të donin t?i shihnin direkt.

Me pak fjalë: njerëzve u pëlqen të përsërisin të njëjtat përvoja, më shumë se sa imagjinojnë ata zakonisht. Dhe jo pse e përdorin këtë përsëritje për të hyrë në një lloj ekstaze komode, por sepse zbulojnë detaje të reja që u kishin shpëtuar herën e parë.

Sikurse shprehet vetë O?Brajan: ?Të shohësh diçka, mund të provokojë tek ne përshtypjen e gabuar se e ?kemi parë?, ndërsa në realitet ka nuanca që ne kemi humbur, dhe që ende mund t?i shijojmë?. Nuk është dhe aq çështja e të dashurit të asaj që është e njohur për ne, sesa të zbuluarit pse tek e fundit nuk ishte aq e njohur për ne.

Kjo gje duhet të na habisë, nëse mendojmë pak për mospërputhjen që ekziston midis informacionit që bombardon trurin tonë në çdo kohë, dhe sasinë minimale të informacionit që mendja jonë e ndërgjegjshme është në gjendje të përpunojë (sipas një vlerësimi, rreth 0.0003 për qind të totalit). Kjo do të thotë, që thuajse çdo gjë tjetër është e përjashtuar. Nëse kësaj i shtojmë prirjen tonë natyrale për të shpërqendruar veten, dhe gjasat që ne të jemi më të prirur më shumë se kurrë të shpërqëndrohemi në këto kohë, është e qartë se asnjë përvojë nuk do të jetë kurrë e njëjtë 2 herë. Ne nuk e kemi problem të pranojmë se veprat e Shekspirit apo Xhejn Ostinit, kërkojnë të lexohen më shumë sesa 1 herë. Por duke pasur parasysh aftësitë tona të kufizuara, kjo vlen gjithashtu në një farë mase, edhe për një film aksion apo edhe për një shfaqje të formatit ?reality shoë?. Nëse mendojmë mbi jetën e përditshme në këto terma, atëherë nisim të kuptojmë se çfarë do të thotë shkrimtari Sem Harris kur thotë se ?mërzitja është vetëm një mungesë vëmendjeje?. Ka gjithmonë diçka më shumë për të zbuluar tek çdo përvojë, dhe mërzitja ndodh vetëm kur nga padurimi apo shpërqendrimi, ne pushojmë së kërkuari atë.

Ose siç është shprehur dikur G.K.Çesterton: ?Nuk ekzistojnë temat jointeresante, por ka vetëm njerëz që nuk janë të interesuar për to?. Harris ia atribuon këtë zbulim meditimit, çka në thelb ka kuptim: cilido që mediton për një periudhë të caktuar kohe, zbulon magjepsjen e madhe që diçka dukshëm e parëndësishme dhe e përsëritshme si frymëmarrja, mund të ketë tek ne. Dhe nëse frymëmarrja mund të jetë interesante sa herë që e bëjmë, nuk është e qartë se përse shkaurja më këmbë tek dyqani aty tek cepi, apo një shëtitje nëpër kodra, nuk duhet të na duket si udhëtimi i një jete./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga