LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshmia e Kryemadhit që e fundos në SPAK

16 Dhjetor 2019, 11:41, Politikë CNA
Dëshmia e Kryemadhit që e fundos në SPAK

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një dalje televizive disa ditë më parë, u shfaq tepër nervoze, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet e forta me gazetarët.

Në emisionin ?Open? në Top Channel, disa ditë më parë, Kryemadhi pati një përplasje mjaft të fortë me moderatorin Alban Dudushi.

Debati i fortë nisi kur Alban Dudushi i tha Kryemadhit se sa herë që i del dikush kundër e quani vegël e dikujt, i shitur i blerë etj.

?Është e ulët që sa herë ju del dikush përballë, filloni dhe thoni se ky është vegël qorre, ky është ushtar, ti je i shitur ti je i blerë.

Por, në nxehje e sipër pa dashje pranove se je e korruptuar. Jam e korruptuar the?- vijoi Dudushi.

Por, siç duket gjuha shkon ku dhëmb dhembi, dhe Kryemadhi e pranoi publikisht se është e korruptuar.

?Po, jam e korruptuar sepse i kam dhënë votën Edi Ramës. Jam e korruptuar se nuk e ngrita zërin?-tha Kryemadhi.

Kryemadhi bën shumë mirë që del e kritikon Ramën, por kryetarja e LSI-së duhet të na sqarojë deklaratën e saj.

Kryemadhi duhet të sqarojë publikisht se për çfarë është korruptuar, ka marrë para? Ka vjedhur? Çfarë ka bërë Monika Kryemadhi?

Po ashtu, Kryemadhi duhet të na sqarojë një herë e mirë marrëveshjen e Ilir Metës me Edi Ramën?

Kryemadhi duhet të na sqarojë një herë e mirë nëse LSI do të mbajë përgjegjësitë e kostos së qeverisjes për katër vite me Edi Ramën.

Kryemadhi duhet të sqarojë pasurinë e saj, shkollimin e fëmijëve në shkollat më të mira të Britanisë së madhe.

Kryemadhi duhet të na sqarojë vilën në Gjirin e Lalzit, e cila është ndërtuar së paku dy herë.

E nëse Kryemadhi nuk del të sqarojë publikisht këto që ne përmendem më lart por edhe shumë e shumë të tjera, SPAK, duhet të veprojë. Dosja Meta-Kryemadhi, duhet të jetë një ndër dosjet e para që SPAK duhet të hetojë.

Dosja Meta-Kryemadhi është një sprovë për Reformën në Drejtësi, për të treguar nëse është në lartësinë e shumëpritur nga shqiptarët.

SPAK ka në dorë dosjen e artë. Dosja Meta-Kryemadhi, e cila në finale mund të jetë dosje e suksesit të Reformës në Drejtësi, aq të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe aq shumë të penguar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi./ CNA.al

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona

Lajmet e fundit nga